HomeFokusIntrovertët e Sukseshëm
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Introvertët e Sukseshëm

Introvertët janë persona unikë, që kërkojnë të jenë paksa të veçuar nga shoqëria. Nivelet e tyre të ndërveprimit ndryshojnë në mënyrë drastike nga ato të një ekstroverti, por kjo nuk i bën ata më pak të aftë për të qenë udhëheqës të mëdhenj. “Disa nga udhëheqësit dhe menaxherët më ndikues dhe të besuar në botë janë introvertë“, thotë Demetra Anagnostopoulos, nënkryetare ekzekutive e partneriteteve strategjike në SurePeople. “Pse? Sepse preferojnë t’i mendojnë gjërat, të formulojnë dhe përpunojnë idetë e tyre, si dhe të paraqesin informata të plota në mënyrë të detajuar“. Ndërsa shumë besojnë se ekstrovertët janë më të përshtatshmit për udhëheqje, kjo nuk është aspak e vërtetë. Udhëheqësit vijnë lloje dhe forma të ndryshme. Individët introvertë mund të përdorin tiparet e tyre të personalitetit për të bërë punën e tyre më mirë. Më poshtë janë tre këshilla për introvertët që duan të bëhen liderë më të mirë.

Luaj me pikat e tua të forta.

Ju nuk duhet të maskoni ose të ndryshoni atë se kush jeni në asnjë fazë të karrierës tuaj. Në vend që të përpiqesh të imitosh sjelljen e një ekstroverti, duhet të vlerësosh përparësitë e tua si një introvert për të përparuar në kompaninë tënde. “Në vend që të kërkosh falje për mënyrën si je, duhet të përqafosh mënyrën tënde të udhëheqjes,” thotë Demetra.
Introvertët janë super të vetëdijshëm për realitetet e situatave në të cilat ata janë dhe janë në gjendje të veprojnë në mënyrë të fokusuar dhe të qëllimshme për të arritur rezultate”, thotë J. Kelly Hoey, autor i “Build Your Dream Network” (TarcherPerigee, 2017). “Ata janë vëzhgues të mëdhenj të ndërveprimeve njerëzore. Ata dëgjojnë, kuptojnë situatën ose sfidën para tyre, pastaj mendojnë në mënyrë kritike , përpara se të veprojnë.”

Jini transparent.

Ashtu siç ju dëshironi që ekipi juaj t’i shprehë shqetësimet e tyre, ju duhet të jeni të hapur për mënyrën se si preferoni të punoni dhe çfarë do të thotë kjo për të gjithë. Përpunoni një metodë që plotëson nevojat e të gjithëve në mënyrë të barabartë. Shprehni haptas stilin tuaj të punës me ata që udhëhiqni, dhe jini të qartë rreth asaj se çfarë duket si ‘e mirë’ për ju dhe ata. Kjo do t’ju ndihmojë të rrisni bashkëpunimin dhe zvogëloni konfliktin, veçanërisht nëse keni raporte të drejtpërdrejta me anëtarët e ekipit. Nëse keni ndonjë problem apo shqetësim, dhe keni nevojë për kohë për t’i menduar ato para se të adresoni, duhet ta bëni këtë të qartë tek ekipi juaj për të parandaluar keqkuptimet.

Mos kini frikë, përballuni me botën!

Përdorni aftësitë tuaja të fuqishme të vëzhgimit për të fituar njohuri kritike se kur, pse, dhe si mund të angazhoheni në mënyrë aktive për të lëvizur përpara në karrierën tuaj. Hoey vuri në dukje se një nga gabimet më të mëdha që lideri introvert mund të bëjë, është duke ndjekur verbërisht këshillën e personit që “di” – ndoshta një shef, menaxher apo mentor, pa një mendim të dytë. Për shkak të kësaj, introvertët shpesh mendojnë se po komunikojnë më shumë sesa duhet. Nuk është e pazakontë që liderët introvertë të ndiejnë se e kanë tejkaluar komunikimin, duke bërë kështu që ndërveprimet e tyre të drejtpërdrejta të zvogëlohen, thotë Hoey. Është thelbësore që introvertët të lidhen dhe të komunikojnë me të tjerët, përfshirë ekstrovertët. Në këtë mënyrë, ju mund t’i shfrytëzoni këto marrëdhënie për të gjetur ekuilibrin tuaj dhe për të krijuar një komunikim më të mirë.

Previous article
Next article

Të fundit