HomeArtikujAnkthiModelet e mendimit negativ
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Modelet e mendimit negativ

Dihet që të menduarit negativisht krijon një realitet të bazuar në negativitet. Por ajo që mund t’ju habisë është se ekziston një grup kryesor prej 7 modelesh të mendimeve negative që kontribuojnë në këtë realitet.

Modelet e mendimeve negative dhe jo të shëndosha mund të parandalojnë trurin tuaj që të mos shohë zgjidhjet, kur kemi të bëjmë me një problem. Modelet e mendimeve negative mund të pengojnë instiktin tonë të mbijetesës. Lajmi i mirë është që këto modele mund të kapërcehen, dhe hapi i parë është njohja e tyre. Më poshtë paraqiten shtatë modele të zakonshme të mendimive negative dhe mënyrat e përballjes me to:

7 modele të zakonshme të mendimit negativ dhe si të përballemi me to?

 

  1. MENDIMI GJITHÇKA OSE ASGJË  

Çdo model mendimi që bazohet në ekstrem, do të thotë problem. Deklarata të tilla si, “duhet të jetë e përkryer,” ose “nuk bëj dot asgjë të saktë,” shërbejnë vetëm për t’ju larguar nga kompromisi dhe suksesi. Sa më shumë t’i besojmë mendimeve Gjithçka ose Asgjë, aq më shumë i trishtuar bëhet realiteti ynë.

Zgjidhja

Njohja e deklaratave ekstreme dhe riformulimi i tyre në një deklaratë të bazuar në fakte. Për shembull, shprehja e zakonshme, “nuk bëj dot asgjë të saktë” mund të thuhet ndryshe “Nuk e kuptoj atë që po bëj dhe më duhet ndihmë që të mund të mësoj dhe ta bëj më mirë herën tjetër.”

 

  1. NXJERRJA E PËRFUNDIMEVE TË MENJËHERSHME  

Të supozosh më të keqen pa pasur fakte, është një shembull klasik i të qënit në modelin e mendimit negativ. Këto supozime janë një shembull shumë i mirë se përse të ngresh pikëpyetje për mendimet e tua, është e rëndësishme për të ndërprerë këtë model. Në shumicën e rasteve, shqetësimet dhe frika juaj janë të pabaza, dhe përfundoni duke u shqetësuar për asgjë.

Zgjidhja

Është e rëndësishme që të mos kaloni direkt në fund të tregimit dhe që të lejoni që tregimi të tregohet nga fillimi deri në fund. Kur qëndroni në të tashmen, situata bëhet gjithmonë më pak e tmerrshme.

 

  1. ARSYETIMI EMOCIONAL  

Sipas mendjen tuaj, ndjenjat janë fakte dhe jo perceptime subjektive që ndryshojnë me kalimin e kohës. Për shembull, ndjenja e fajit mund të nënkuptojë se ju jeni një person tmerrësisht egoist, dhe të qënit i frikësuar nënkupton se jeni në rrezik të vërtetë. Ja përse është me rëndësi të kuptoni dhe punoni me ndjenjat tuaja.

Zgjidhja

Është e nevojshme të pyesim mendimet tona për të përcaktuar nëse ato janë të vërteta apo të perceptuara.Pasi të kemi mbledhur faktet, atëherë mund të krijojmë një plan veprimi për t’u përballur me to duke përdorur si logjikën ashtu edhe ndjenjat, për të na udhëhequr.

 

  1. DEKLARATAT me DUHET  

Ju ndiheni i zhgënjyer, fajtor, i irrituar apo i zemëruar kur gjërat nuk shkojnë në mënyrëN që ju kishit shpresuar apo pritur. Biseda me vetveten zakonisht përfshin fjalë të tilla si, duhet, jam i detyruar. Ajo gjithashtu kontribuon për të pasur pritshmëri jorealiste për veten tonë, ne kërkojmë shumë dhe mërzitemi kur dështojmë. “Duhet ta kisha bërë” … nuk ju çon askund.

Zgjidhja

Provoni të shmangni përdorimin e fjalëve : “duhet,” “po sikur,” dhe “jam i detyruar.” Në vend të kësaj përqendrohuni në ndryshimin dhe përmirësimin e gjërave që mund të ndryshohen, dhe mësimin për të pranuar pjesën e mbetur.

 

  1. PERSONALIZIMI  

Ne i personalizojmë gjërat kur fajësojmë veten për rezultate që janë jashtë kontrollit tonë. Ne bëjmë që mungesën e rezultateve rreth nesh ta personalizojmë në vend të veprimit që shkaktoi rezultatet.

Zgjidhja

Ne duhet të përqëndrohemi tek veprimet dhe sjelljet dhe te ajo që mund të ndryshojmë, në vend që të përqendrohemi tek vetja, ose te ndonjë person tjetër për atë çështje.

 

  1. VIKTIMIZIMI  

Kur ne viktimizohemi, ne fajësojmë të tjerët për gjërat e këqija që ndodhin në jetën tonë. Askush nuk bën dot gjë të saktë dhe nëse nuk do të ishte për ta, ne do të ishim më të suksesshëm, të pasur, të lumtur, në një marrëdhënie më të mirë etj. Është më e lehtë t’ia hedhësh fajin dikujt apo diçkaje tjetër se sa të pranosh përgjegjësitë e tua për këtë gjë.

Zgjidhja

Ne mund të fillojmë të shikojmë rolin tonë në situatat sfiduese, dhe në këtë mënyrë mund të rrisim eksperiencën tonë.

 

  1. FOKUSIMI NË TË ARDHMEN  

Ne jemi të fokusuar tek e ardhmja kur ndjejmë që gjithçka do të bëhet më mirë një ditë në të ardhmen, kur kushtet të jenë të përsosura. Ne bindim veten se do të jemi më të lumtur kur të jemi më të shëndetshme, më të dobët, më të pasur, në një punë që e duam, ose të kemi mbaruar shkollën. Mund të jetë çdo gjë që është një kusht për lumturinë tonë të ardhshme.

Zgjidhja

Ndryshimi i fokusimit tonë në atë që mund të bëjmë sot për të qenë më të lumtur nesër. Kur fillojmë të njohim dhe të ndryshojmë modelet tona të mendimeve negative, ne automatikisht po zgjedhim të kërkojmë gëzimin, të jemi optimist dhe të shkojmë përpara. Kur e bëjmë këtë gjë, truri jonë fillon të përshtatet dhe të ndërtojë mbi këto modele pozitive. Gjetja e mënyrave për riformulimin e mendimeve tona nga perspektiva negative dhe e dëmshme në një influencë pozitive, do të na ndihmojë ne të sjellim leksionet e së kaluarës në të tashmen dhe do të na nxisin të jetojmë një jetë më të lumtur e të qetë.

 

 

Të fundit