HomeKohaMënyra produktive për ta kaluar kohën
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Mënyra produktive për ta kaluar kohën

Nëse jeni duke e shpenzuar tërë ditën duke bërë gjëra të kota, atëherë duhet ta ndryshoni këtë sistem sa më parë. Jeta është rreth asaj që duhet t’i bëni gjërat e nevojshme dhe pjesën tjetër ta shijoni.

Pajtohemi të gjithë kur themi se përgjatë viteve jeta ecën me një ritëm më të shpejt, por pikërisht këtu hyjnë në punë aftësitë e menaxhimit të kohës. Hapi i parë për të menaxhuar mirë kohën është që çdo natë të përpiloni një listë me gjërat që keni për t’i kryer gjatë ditës së ardhshme. Thjesht i shënoni të gjitha detyrat që duhet t’i arrini gjatë ditës së ardhshme. Bëjeni këtë gjatë një periudhe të caktuar kohore, dhe do të shihni se procesi do të bëhet më i disiplinuar, e gjithashtu efiçienca personale do të shënojë rritje. Pas një kohe shumë të shkurtër do të shihni se detyrat do t’i kryeni shumë më lehtë, e gjithashtu do të keni mjaftueshëm kohë të lirë. Ja disa mënyra se si mund ta shfrytëzoni në mënyrë produktive atë kohë të lirë:

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike me të vërtetë që kanë rëndësi të madhe. Pra, nëse keni probleme të gjeni kohë për të shkuar në palestër, atëherë instaloni një shirit vrapues (treadmill) në shtëpi, ngrini pesha, bëni zgjatje dhe ushtrime tjera bazike të cilat ndikojnë që zemra juaj të pompojë gjak më shpejtë. Edhe 10 minuta ushtrime në ditë mund t’ju sigurojnë trup shumë më të shëndetshëm.

Lexoni

Lexoni diçka përtej lajmeve aktuale dhe aferave momentale. Lexoni për t’i zgjeruar horizontet e të menduarit, lexoni diçka inspiruese‌. Lexoni diçka të mahnitshme, lexoni një biografi, lexoni ditarë të udhëtimeve. Lexoni novelën e preferuar të fëmijërisë dhe udhëtoni prapa në kohë! Padyshim që leximi është ndër mënyrat më të mira për ta kaluar kohën e lirë, transmeton Telegrafi.

Fjalëkryqet…

Plotësoni fjalëkryqe, luani Sudoku dhe lojëra tjera që janë stimuluese për trurin, pasi që janë mënyrë argëtuese për ta mbajtur të mprehtë trurin dhe ta shijoni kohën. Kjo në fakt përfshinë edhe luajtjen me video-lojëra, pasi që studime të shumta tregojnë se video-lojërat i përmirësojnë aftësitë e ndryshime, i përmirësojnë impulset, ju bëjnë më të mprehët, e të gjitha këto duke kaluar një kohë të mirë.

Bëni punë vullnetare

Bëni punë vullnetare që të ndihmoni ta bëni botën një vend më të mirë. Mësoni fëmijët detyra të thjeshta matematikore, vizitoni shtëpinë e pleqve, apo kaloni kohë edhe në shkollën e të verbërve. Ka miliona mënyra ku edhe kontributet më të vogla thonë shumë për dikë.

Mësoni diçka të re

Qoftë kjo një gjuhë e re, instrument muzikor, lloj i kërcimit, sport, aftësi e re, çfarë do qoftë vetëm mësoni diçka të re. Shpenzoni kohën duke u rritur si person dhe zhvilloni forma të reja të personalitetit. Eksploroni zona të cilat janë jashtë zonës suaj të komfortit. P.sh., nëse jeni person i turpshëm, përpiquni të mbani kurse për fjalime në publik.

Të fundit