Trupi ka gjuhën e vet dhe shpesh thotë më shumë sesa fjalët. Studimet kanë treguar se të dish të komunikosh me gjuhën e trupit pasqyron një inteligjencë të caktuar emocionale. Ne do të ju tregojmë për gjestet thelbësore të njerëzve të suksesshëm.
Ulu mirë
Rrëshqitja në karrigen tuaj, vendosja e bërrylave në tavolinë ose fshehja e fytyrës janë shenja mosrespektimi. Ato tregojnë se nuk ju intereson se çfarë po ndodh. Nëse uleni me shpinë drejt, shpatullat mbrapa dhe shikoni lart, do të jepni një imazh të fuqisë. Mos harroni se sa më shumë hapësirë të zërë trupi juaj, aq më i suksesshëm dukeni. Mos ia hiq pikët vetes dhe mos u duk më i vogël se sa jeni.
Bëj veprimet e duhura
Nëse i ekzagjeroni veprimet tuaja, ne do të mendojmë se po e fshehni të vërtetën ose diçka. Përkundrazi, nëse keni krahët hapur dhe gjoksin e fryrë, ju tregoni se nuk keni asgjë për të fshehur.
Hapi krahët
Kur palosni krahët, ju dërgoni sinjalin në arsyetimin e tjetrit se jeni të mbyllur, se nuk po dëgjoni ose që nuk jeni fleksibël. Edhe nëse buzëqeshni, krahët e kryqëzuar nuk janë një shenjë e mirë.
Mos i prek flokët
Nëse jeni nga ata njerëz që marrin një tufë flokësh dhe i përdredhin mes gishtërinjve ndërsa flasin, ndaloni! Është shenjë e një mungese të madhe besimi dhe vëmendjeje. Lërini flokët në vend dhe komunikoni natyrshëm.
Buzëqesh
Nëse buzëqeshja gjatë gjithë kohës nuk duket sikur keni një karakter të vendosur, buzëqeshja në kohën e duhur tregon se keni një farë kontrolli mbi situatat përreth jush dhe se dini të qëndroni të qetë në rast të një problemi.
Shiko në sy
Kjo pikë është thelbësore. Nëse e shikoni dikë shumë në sy, do ta frikësoni dhe njerëzit do të mendojnë se jeni duke u përpjekur të vëzhgoni çdo lëvizje të tij për shkak të mungesës së vetëbesimit tuaj. Në të kundërt, nëse vazhdimisht shmangni shikimin, është sikur po shmangni diçka. Gjeni një ekuilibër të ndërmjetëm, shikoni në sytë e njëri-tjetrit dhe ndaloni për të përcjellë mesazhin e duhur.
Bëj një shtrëngim dore bindëse
Asnjëherë mos bëni një shtrëngim duarsh të plogësht. Sigurisht, as nuk duhet të thyeni eshtrat e personit që përshëndetni. Por kur i jepni dorën dikujt fort, ju menjëherë përçoni një ndjenjë sigurie dhe besimi përcillni një nivel të lartë energjie dhe gjallërie.