HomeFokus Kafeina 
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Kafeina 

Ky mit ka pak vërtetësi brenda, por kjo varet nga ç’kuptojmë me “varësi”. Kafeina është stimulant i sistemit qendror të trurit dhe përdorimi i rregullt i saj krijon një varësi të lehtë fizike.

Por, kafeina nuk kërcënon shëndetin fizik, social apo ekonomik siç bëjnë drogat me varësi të lartë. (Edhe pse dikush mund të kishte një kundërshtim të vogël, kur mendon se sa para ka harxhuar për kafe në fund të muajit!)

Nëse nuk e merr kafeinën përditë dhe me sasi të bollshme, kur më parë ke konsumuar 2 ose 3 filxhanë në ditë, mund të sjellë pasoja.

Simptomat e mungesës së kafeinës janë:
-Dhimbje koke;

-Dobësi;

-Ankth;

-Acarim nervor;

-Humor jo të mirë;

-Vështirësi për t’u përqendruar.

Pa dyshim që heqja dorë nga kafeina mund të sjellë 2-3 ditë të këqija, por ajo nuk shkakton dëmtime të rënda pas lënies apo veprime të çrregullta siç bëjnë drogat e rrugës dhe alkooli

 

Të fundit