HomeArtikujPsikologjia pozitiveDembel dhe i Paduruar
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Dembel dhe i Paduruar

Dy janë cilësitë më të këqija që mund të ketë një person: Të jetë i paduruar dhe të jetë dembel.

“Unë e dua atë gjë, por nuk dua të bëj gjë për ta arritur”. Ju duket e dëgjuar kjo gjë? Një nga pengesat më të mëdha në arritjen e ëndrrave tuaja është përtacia. Ju mendoni të ndryshoni, por ndërkohë rrini përpara televizionit duke parë të njëjtat programe që i keni parë edhe më përpara.
Si mund ta ndryshoni këtë sjellje? Duhet të lëvizësh, pavarësisht gjithçkaje. Pasi të lexosh këtë shkrim, bëj diçka që doje ta bëje prej kohësh, por nuk e ke bërë. Bëj lëvizjen e parë, gjithçka tjetër do të rrjedhë normalisht. Fillo me diçka të thjeshtë, me pastrimin e dhomës apo me diçka të ngjashme. Mos u mendo, por vepro!

Mungesa e durimit është një tjetër pengesë në jetën tuaj. Nëse je mashkull, me siguri ke pasur dhe ke dëshirë të bësh muskuj. E ke nisur palestrën dhe pas pak kohës je mërzitur, je lodhur dhe e ke lënë. Kjo ka ndodhur sepse nuk ke parë rezultate të menjëhershme. Kjo shpjegon mungesën e durimit. Mos e lër padurimin të të dëmtojë progresin tënd. Mos u dorëzo, përpara se të ndodhë mrekullia që pret.

Nëse diçka duket e pamundur, do ta harroje atë gjë, apo do të nisje të mendoje për diçka më të thjeshtë për t’u arritur? “Është e lehtë ta konsiderojmë diçka si të pamundur” ka thënë Walt Disney. Në fakt kjo përbën një sfidë dhe ka të bëjë me pretendimin se çdo gjë është e thjeshtë dhe jo e pamundur dhe në këtë mënyrë, ne mund të gjejmë mënyra për ta arritur atë gjë.

Askush nuk pret që ti të korrësh sukses, ndaj shko drejt suksesit. Tregoji të gjithëve se nuk je i gatshëm të pranosh dështimin që ata presin prej teje. Si mund ta dish ti se diçka nuk mund të arrihet, nëse nuk përpiqesh ta arrish? Është në duart e tua ta bësh të pamundurën të mundur.

Fati nuk është ka lidhje me mundësitë, por me zgjedhjet; nuk duhet pritur të vijë, por duhet kërkuar dhe duhet arritur. Çfarëdo gjëje që ne bëjmë në çdo minutë të çdo dite, përcakton fatin tonë. Mo sprit që fati të vijë drejt teje. Zgjidhe atë, përpara se sa ai të të zgjedhë ty.

Duhet të besosh se çdo gjë mund të arrihet. Duhet ta ëndërrosh atë që do, duhet ta shohësh me imagjinatën tënde. Ti e di se mund ta arrish atë gjë. Kushdo është i aftë të arrijë çdo gjë që e dëshirojnë vërtet. E do vërtet diçka? Shko dhe arrije.

Jeta është një lojë. Luaj vetëm me synimin për të fituar. Përpiqu dhe mundohu të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde. Kërko përherë për përmirësime, shiko çfarë bëjnë të tjerët dhe vetë bëj gjëra akoma më të mëdha me veten tënde. Bëhu më i miri duke pretenduar se je më i miri. Ji më i miri!

Jeta ka të bëjë me shndërrimin në versionin më të mirë të vetes, krahasuar me atë që jemi. Kjo do të thotë se jetën nuk duhet ta jetosh, ashtu siç e jetojnë edhe të tjerët. Mos kopjo atë që po bëjnë të tjerët, sepse kjo gjë nuk do të të bëjë ty më të mirë se ata. Kërko për gjëra të reja që të tjerët mund të mos i kenë provuar t’i bëjnë. Kjo do të përbëjë edhe ndryshimin midis teje dhe pjesës tjetër.

Gjithçka që ju duhet është një punë e madhe, përkushtim i vërtetë dhe një ëndërr. Gjëja e fundit që dua të them, është se nëse diçka nuk të fal argëtim dhe kënaqësi, nuk po e bën siç duhet. Mendo për një jetë që do të të pëlqente dhe zgjidhe atë jetë si fatin tënd. Jetoje jetën në maksimum!

Tani lëviz vendit dhe bëj atë që duhet të bësh, për të qenë ai që do të jesh.

 

 

Të fundit