Atë ka rastisur ndonjëherë ta ftosh ndonjë mik për vizitë, ndërsa ai ka pasur nevojë që t’ia përshkruash lagjen ku jeton, si dhe rrugën se si të gjejë ai ty? Cila është pyetja e parë që i ke drejtuar, në çastin kur të ka treguar se nuk është duke e gjetur shtëpinë tënde? Sigurisht që e ke pyetur: “Ku gjendesh tani dhe më përshkruaj pozicionin tënd.” E njëjta gjë vlen edhe për ty në këtë botë, patjetër duhet të dish pozicionin tënd të tanishëm, që të kuptosh se në Atë ka rastisur ndonjëherë ta ftosh ndonjë mik për vizitë, ndërsa ai ka pasur nevojë që t’ia përshkruash lagjen ku jeton, si dhe rrugën se si të gjejë ai ty? Cila është pyetja e parë që i ke drejtuar, në çastin kur të ka treguar se nuk është duke e gjetur shtëpinë tënde? Sigurisht që e ke pyetur: “Ku gjendesh tani dhe më përshkruaj pozicionin tënd.” E njëjta gjë vlen edhe për ty në këtë botë, patjetër duhet të dish pozicionin tënd të tanishëm, që të kuptosh se në ritmin, madje edhe të shmangesh nga rrugëtimi yt i përcaktuar më parë dhe kështu të zbresësh në pikën zero pa e kuptuar fare… A je i entuziazmuar për t’i realizuar synimet e tua? A e ke ndierë këtë entuziazëm e dhe më parë? Shpesh ndjejmë entuziazëm të lartë për ndonjë çështje, por në realitet ai s’është gjë tjetër përveçse entuziazëm i përkohshëm dhe i cili i ekspozohet plogështisë dhe ftohjes. Përse ndodh kjo? Ka shumë shkaqe që ndikojnë në këtë fenomen, mirëpo me lejen e Zotit, ato do t’i prezantojmë pak më vonë. Mirëpo, s’prish punë që të shtrojmë pyetjen tani, me qëllim që të jeni të përgatitur që të përgjigjeni kur të vijë koha. Dijenia juaj për të njohur pozicionin aktual është urë që shërben të kaloni nga e kaluara në të ardhmen…. Nëse nuk di çfarë zotëron nuk do të dish se çfarë të nevojitet Njihi potencialet dhe aftësitë që zotëron, nëse dëshironi që t’i zhvilloni më tutje dhe kjo është bazë nga e cila do të niseni për të ndërtuar ardhmërinë tuaj të ndritur me lejen e Allahut. Prezenca e vlerave tek ju tregojnë se ju jeni në gjendje për të ndryshuar dhe për të ecur përpara, ndërsa njohja e tyre do t’i ngjajë llambës, e cila ju ndriçon rrugën, sa herë që jeni në errësirë. Marrja e këshillave nga të afërmit, shokët për pikat e fuqishme dhe gjërat që duhet patjetër t’i përmirësoni është e një dobie jashtëzakonisht të madhe. Njihi aftësitë që të mungojnë dhe ato që ke nevojë t’i arrish dhe t’i mësosh. Nuk kemi si qëllim këtu t’iu dorëzohemi verbërisht mendimeve të kritikëve dhe të atyre që mendojnë negativisht, mirëpo qëllimi është të njohësh veten nga këndvështrimi i të tjerëve, fjala është për pika të qarta dhe të caktuara, që ke mundësi të veprosh për të ndryshuar. Për këtë arsye mos u shqetëso dhe mos prit që çdo gjë që flitet për ty të jetë pozitive. Mos prit që gjithmonë do të dëgjosh vetëm lëvdata dhe falënderime, por përgatitu që të dëgjosh edhe kritika, por kjo nuk nënkupton se ju jeni person i keq, porse jeni vetëm njerëz… Një shembull praktik Ka ardhur koha t’i mësojmë tani ca pika që sqarojnë këtë hap themeltar në çastin e avancimit personal – njohja e pozicionit tënd. A keni dëshirë të udhëtoni në Mekë që ta kryeni umren? Padyshim se ky është një adhurim i madh, i cili kërkon përgatitjen e duhur. Ku gjendesh ti tani? Nëse gjendeni në Medinë përgatitja juaj do të jetë më e vogël, se sa nëse gjendeni në Damask. Cilat janë anët pozitive? Vetura e mirë. Paratë e mjaftueshme për të udhëtuar. Caktimi i një shume të caktuar të hollash për t’i paguar faturat e shërbimeve komunale gjatë këtij muaji si: uji, dritat etj? Shëndeti i mirë e tërë kjo është në rregull, mirëpo? Cilat janë anët negative, çfarë të mungon prej aftësive dhe mundësive? Mosnjohja e rrugës. Marrja e pushimit nga vendi ku punon? Mosnjohja e rregullave për mënyrën e kryerjes së umres? Pagesa e detyrimeve, si shkolla e fëmijëve etj. Nga ky shembull të bëhet e qartë se ti zotëron gjëra pozitive, që duhet t’i ruash dhe t’i zhvillosh ato, si p.sh makinën që duhet të bësh rregullimin e saj, ta mbushësh me karburant, ta përgatisësh për udhëtim të gjatë, marrja e parave të mjaftueshme për udhëtim, shlyerja e borxheve … Mirëpo ekziston edhe një pikë e zezë, e cila ka nevojë që të punosh rreth saj, e ajo është koordinimi dhe ekuilibrimi në mes të nevojave të udhëtimit dhe rëndësisë së pagesës së faturave të duhura posaçërisht në këtë kohë. Nëse i shtojmë edhe pengesat e tjera që i përmendëm më lart, si dhe puna serioze për të shtuar dijen rreth rregullave të sheriatit përkitazi me kryerjen e umres në formën më të mirë, ashtu që të pranohet nga Zoti, blerja e hartës si dhe njohuritë e nevojshme, veçse do të ndihmonin në realizimin e suksesshëm të udhëtimit… Kjo është pikërisht ajo që duhet ta veproni në jetë. Jeta është udhëtim, që mund ta shndërroni në eksperiencë të mbushur me sfida e joshje, me qëllim që të lini gjurmë të pashlyera dhe kujtime të mira, në anën tjetër këtë udhëtim keni mundësi ta kaloni përplot me dëshpërime dhe dështime, duke u mjaftuar vetëm me shikimin e karvanit të njerëzve të suksesshëm. Çfarë dëshironi në fillim Hidhini një shikim synimeve tuaja, të cilat i keni përcaktuar deri tani dhe do të vëreni se të gjitha nuk janë të një rangu dhe të një rëndësie. Ka prej tyre që janë urgjente, ndërsa të tjerat më pak urgjente. Synimet ndonjëherë janë të shumta e ndonjëherë të pakta, mirëpo kohën që ua kushton nuk zgjat më shumë se 24 orë. Për këtë arsye duhet të preokupoheni vetëm me ato gjëra, që janë të rëndësishme dhe të menjëhershme, dhe t’i shtyni të tjerat kur t’ju vijë çasti i përshtatshëm për t’i kryer edhe ato. Vëreni tabelën në vijim që të bëhet sa më e qartë ideja. Katrori i parë dhe i dytë. Përqendrohu në to, ngase përbëjnë gjëra të rëndësishme dhe urgjente, të cilat nuk pranojnë vonim, për këtë arsye ato marrin hisen e tyre të përkushtimit. Mirëpo duhet të kesh kujdes, që e tërë veprimtaria jote të mos jetë tërësisht reaksion i përhershëm në këmbëngulje për llogari të katrorit të katërt e të pestë, të cilat përbëjnë synime të rëndësishme, por i anashkalon ato sepse e ndjen që gjithmonë ke kohë të lirë. Katrori i katërt dhe i pestë. Preokupohu me to, ngase ato përbëjnë një sferë që ke mundësi të ndryshosh në të, nuk është e ngutshme dhe janë synime, të cilat pranojnë vonim dhe zvarritje. Këta dy katrorë konsiderohen si fushë e suksesit. Të gjithë njerëzit përqendrohen në katrorin e parë dhe të dytë, për arsye se janë gjëra që nuk e pranojnë vonimin, mirëpo shenja e parë dalluese e njerëzve të suksesshëm është preokupimi i tyre me përmbajtjen e katrorit të katërt dhe të pestë. Katrori i tretë dhe i gjashtë: largohu prej tyre, sepse ato janë humbje kohe, gjëra që aspak nuk meritojnë vëmendje, të pengojnë në preokupimin me synimet tuaja dhe gjëra të kota, që nuk kanë kurrfarë vlere. Shenja e dytë e njerëzve të suksesshëm është braktisja e këtyre dy katrorëve që vetëm ta humbasin kohën. E rëndësishme dhe shumë e rëndësishme Shpresoj që deri më tani keni vendosur për veten tuaj një grumbull synimesh, dhe mbase e keni kuptuar, se këto synime nuk mund t’i realizoni nëse nxitoni vrullshëm. Nëse bëni një gjë të tillë, atëherë do të jeni shumë afër dëshpërimit dhe dështimit dhe shumë larg arritjes së suksesit. Prandaj s’do mend që duhet t’i përcaktoni këto synime, në atë mënyrë që disave t’i jepni prioritet karshi të tjerave, duke u shërbyer me tabelën e mësipërme, e cila bazohet në masën e rëndësisë dhe shkallën e urgjencës të secilës prej tyre. Mos gjuaj bosh Përzgjedhja juaj për gjërat që dëshironi t’i kryeni në çfarëdo kohë të jetës tuaj të përditshme duhet të kryhet vetëm përmes synimeve, të cilat i keni përcaktuar. Mos fut ndër prioritetet tuaja ato që nuk bëjnë pjesë në synimet, që tashmë i keni vendosur, ose ato që mund t’ju ndryshojnë kursin për ku jeni nisur. Nëse veproni kështu, atëherë jeni futur në katrorin e tretë dhe të gjashtë, që ju humbet kohën dhe ju pengon arritjen e objektivave. Natyrisht se nuk kemi si qëllim, që të punoni gjatë tërë kohës dhe të anuloni kohën e lirë, ose t’ju largoheni zbavitjeve dhe kënaqësive të lejuara, që na ofron kjo botë, sepse kjo do ta bëjë jetën shumë më serioze se saç kërkohet, do të bëjë të ndjehesh i mërzitur deri në atë masë saqë të shpie deri në depresion, ngase shpirti për nga natyra e tij u largohet gjërave që i urren. Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Qetësojini zemrat herë-herë, sepse zemrat plogështohen, e kur plogështohen mërziten, e kur mërziten verbohen.” (Ebu Davudi) Ti je lideri Ju jeni më meritorët për të përcaktuar prioritetet, sepse ju e njihni më së miri veten tuaj. Kjo nuk do të thotë të mos përfitoni nga përvoja e të tjerëve dhe nga idetë e lehtësirat, që ju ofrojnë ata. Kur t’i përcaktoni prioritetet, atëherë ju veproni me siguri dhe vetëbesim, e po ashtu siguroheni, se nuk do të jeni viktimë e mendimeve dhe e përpjekjeve të të tjerëve në punët tuaja private. I Dërguari i Allahut thotë: “Mos të bëhet askush servil, e të thotë nëse përmirësohen të tjerët përmirësohem edhe unë, nëse prishen, prishem edhe unë.” (Tirmidhiu) Është marrëzi t’i pezulloni mendimet tuaja origjinale, e t’u viheni pas ideve të huaja, pavarësisht nga motivet e tyre dashamirëse dhe pa marrë parasysh përvojat dhe njohuritë e tyre për jetën. Nëse ju jeni udhëheqës kjo do të thotë se ju grumbulloni njohuri të domosdoshme për të marrë vendimin e duhur, e pastaj vërtetë e ndërmerrni atë. Edhe përkundër këtij fakti, nëse ju mashtron vetja, që të mos ndërmerrni asgjë, ta dini se edhe kjo në vetvete konsiderohet njëfarë vendimi. Ju keni mundësi të hyni në botën e dështimit me lehtësi të jashtëzakonshme dhe kjo vetëm përmes dy dyerve: të menduarit pa vepruar asgjë dhe veprim pa menduar fare. Mësohuni t’i përmirësoni prioritetet gjatë rrugëtimit tuaj Shumica e synimeve tuaja u nënshtrohen ndryshimeve varësisht prej rasteve dhe mundësive, si dhe sfidave të mundshme, se si i diktojnë rrjedhat e jetës, të cilat mund t’i hasni në rrugë. Sigurisht që pajtoheni me faktin se kokëfortësia dhe pafuqia për të ndryshuar strategjinë varësisht prej prurjeve të reja është një lloj budallallëku. Prandaj mësohuni ta rishikoni regjistrin e prioriteteve dhe shkallën e rëndësisë herë pas here. Është me rëndësi të theksojmë se fleksibiliteti për t’i shfrytëzuar rastet dhe për ta ndryshuar strategjinë në çastin kur e kërkojnë rrethanat konsiderohet mençuri themelore. Mirëpo kjo nuk duhet kurrsesi të na shpjerë në çorientim të rrugës së suksesit dhe humbjes së mundësisë për të njohur kahen e duhur.