Të shndërruarit në një milioner nuk është një ëndërr jorealiste. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e milionerëve në botë ia kanë dalë vetë.
Mësimet që mund të marrim prej tyre nuk mund të na garantojnë një status milioneri, por ja vlejnë absolutisht t’i dëgjojmë.
Kemi mbledhur bashkë disa nga thëniet më të zgjuara në lidhje me fitimin, kursimin dhe investimin e parave për t’ju ndihmuar që t’iu afroheni sa më shumë ëndrrës tuaj për t’u bërë super të pasur:
- Rregulli 50/30/20
Ky është një rregull që mund të përdoret për menaxhimin e një buxheti. Supozohet që t’i ndani ardhurat tuaja në 3 kategori:
– Kategoria e parë përfshin gjërat e domosdoshme. 50% duhet të ndahen për shpenzime mujore siç janë qiraja, transporti, shërbimet publike, produkte ushqimore, etj.
– Kategoria e dytë përfshin shpenzimet për kujdes personal. Kjo do të thotë që ju mund të përdorni 30% të të ardhurave tuaja për argëtim, pazar, hobi dhe çdo gjë që ju bën të lumtur.
– Kategoria e fundit është për kursim. 20% e parave tuaja duhet të shkojnë direkt në bankë. Ju mund të ndiqni këshillën e Grant Cardone, një milioneri që ia ka dalë vetë në jetë.
“Vendosini paratë tuaja të kursyera në llogari të sigurta, të shenjta (të paprekshme). Kurrë mos i përdorni këto llogari për asgjë, madje as për një emergjencë.”. – Grant Cardone
- Blej në masë dhe në zbritje!
Natyrisht, nuk është këshilla që prisni të merrni nga milionerët, por ne të gjithë pajtohemi që kjo mënyrë e blerjes mund të kursejë para. Ky rregull zbatohet për produktet që do të përdorni dhe që nuk do t’i harxhoni menjëherë.
- Mos përdorni karta krediti!
Nëse keni një kartë krediti në portofolin tuaj, ajo ju inkurajon që të blini menjëherë atë që dëshironi, pavarësisht nëse mund të përballoni ose jo. Por përdorimi i kartave të kreditit për të bërë blerje nënkupton shpenzimin e parave që ju nuk i keni. Për më tepër, normat e larta të interesit e bëjnë blerjen tuaj shumë më të shtrenjtë. “Kartat e kreditit janë investimi më i keq që mund të bëni. Paratë që i kam kursyer në kamatë duke mos pasur borxhe janë më mirë se çdo kthim që mund të fitoj duke investuar këto para në tregun e aksioneve. Mendova se do të isha një gjeni i tregut të bursës, derisa kuptova që nuk isha. Duhet t’i kisha shlyer kartat e mia çdo 30 ditë. “- Mark Kuban
- Përpiquni të blini nga prodhuesit!
Para se të blini diçka në një dyqan, bëjani vetes këtë pyetje: “A është e mundur të blini direkt nga prodhuesi?” Shumë shpesh mund të zbuloni se mund ta porositni produktin me një çmim më të ulët. Nganjëherë ju mund të përballeni me sasinë minimale të porosive. Në këtë rast, ju mund t’u sugjeroni miqve që të vendosni porosinë së bashku duke i motivuar ata me çmime tërheqëse të ulëta. “Ne ishim duke paguar për prodhime organike dhe çmimet po na vrisnin. Kështu që mendova: ‘Ku është duke u furnizuar ky dyqan?’ Ne bëmë hulumtimin, të quajtur shumica dhe zbulova kriteret që duhen për të porositur. Porosia minimale ishte $ 250. Prandaj, filluam të merrnim porosi nga miqtë dhe të rregulloheshim që të merrnim paleta ushqimi aq sa na nevojiteshin“. – Jerrod Sessler, themelues dhe CEO i HomeTask
- Mos shpenzimi i parave është njësoj si fitimi i tyre!
Sa më pak para që të shpenzoni, aq më shumë do të keni. Është një konkluzion i qartë. Bëjeni pazarin në mënyrë racionale. Nëse përshiheni në blerje impulse, duhet t’i shtroni këto pyetje vetes para çdo blerjeje: “A duhet vërtet? Po sikur të mos e blej?” “Njerëzit janë gjithmonë të habitur që nuk kam një dollap plot me kostume. Unë blej tre kostume çdo pesë apo më shumë vjet dhe kam vetëm 10 në total. Kjo është e gjitha që kam nevojë.“- T. Boone Pickens
- Jetoni nën mundësitë tuaja!
Problemi më i madh i shumë njerëzve është se ata shpenzojnë më shumë sesa ata fitojnë. E vetmja mënyrë që ju mund ta rrisni buxhetin është të jetoni nën mundësitë tuaja. Ne shpesh takojmë njerëz që blejnë shtëpi të bukura në një lagje të bukur vetëm për shkak se duan të impresionojnë njerëzit e tjerë. Ata e bëjnë vetëm për atë që miqtë dhe anëtarët e familjes së tyre do të thonë. Mendoni për veten, përqendrohuni në jetën tuaj dhe mos u mundoni të “shisni mend”. “Nuk e bleva orën e parë luksoze apo makinën derisa bizneset dhe investimet e mia prodhonin shumë flukse të sigurta të të ardhurave. Unë ende po ngiste një Toyota Camry kur po bëhesha milioner. Njihuni për etikën tuaj të punës, jo xhingërimat që bleni”. – Grant Cardone
- Filloni të fitoni të ardhura pasive!
Gjëja që shumica e njerëzve bëjnë dhe që bën që ata kurrë të mos pasurohen është të punuarit fort për çdo dollar që fitojnë. Në këtë rast, koha e tyre është e barabartë me paratë e tyre. A njihni milionerë që fitojnë para vetëm duke shpenzuar kohë në punë? Natyrisht që jo. Ata bëjnë që paratë e tyre të punojnë për ta. Koha është më e vlefshme se paraja. Kjo është arsyeja pse të paturit të ardhura pasive është e rëndësishme. “A mund të kurseni një milion dollarë? Mundeni, por duhet të jeni të disiplinuar. Ju gjithashtu duhet të jeni personi që e ndërmerrni dhe e pranoni riskun. Një pjesë e rrezikut është ndoshta vendosja e parave në një investim por që ju sjell një fitim të ulët.“- Mark Cuban
- Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm!
Ideja shpjegohet lehtësisht nga fakti sesa shumë njerëzit rreth jush ndikojnë në jetën tuaj dhe në mentalitetin tuaj. Nëse bashkoheni me njerëz të talentuar që ndajnë të njëjtin vizion me ju, është më e lehtë për të krijuar ide kreative dhe për t’i sjellë ato në jetë. Jini rreth njerëzve të cilët jo vetëm që ju frymëzojnë, por edhe ju inkurajojnë të ndërmerrni veprime dhe ta bëni ëndrrën më të madhe. “Në shumicën e rasteve, vlera juaj neto pasqyron nivelin e miqve tuaj më të afërt. Ekspozimi ndaj njerëzve që janë më të suksesshëm sesa ju jeni ka potencial për të zgjeruar mendimin tuaj dhe për të katapultuar të ardhurat tuaja. Realiteti është se milionerët mendojnë ndryshe nga klasa e mesme për paratë dhe mund të fitoni shumë duke qenë në praninë e tyre.
- Paraja nuk është gjithçka!
Natyrisht, paraja është një faktor i madh në jetën tonë. Ajo përcakton se ku jetojmë, atë që hamë dhe atë që kemi, por paraja nuk është gjithçka. Ju mund të blini një shtëpi për të jetuar, por nuk mund të blini një familje për të jetuar. Paraja përmirëson cilësinë e jetës, por nuk është asgjë në krahasim me mbështetjen e familjes dhe miqve tuaj, shëndetin dhe ndjenjën e lumturisë. “Paraja nuk është gjithçka dhe nuk ia vlen të sakrifikosh shëndetin, familjen, miqtë ose përvojat e tjera për të. Kam humbur disa miq dhe kam tensionuar marrëdhënie të tjera, sepse kam kaluar shumë kohë duke qëndruar vonë në zyrë ose duke punuar edhe në fundjavë. Edhe pse me të vërtetë besoj se të kesh para është të jesh i lirë, paraja është me të vërtetë vetëm një mjet për t’i bërë përvojat në jetë të mundshme“. – Grant Sabatier
Për të qenë të sinqertë, paratë e shumta nuk bëhen thjesht duke ndjekur një sërë rregullash dhe udhëzimesh, por krijimi i shprehive të shëndetshme financiare është një hap i madh drejt suksesit financiar. E vetmja gjë që mund t’ju ndalojë të arrini ëndrrat dhe qëllimet tuaja është qëndrimi juaj ndaj tyre.