Fobia sociale është konsideruar si diçka normale. Tipari themelor i fobisë sociale është frika nga ato veprime sociale që shkaktojnë turp, dhe si pasojë shkaktojnë ankth. Personat që vuajnë nga fobia sociale shqetësohen se mos turpërohen dhe kanë frikë se mos paragjykohen si të dobët. Ato përjetojnë ankth kur flasin në publik apo dhe kur bisedojnë me të tjerët, kanë frikë se të tjerët do u dallojnë atyre dridhjet e duarve, emocionet, apo dhe ndryshimin e zërit. Ndihen keq kur mendojnë që të tjerët mund të mendojnë se ato janë te ngathët dhe të paaftë për të folur dhe për t’u shprehur. Personat që vuajnë fobinë sociale shmangen vazhdimisht nga situatat që u shkaktojnë atyre ankth, por kjo ndikon në jetën e tyre, si në atë profesionale , në atë akademike. Gjithashtu dëmton dhe marrëdhënje të ndryshme në çft apo sociale. Fobia e tyre sociale i bën ato shumë të ndjeshëm, i bën ato të mendojnë që nuk janë të pranuar, kanë vetëvlerësim të ulët, ndjenja inferioriteti dhe frikë nga kritika apo vlerësimi negativ.
Cilat janë shkaqet e çrregullimit të ankthit social?
Shkaqet e mundshme janë:
• Gjenetika
• Ngjarje traumatike
• Mungesa e aftësive sociale
• Historia familjare
•Kanë vetëvlerësim të ulët dhe kanë frikë se duken keq kur flasin.
Cilat janë simptomat fizike tw çrregullimit të ankthit social?
• Djersitje
• Diarre
• Rrahje të shpejtë të zemrës
• Vështirësi nw frymëmarrje
• Dhimbje koke
• Dridhje dhe duar të ftohta
Tek fëmijët ankthi mund të shprehet me të qara, dridhje, zemërim në situatat sociale me të panjohurit. Tek personat nën moshën 18 vjecare kohëzgjatja e simptomave duhet të jetë 6 muaj.
Nëse frikërat hasen në pjesën më të madhe të situatave sociale atëherë duhet të kemi parasysh edhe diagnozën e mundshme të çrregullimit të personalitetit shmangës.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi social, nuk kërkojnë ndihmë, gjë që e rëndon më shumë problemin e tyre. Ankthi social është pjesë e secilit prej nesh por e rëndësishme është të kuptoni së pari dallimin ndërmjet ankthit social normal dhe atij problematik. Nëse ankthi është problematik dhe po ju dëmton në funksionimin normal professional, akademik apo social duhet kërkuar ndihmë profesionale tek psikologu klinik apo psikiatri. Gjithashtu theksoj ndihmën dhe mbështetjen e domosdoshme nga familja apo shoqëria.