HomeArtikujDepresioniKëshillat e Michelle Obama për depresionin
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Këshillat e Michelle Obama për depresionin

Ish Zonja e Parë Michelle Obama foli në lidhje me strategjitë që e ndihmojnë atë të përballet me depresionin, pak kohë më parë.

“Gjatë rritjes, ju zhvilloni mjetet tuaja”, tha Obama. “Dhe për mua, po fik zhurmën që është shqetësuese.” Ajo tha se pushon nga “leximi i të gjitha burimeve që më ushqejnë ankthin. Unë e rrethoj veten time me gjëra që më bëjnë të ndihem mirë: familja, miqtë, shëtitjet dhe ushtrimet”.

Në gusht, Obama tregoi se po përjetonte “depresion të shkallës së ulët”, veçanërisht gjatë pandemisë kur jeta e të gjithëve u prish, mbajtja e një orari të qëndrueshëm është gjithashtu e dobishme, tha Obama. “U zgjova, bëra një dush, ushtova, u vesha çdo ditë”, tha ajo. “Nuk kalonte një ditë që unë nuk e bëra këtë, sepse është vetëm bërja që të nxjerr nga frika”.

Obama tha se është e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë se është shumë e zakonshme të përjetojnë ulje dhe ngritje në jetë, por ato janë të përkohshme. Kjo është diçka që ajo u mëson vajzave të saj, Malia, 22 vjeç dhe Sasha, 19 vjeç.

“Ato duhet të jenë të përgatitura për të trajtuar nivelet e larta dhe të ulëta”, tha ajo. “Unë jam duke u përpjekur t’i bëj ato dhe të rinjtë e tjerë të fillojnë të mendojnë se cilat janë mjetet tuaja, gjërat që ju sjellin gëzim, gjërat që ju sjellin qetësi dhe paqe”.

Obama tha se depresioni i saj ishte për shkak të pandemisë. Depresioni i shkallës së ulët, i quajtur ndryshe “distimia” karakterizohet nga humbja e interesit për aktivitetet normale ditore, humbja e shpresës, mungesa e produktivitetit dhe problemet me gjumin, sipas Klinikës Mayo. Obama përsëriti se depresioni dhe shëndeti mendor “është një pjesë e jetës”.

 

Previous article
Next article

Të fundit