HomeFokusMësime Jetësore
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Mësime Jetësore

E gjithë jeta është një proces mësimi. Nëse ne ndalemi së mësuari, kur besojmë se asgjë s’mund të na befasojë më dhe na ikën dëshira për të zbuluar gjëra të reja, fillojmë ngadalë të vdesim. Megjithatë, ka disa leksione që duhet t’i mësojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur duke pendesën e mëvonshme mbi çdo gjë duhet të kishim bërë dhe që nuk e bëmë. Lidhur me këtë çështje, shkrimtarja amerikane Harriet Beecher dikur ka thënë:”Lotë të hidhura do të jenë të atyre që lanë fjalë pashprehur dhe punë papërfunduar”.

 

  1. Jeta është tani.

Ne harxhojmë shumë kohë duke u ankuar për të shkuarën dhe u shqetësuar mbi të ardhmen, ndërsa e tashmja na ikën duarsh. Ne jetojmë në dy periudha që nuk ekzistojnë, prandaj le të jetojmë të gjithë “këtu dhe tani”. Sa më shpejt ta mësojmë këtë leksion, aq më shpejt do të jemi në gjendje për të shfrytëzuar maksimalisht çdo moment të jetës. Në fakt, mësimi i të shijuarit të jetës këtu dhe tani, kushtim më shumë vëmendjeje ndaj atyre që na rrethojnë dhe që kemi më pranë, do të shmangë pendesën në të ardhmen. Kur ne jemi të vetëdijshëm se ne po gëzojmë frytet e kohës që po jetojmë, s’do të kemi arsye për të patur pengje.

 

  1. Mos jetoni duke menduar se çfarë keni “keni” dhe çfarë “nuk keni” për të bërë.

Familja, partnerët, miqtë dhe shoqëria ngarkojnë shumë pritshmëri mbi supet tona. Të tjerët presin që ne të sillemi në një mënyrë të caktuar, marrim disa vendime, dhe madje edhe të ndjejmë emocione të caktuara. Megjithatë, të jetosh duke u përpjekur të kënaqni të gjithë, është mënyra më e sigurtë për të qenë të palumtur. Ndonjëherë dëshirat, ëndrrat dhe vendimet tona nuk përputhen me pritshmërinë e të tjerëve. Por mos u mërzisni! S’duhet të ndiheni fajtorë për këtë. Nëse ne jemi të lumtur, do ta trasmetojmë këtë lumturi dhe t’i bëjmë edhe të tjerët të lumtur. Dhe ky është kuptimi i vërtetë i jetës, ose të paktën kështu duhet të jetë. Dhe s’kemi nevojë t’i marrim leje askujt për të qenë të lumtur, ose për dikë që të na tregojë udhën që duhet ndjekur, pasi çdo rrugë duhet të jenë të ndryshme. Pra, mos e kufizoni jetën tuaj për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve.

 

  1. Mos krijoni një stuhi në një gotë uji

Ne kemi një talent të lindur për tragjeditë. Por çdo herë që vëmë në lëvizje mendimet tona katastrofike, përfundojmë vetëm duke u lënduar prej tyre. Në fakt, ka të ngjarë që më shumë se në një rast, kur ktheheni pas në të kaluarën, të vetëdijësoheni se jeni shqetësuar pa asnjë arsye apo se keni reaguar më ashpër nga sa duhet, gjithmonë duke iu druajtur më të keqes. Zakonisht jeta kujdeset vetë për të vënë gjithçka në vendin e vet, dhe na mëson të kemi një perspektivë më realiste dhe objektive ndaj situatave me të cilat përballemi. Por në rast se mësojmë më herët ta kemi këtë qasje, do t’i kursejme vetes shumë dhimbje koke. Mos harroni se kur ne jemi të zhytur në një problem të caktuar, ai duket gjithmonë më i madh nga sa është në të vërtetë, por lipset vetëm një hap për të vendosur gjithçka në perspektivë.

 

  1. Përballuni me frikën tuaj para se ajo t’iu konsumojë

Ne të gjithë kemi frikë, por kjo është normale dhe s’duhet të na vijë turp për këtë. Në fakt, frika është një emocion mbrojtës, dhe na paralajmëron se diçka mund të jetë e rrezikshme. Por ekzistojnë frikëra që janë shumë dëmtuese, duke na penguar që të rritemi. Në raste të tilla, është e nevojshme t’i kapërcejmë ato. Në të vërtetë, frikërat janë vetëm një produkt i mendjes dhe pasigurisë sonë. Një filozof francez ka thënë:”Ai që ka frikë kur s’ka asnjë rrezik, trillon një kërcënim për të justifikuar frikën e tij”. Lajmi i mirë është se çdo herë që kapërcejmë një lloj frike, zgjerojmë disi zonën tonë të rehatisë, rritemi si njerëz dhe zgjerojmë gjithashtu edhe horizontin tonë.

 

  1. Hap pas hapi do të shkoni shumë larg.

Kur jemi të rinj, duam çdo gjë menjëherë. Vendosim objektiva, dhe në qoftë se nuk i arrijmë dot menjëherë, zhgënjehemi dhe dorëzohemi. Dhe kjo për shkak të një pjese të madhe të mesazheve të gabuara që na dërgon shoqëria jonë, pasi ne presim që ambiciet tona të realizohen si me magji. Megjithatë, filozofitë e lashta si budizmi na mësojnë se hap pa hapi dhe me durim mund të shkojmë shumë larg. Nxitimi nuk është thuajse asnjëherë një këshilltar i mirë, dhe gjërat më të mira arrihen me durim dhe këmbëngulje. Mos harroni se shpesh nuk është qëllimi, por rruga ajo që ka rëndësi. Prandaj, ndonjëherë nuk janë qëllimet që kemi arritur ato që janë të rëndësishme, por personi që jemi bërë teksa jemi përpjekur t’i arrijmë ato.

 

  1. Mos e shtyni lumturinë për në vonë

Dikush ka thënë se nëse nuk jeni të kënaqur me atë keni, s’do të jeni të lumtur as me atë që dëshironi të keni. Lumturia, ose të paktën lumturia e përditshme, nuk ka të bëjë me ndonjë fat të madh por me gjëra të vogla. Prandaj, gabimi më i madh që mund të bëni është ta shtyni lumturinë për më vonë, derikur të arrini qëllimin e jetës tuaj, vetëm për të kuptuar se kur të mbërrini atje, do të keni një qëllim të ri që do të konsumojë të gjitha energjitë tuaja. Mos prisni të zgjidhni të gjitha problemet për të qenë i lumtur, pasi gjithmonë do të ketë probleme të tjera që zënë vendin. Mos e mendoni lumturinë si diçka të qëndrueshme, sepse nuk është e mundur asnjë jetë e qëndrueshme. Ne duhet të supozojmë se çdo ditë ka të mirat dhe të këqijat e saj, por është përherë një dhuratë e mrekullueshme që s’duhet shpërdoruar.

 

  1. Vlerësoni çdo gjë në jetë

Shpesh, shumë gjëra i marrim si të mirëqena, dhe mendojmë se ajo ka qenë gjithmonë kështu, po kështu do të jetë. Por kjo është e gabuar! Në fakt ndërsa mplakemi, fillojmë të vlerësojmë ato gjërat e vogla, dhe kuptojmë se secila prej tyre është një dhuratë e madhe, duke përfshirë edhe shëndetin, jetën dhe njerëzit përreth nesh. Ne mund ta mësojmë këtë leksion, ndërsa jemi ende të rinj dhe të jemi mirënjohës për çdo ditë të jetës tonë, një ndjenjë thelbësore për t’u ndjerë të lumtur e të kënaqur. Pra, sigurohuni të falënderoni çdo ditë për diçka, sado e vogël qoftë ajo. Shumë nga gjërat që keni ju, nuk i kanë të tjerët si p.sh një shëtitje e thjeshtë apo kënaqja e syve nga një lule e bukur.

 

 

Të fundit