Ka nga ata që ndihen keq dhe nuk e bëjnë këtë sepse frenohen nga bindjet e zakonshme
Ka disa arsye, dhe gjithashtu më shumë se dhjetë, që njerëzit përdorin për të justifikuar rezistencën e tyre për të shkuar tek psikologu, nxitur nga besimet e rremë, të paragjykimeve, fantazitë dhe dyshimet

Rezultati? Kush ka nevojë për ndihmë, nuk e kërkonë, ose presin vite para se ti drejtohen një specialisti kur tashmë jetojnë me problemet e tyre të cilat e kanë çuar atë në lodhje dhe ka kompromentuar dukshëm fusha të ndryshme të jetës së tyre. Këtu është një përmbledhje për të demaskuar mendimet e rëndomta dhe për të modifikuar besimet e gabuara për të zgjedhur lirisht nëse ne duhet të konsultohemi me një psikolog

1. “Psikologu kuronë të çmendurit.”

Besimi i gabuar se psikologu ka të bëjë vetëm me format e psikopatologjisë. Kjo është e bazuar pjesërisht në konfuzionin mes psikiatrit dhe psikologut, dhe pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive për fushën e ndërhyrjes psikologjike duke filluar nga promovimi i shëndetit, në shkollë, ambjentet publike, media apo kompanitë e ndryshme.

  1. “Kushton shumë.”

Ti drejtohesh një profesionisti ka një çmim, qoftë ai të jetë dentisti, kardiologu ose një psikologu! Kostoja ekonomike nga e cila ne duam të shpëtojmë rezulton direkt në aspektin e kostos për qetësinë tonë dhe mirëqenien, edhe pse ato janë të vështira për t’u matur.

  1. “Duhen vite terapie.”

Kohëzgjatja e ndërhyrjes psikologjike nuk mund të përcaktohet a priori, nganjëherë mund të jetë e mjaftueshme edhe disa takime. Çdo gjë varet nga arsyeja që duam të bejmë konsultën, dhe vetëm një pjesë e atyre që shkojnë tek psikologu kanë nevojë për një ndërhyrje psikoterapeutike që vazhdonë në kohë dhe që vendoset ekskluzivisht nga psikoterapisti.

  1. “Çfarë do të thonë të tjerët në qoftë se e dinë se shkojmë tek një psikolog?”.

Është e rëndësishme të dini se ekziston një kod i etikës që disiplinon profesionin, sipas të cilit psikologu ka për detyrë të mbrojë privatësinë e klientëve të tij. Nëse ju nuk doni që njerëzit ta dinë se ju shkoni tek psikologu mjaftonë vetëm të mos jau thoni njerëzve të tjerë. Kjo, sigurisht, vlen edhe për çdo shërbim tjetër shëndetësor.

  1. “Unë nuk kam nevojë për ndihmë dhe si gjithmonë arrij t’ja dal vetë.”

Shpesh akti i të kërkuarit ndihmë konsiderohet një akt dobësie, por ajo është e pashmangshme që herët a vonë në jetë ndodh që të na duhet ndihma e një tjetri. Konsultimi me një psikolog kur ju jetoni një gjendje të keqe ose keni një problem është më tepër një akt guximi dhe përgjegjësie ndaj vetes.

  1. “Mjaftonë të marrë ilaçe.”

Terapia me ilaçe nuk mund të konsiderohet si një alternativë. Në disa raste është e nevojshme që ajo të integrohet në një trajtim psikologjik për të lejuar përpunimin e përvojave në vend që të shmanget e folura për problemet.

  1. “Nëse unë shkoj tek një psikolog do të dalë i ndryshuar.”

Kur ju jetoni një shqetësim është për shkak se diçka në jetën tuaj nuk është ashtu siç duhet të jetë. Konsultimi me një psikolog bëhet që ju të ndiheni më mirë i cili kërkon që të kryeni një proces ndryshimi, transformimi nuk është vetëm i pashmangshëm, por i nevojshëm për të rifituar mirëqënien tuaj .

  1. “Çfarë garancie kam unë se do të jemë më mirë?”.

Psikologu  jep garancinë e formimit të tij dhe angazhimin e tij për t’ju ndihmuar, në qoftë se ju vendosni të shkoni tek psikologu ju do të mësoni ta pranoni jetën pa garanci.

  1. “Duke ditur teknikat mund ta bëjë vetë.”

 Efektiviteti i një ndërhyrjeje psikologjike nuk mund të reduktohet vetëm për të përdorur teknika të veçanta përdorimi i të cilave gjithmonë ndodh brenda një marrëdhënie ndërmjet psikologut që është i gatshëm për ta dhënë dhe personit që ka kërkuar ndihmë dhe që është i gatshëm për ta marrë atë.

  1. “Rrobat e pista lahen në shtëpi.”

Thënia e vjetër popullore në këtë rast nuk ju ndihmon, sepse problemet është më mirë të diskutohen me dikë tjetër përveç vetes sepse sjell një këndvështrim tjetër dhe ka aftësinë për të sugjeruar strategji dhe alternativa të ndryshme nga ato që ne i përdorim zakonisht.
Ka situata të panumërta në jetë që mund t’ju shtyjnë për të kërkuar një konsultë me psikologun … në qoftë se këto dhjetë arsye nuk janë të mjaftueshme për t’ju ndaluar do të thotë që ju jeni të gatshëm për tu konsultuar me psikologun dhe për të përmirësuar jetën dhe veten tuaj !