HomeArtikujKompleksetKur formohen kujtimet më të hershme në jetën e njeriut
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kur formohen kujtimet më të hershme në jetën e njeriut

Një studim i ri sugjeron se mesatarisht ngjarjet më të hershme që mund të kujtojnë njerëzit tregojnë se i përkasin moshës 2 vjeç e gjysmë. Gjetjet e studimit të botuara në revistën “Memory”, shtyjnë me 1 vit përfundimet e mëparshme të moshës mesatare të kujtimeve më të hershme të jetës së një njeriu.

Ato u paraqitën në një studim 21-vjeçar, që u bazua mbi një rishikim të të dhënave tashmë ekzistuese.“Kur ndodh kujtesa e hershme e dikujt, ajo është më shumë si një shënjestër e lëvizshme sesa si një kujtesë e vetme statike”- shpjegon ekspertja e amnezisë tek fëmijët, dhe autorja kryesore e studimit dr.Kerol Peterson, nga Universiteti Memorial i Njufaundlendit.

“Kështu, ajo që tregojnë shumë njerëz kur u kërkohet të thonë se cila është kujtesa e tyre mëe hershme nuk është një fillim, para të cilit nuk ka kujtime. Përkundrazi, duket se ka një grup kujtimesh të mundshme nga të cilat marrin shembull të rriturit dhe fëmijët”-thekson ajo.

“Dhe ne besojmë se njerëzit mbajnë mend shumë duke nisur nga mosha 2 vjeç e gjysmë. Kjo ndodh për dy arsye. Së pari, është shumë e lehtë t’i nxitësh njerëzit të mbajnë mend kujtimet e mëparshme thjesht duke i pyetur se cila është kujtesa e tyre më e hershme.

Pastaj ata fillojnë të kujtojnë kujtime edhe më të hershme. Së dyti, ne kemi dokumentuar se kujtimet e hershme janë vazhdimisht të gabuara. Ne zbulojmë vazhdimisht se njerëzit mendojnë se ishin më të mëdhenj në moshë nga sa ishin në të vërtetë në kujtimet e tyre të hershme”-thekson ajo.

Prej më shumë se 20 vjetësh dr.Peterson ka kryer studime mbi kujtesën, me një fokus të veçantë në aftësinë e fëmijëve dhe të rriturve për të kujtuar vitet e tyre më të hershme tëfëmijërisë. Studimi i fundit, shqyrtoi 10 artikujt e saj studimorë mbi amnezinë e fëmijërisë,të pasuara nga analiza të të dhënave të botuara dhe të papublikuara, të mbledhura në laboratorin e saj që nga viti 1999.

Ai përmbante në total 992 pjesëmarrës, dhe kujtimet e 697 prej tyre u krahasuan më pas me kujtimet e prindërve të tyre. Në përgjithësi, kjo tregon se kujtimet e hershme të fëmijëve vijnë nga koha kur ata mendojnë se ka ndodhur, siç konfirmohet edhe nga prindërit e tyre.

Në disa nga hulumtimet e rishikuara nga Peterson, provat mbi zhvendosjen e orës së kujtesës sonë të mundshme janë më “bindëse”. Për shembull, kur u ri–shqyrtua një studim, i cili intervistoi fëmijët pasi kishin mbushur 2 dhe 8 vjeç që nga kujtesa e tyre më e hershme, ata ishin në gjendje të kujtonin të njëjtin kujtim, por në intervistat pasuese dhanë një moshë më tëvonë se kur ndodhën ngjarjet në fjalë.

“Tetë vjet më vonë shumë prej tyre besonin se kujtimet më të hershme i përkisnin 1 viti mëvonë”-thekson Peterson. Dhe ajo beson se kemi të bëjmë me një dukuri të quajtur “teleskopim”. “Kur analizon gjëra që kanë ndodhur shumë kohë më parë, është njëlloj si tëshohësh përmes një lenteje.

Sa më e largët të jetë një ngjarje në kujtesën tonë, efekti “teleskopim”ju bën ta shihni atë sa më afër. Rezulton se fëmijët e zhvendosin kujtesën e tyre më të hershme përpara një viti, në moshën 3 vjeç e gjysmë. Por ne zbuluam se kjo nuk ndodh kur fëmija apo i rrituri po kujton ngjarje nga mosha 4 vjeç e lart”- shton ekspertja.

Pasi ka kombinuar të gjitha të dhënat, Peterson thotë se ato tregojnë qartazi se njerëzit kujtojnë shumë më shumë nga fëmijëria e tyre e hershme dhe shumë më larg në kohë.

Të fundit