“Mos e beso gjithçka që mendon”
Ndonjëherë vetë mendimet tona mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tonë mendor, vetëvlerësimin tonë dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Kështu që është e rëndësishme të njohim disa lloje mendimesh që nuk janë të mira për ne. Për shembull, nëse dikush na komplimenton për arritjet tona, ne nuk duhet të vihemi në siklet nga kjo apo të përgjigjemi me modesti. Në vend të kësaj, ne duhet ta pranojmë komplimentin plotësisht dhe ta ndiejmë edhe brenda vetes që me të vërtetë e meritonim.
Ne e kuptojmë se vetë mendimet tona mund të jenë më të fuqishme se sa mendojmë. Kështu që duam të krijoni vetëdije sa herë keni mendime penguese, dhe ti “dribloni” ato për të marrë disa ndryshime pozitive në jetën tuaj!
Ti mendon në ekstreme, “bardh e zi”
Të menduarit “bardh e zi” quhet ai lloji i të menduarit “o gjithçka o asgjë”. Ndihesh sikur duhet të jesh perfekt: ose ke sukses në punë ose je i dështuar plotësisht, rrugë të mesme nuk ka. Në shtëpi, ti duhet të jesh nëna ose gruaja më e mirë e mundshme, dhe nëse ka qoftë edhe një aspekt të vogël të atyre roleve që nuk po i përmbushni, ju filloni të ndiheni fajtore dhe të zhgënjyera nga vetja. Lejoni veten të jeni e papërsosur, duke filluar duke mos përdorur më ndarjen “bardh e zi” të gjërave. Për shembull, nëse po e mendon thellë të bësh një vallëzim ndërsa njerëzit e tjerë janë aty, mos mendo, “Unë s’e kam idenë e vallëzimit. Të gjithë do të më shikojnë dhe do të mendojnë se dukem budallaqe. ” Në vend të kësaj, mendo: “Më pëlqen të kërcej, kështu që thjesht do të kënaqem. Dhe unë ndoshta nuk do t’i shoh përsëri këta njerëz gjithsesi, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë ata. ”
Ti i stër-përgjithëson gjërat
Ndonjëherë disa rezultate negative mund t’ju bëjnë të mendoni se gjithçka që vijon do të jetë po aq e mjerueshme. Për shembull, nëse nuk merrni asnjë ofertë pune pas disa intervistave me radhë, mund të mendoni: “Unë jam një dështake. Unë kurrë nuk do të gjej një punë.” Në vend të kësaj, përpiquni të shihni veten dhe botën përreth jush në një mënyrë më realiste. Pranoni që pengesat ndodhin dhe që ato nuk përcaktojnë kush jeni ose çfarë do të ndodhë më pas. Mos harroni se aftësitë që keni janë të vlefshme dhe se jeni akoma një person i vlefshëm, përkundër atyre refuzimeve.
Ti nuk pranon meritat që të takojnë
Ti mund të ndihesh sikur nuk e meriton kur dikush e vlerëson punën tënde. Pra, kur dikush thotë: “Ju ke bërë një punë të shkëlqyer!” ti thua, “Faleminderit, por çdokush mund ta kishte bërë, s’është ndonjë hata e madhe.” Ose thjesht thua faleminderit, por mendon, “Po thotë që të më bëjë qejfin, por ajo nuk e thotë me sinqeritet”. Dhe duke menduar kështu, ti përforcon akoma më shumë bindjen e brëndshme se nuk jeni e denjë për lavdërim. Mëso t’i pranosh reagime pozitive dhe të mos e zhvlerësoni meritën tuaj. Pra, në vend që të përjetësoni një imazh negativ për veten nëpërmjet mendimeve tuaja, besojeni se kushdo që ju komplimentoi me të vërtetë e donte atë dhe përpiquni të ndiheni mirë me të.
Ti lejon që emocionet të kontrollojnë vendimet tuaja
Arritja në konkluzione për veten ose gjërat përreth jush bazuar në emocione është një lloj tjetër i të menduarit që mund t’ju ndalojë të bëni atë që dëshironi dhe të arrini qëllimet tuaja. Për shembull, ju doni të filloni një biznes, por keni frikë se nuk do të funksionojë dhe ndiheni e mbingarkuar nga i gjithë procesi. Kështu që ju mund të mendoni, se nëse jeni e frikësuar dhe e hutuar pa filluar akoma, me të vërtetë nuk jeni e prirur të merreni me një biznes. Sidoqoftë, mënyra se si të bën të ndihesh diçka nuk është gjithmonë ashtu siç ajo shpaloset në të vërtetë. Nëse keni mendim negativ që nga fillimi, jeni duke u përgatitur për dështim. Kështu që është e rëndësishme të hiqni dorë nga ato shqetësime, të përballeni me frikën tuaj dhe të mendoni më pozitivisht për aftësitë tuaja ose situatën në fjalë.
Ti e fajëson veten shpesh
Të gjithë duam të ndiejmë kontrollin e asaj që po ndodh në jetën tonë, kështu që kur diçka nuk ndodh ashtu siç e prisnim, ne mund ta fajësojmë veten, edhe nëse nuk jemi përgjegjës. Për shembull, nëse fëmija juaj merr nota të këqija në shkollë, mund të mendoni se jeni një prind i keq. Ose nëse keni rezervuar një tavolinë në një restorant për ju dhe miqtë tuaj, por kur keni mbërritur, ata nuk kishin ndonjë regjistrim të rezervimit tuaj, ti fillon të fajësosh veten pse nuk e konfirmove dy herë rezervimin në fjalë, dhe vijon të mendosh se të gjithë miqtë tuaj gjithashtu do të ta hedhin fajin ty për shkatërrimin e mbrëmjes së tyre. Ndërsa në realitet, nuk ishte faji juaj aspak – mbase personi që kontrollon rezervimet thjesht e humbi atë, ose kishte një defekt të sistemit. Pra, në vend që të fshikullosh vetveten dhe të mendosh: “ishte faji im, unë mund ta parandaloja atë”, pranoje që ka disa gjëra që janë thjesht jashtë kontrollit tënd dhe ti nuk je përgjegjëse nëse diçka shkon keq.
Ti përdor fjalët “për detyrë” “duhet të” dhe “me patjetër”
Në disa situata, përdorimi i këtyre fjalëve do të thotë vendosja e qëllimeve joreale. Dhe nëse nuk i arrini ato, ndiheni keq për këtë dhe e shihni veten si një dështake. Për shembull, ti mendon me veten tënde, “Unë duhet të stërvitem 5 herë në javë, që të kem rezultate” Dhe pastaj nëse nuk e bëni këtë, ndiheni vërtet fajtore për këtë dhe mendoni se nuk do të keni kurrë vullnet të mjaftueshëm për ta bërë atë. Në vend të kësaj, mendojeni kështu “Unë mund të stërvitem 5 herë në javë.” Nëse përdorni këto fjalë, nuk do të ndiheni aq e kushtëzuar në veprimet tuaja. Ju do t’i jepni vetes më shumë liri për të zgjedhur atë që mundeni dhe dëshironi të bëni. Dhe nuk do të ndiheni keq nëse vendosni të mos punoni në një ditë të caktuar, duke marrë kështu një shtysë më të madhe motivuese.
Ti shkon mendja gjithnjë për keq
Ti kurrë nuk mund ta dish fiks se çfarë po mendon dikush tjetër. Sidoqoftë, nganjëherë të qenit e shqetësuar ose e pasigurt mund t’ju bëjë të bëni supozime për atë se çfarë mendojnë të tjerët për ju, dhe rrallë është diçka pozitive në mendjen tënde. Për shembull, ti mund të ndihesh e vetëdijshme kur vini re dikë që po ju ngul sytë. Ti mendon se ndoshta ka diçka në dhëmbët tuaj, ose flokët tuaj duken të çuditshëm, dyshimet e kota te vetja shtohen. Kur në realitet, ai person nuk po të shikon ty aspak. Ata thjesht po vështrojnë në distancë, dhe janë në mendime. Edhe nëse ata në të vërtetë po të shikojnë, mbase duan të të komplimentojnë për veshjen tënde, por ndihen shumë të ndrojtur për ta bërë këtë. Mos lejoni që ankthi juaj të kontrollojë se si mendon dhe ndihesh. Kur vini re trurin tuaj duke bërë leximin e mendjes dhe duke zgjedhur vetëm skenarët më të këqij të asaj që të tjerët mund të mendojnë, ndaloni aty dhe imagjinoni skenarin më të mirë.
Ne e dimë se as ti nuk i beson të gjitha ato që mendon, por do të donim megjithatë të dinimin nëse e keni kapur ndonjëherë veten duke menduar këto lloj mendimesh… Si ndikojnë ato tek ti… dhe çfarë metodë përdor për t’i hequr qafe ato…