Deliri është një ndryshim i papritur në funksionin mendor të një personi, i cili përfshin mënyrat e tyre të të menduarit dhe sjelljen ose nivelin e vetëdijes së tyre. Ky ndryshim shpesh ndikon në kujtesën dhe përqendrimin e tyre. Pra, ne këtë kontekst, personi mund të prishë aftësinë e tij për tu përqendruar, menduar e mbajtur mend; sikurse mund të përcjellë dhe luhatje të nivelit të vetëdijes së tij.
A.Konceptualiteti për termin”Delir”
Në psikologji Delir (Delirium) quhet një gjendje e errësimit të vetëdijes. Njeriu shkëputet nga realiteti, ka ndryshime të shpejta të gjendjes së humorit dhe sjellja e tij shoqërohet me fenomene psikotike. Paranoja e të qenit të një njeriu “delir kronik”, është një shqetësim psikik i karakterizuar nga një delir i kthjellët. Deliri edhe pse ka një perceptim të shtrembëruar ne lidhje me realitetit, ai si njeri paranojak ka një logjikë mendimi mjaft koherente. Për më tepër, deliret paranojake kronike nuk prekin njohuritë intelektuale, por kanë të bëjnë me situata të besueshme, ku përmbajtje e tyre nuk ka tendenca të çuditshme. Për këto arsye kjo mund të kalojë pa u vënë re në fazat e saj të para.
B.Shkaqet që çojnë një person në delir, mund të përfshijnë:
- midis te tjerash shkak per te qene nje person delir eshte stresi
- infeksionet, si: pneumonia dhe trakti urinar
- çekuilibrat në nivelet e acetilkolinës ose dopaminës
- tumoret e trurit
- trauma e kokës
- dështimi i veshkave ose mëlçisë
- keqpërdorimi i alkoolit, ilaçeve si- pilula e gjumit dhe qetësuesve te ndryshëm
- ekspozimi ndaj substancave toksike
- privimi ekstrem i gjumit
C.Llojet dhe simptomat e të qenit një person në delir
Njerëzit me një nga tre llojet e delirit, kanë simptoma të ndryshme, të cilat janë:
deliri hipoaktiv: njerëzit mund të ndjehen të lodhur ose të dëshpëruar ose të lëvizin më ngadalë se normalisht
deliri hiperaktiv: njerëzit mund të ndjehen të shqetësuar, të trazuar ose agresiv
deliri i përzier: njerëzit alternojnë midis gjendjeve hipoaktive dhe atyre hiperaktive
Të gjitha llojet e të qenit e një njeriu delir, mund të përfshijnë simptomat e mëposhtme:
- konfuzion ose çorientim
- humbja e kujtesës
- fjalim i paqartë ose vështirësi në të folur në mënyrë koherente
- vështirësi në përqendrim
- halucinacione
- ndryshimet në modelet e gjumit
- ndryshimet në humor apo personalitet
- Humbje për një kohë të gjatë ose përgjithmonë e sensit të realitetit.
- Shfaqje e cinizmit dhe ambiciozitetit të sëmurë, në mënyrë të hapur.
- Manifeston xhelozi në mënyrë histerike.
- Hakmarrës shumë i etshëm dhe i pangopshëm.
- Mundohet të keqtrajtojë konkurrentët dhe në çdo rast t`i diskriminojë ata me vend e pa vend.
- Fiksimet psikologjike e çojnë drejt veprimeve hakmarrëse, kënaqet kur godet të sjellshmit dhe tregohet tolerant dhe servil ndaj atyre që se përfillin dhe e ofendojnë.
Faktorë të tjerë që mund të rrisin rrezikun e delirit të një personi përfshijnë:
- duke përjetuar dhimbje të forta
- duke pasur një histori të kushteve që dëmtojnë trurin, të tilla si goditje në tru dhe humbje te kujtesës
- duke pasur anemi
- të qenit mashkull
- duke pasur një paaftësi funksionale
- duke pasur shikim dhe dëgjim të dobët
- duke pasur dëmtime të lehta njohëse
- përdorimi i tepërt i alkoolit
C-“Deliri Kronik” zhvillohet dhe kalon nëpër katër faza të ndryshme si:
- Gjendja e shqetësimit
- Ideja e persekutimit
- Ideja e madhështisë
- Kalimi në çmenduri
D- Pasojat
Të katër këto fazat e çojnë njeriun drejt delirit të sistematizuar në gjendje të përhershëm,
ku së fundmi kalon në “Marrëzinë e Madhështisë”
D- Kurimi më i mirë dhe më i efektshëm
- Sipas psikologëve, njerëzit qe mund të vazhdojnë të përjetojnë simptoma të delirit për disa ditë deri në muaj duhet domosdoshmërisht te fillojë trajtimi i vijën se pare, pra puna duhet te përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e shkakut themelor.
- Shkëputja nga ambienti me njerëz
- Të qëndruarit larg ndaj atyre që i bëjnë sfidë.
- Mos kujtimi i eproreve që dikur i ka pasur vartës.
- Shëtitje të shkurtra në ambiente qetësuese (parqe, lulishte, parqe zoologjike e të tej.
- Shplodhje për një kohë relativisht të gjatë.
Përfundime
Te qenit e një personi delir duhet t`i referohet një ndryshimi të papritur në statusin mendor, i cili mund të rezultojë në konfuzion, çështje të kujtesës ose ndryshime në gjendjen emocionale ose gjendjen e vetëdijes së një personi. Pra, ne pasjen e luhatjeve ne vijën e sjelljes do te thotë qe ndaj këtij personi duhet te ndërhyhet. Njerëzit duhet të kontaktojnë, psikologe, mjeke nëse ata ose një i dashur përjeton ndonjë nga simptomat e delirit.
Infeksionet, çekuilibrat kimikë dhe disa ilaçe mund të shkaktojnë delir, ndaj pa vonese duhet kërkuar ndihma dhe ndërhyrja e psikologut e deri mjekut. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i shpejtë mund të ulin rrezikun e komplikimeve në të ardhmen.