spot_img

Artikuj të ngjashëm

Karakteri

Karakteri është ai që e bën një individ unik, siç shkruante Schopenhauer, dhe është diçka që askush nuk mund ta heqë prej nesh ose ta ndryshojë, pasi do të shtrembëronte shpirtin tonë, “Unin”, personin që jemi. Karakteri është fati ynë. Eshtë shkruar në momentin që kemi lindur dhe, në varësi të rasteve dhe mundësive, ne mund të korrigjojmë mënyrat dhe qëndrimet tona, por nuk mund të ndryshojmë karakterin tonë.

 

Mos u beso mediave

Ka shumë mesazhe të nënvetëdijshme që na vijnë nga media dhe që na inkurajojnë të ndryshojmë dhe t’i vendosim vetes qëllime. Ne i dëgjojmë dhe fillojmë t’i bëjmë vetes pyetje, nëse me të vërtetë ka diçka të gabuar dhe diçka për të korrigjuar, ndoshta me ndihmën e një eksperti. Por, atëherë kuptojmë se shërben vetëm në një kohë të shkurtër dhe se pas një periudhe kohe kthehemi të jemi njësoj si përherë.

 

Mos e dhuro karakterin tënd

Gabimi më i madh që mund të bëjmë është të zbusim karakterin tonë, ta ndryshojmë atë ose ta korrigjojmë. Të bësh ndryshime në karakterin tënd do të thotë të shtrembërosh, të mbytësh dritën e brendshme që është vetëm e jotja. Përpjekja për të zbutur karakterin tuaj vetëm do t’i përkeqësonte gjërat, duke ju bërë që të keni shqetësime ankthi dhe depresione. Karakteri duhet të jetë miku juaj më i afërt. Nuk ka të mirë apo të keq kur klasifikoni një karakter, këto janë vetëm gjykime që burojnë nga kontekste të caktuara.

 

Mos ndrysho karakter

Nuk është karakteri ynë që duhet të ndryshohet: e vetmja gjë që mund të ndryshojmë, nëse ka për të ndryshuar, është sjellja që kemi. Ne duhet të mësojmë ta shprehim karakterin tonë sipas situatës, duke e ditur kur është më mirë të zbehim disa aspekte dhe të tregojmë disa të tjera.

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është të jemi rehat me veten dhe me të tjerët, duke e shprehur karakterin tonë përmes sjelljeve funksionale

 

Të fundit