HomeArtikujKomplekset Ngrënia e thonjëve te fëmijët 
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Ngrënia e thonjëve te fëmijët 

Të gjithë njohim fëmijë të cilët hanë thonjtë dhe në shumicën e rasteve e perceptojmë si një “ves” apo sjellje të zakonshme që ndodh rëndom. Për hir të së vërtetës, ngrënia e thonjve mund të mbartë domethënie më të rëndësishme, e nëse nuk trajtohet sic duhet në moshën e fëmijërisë, do të vazhdojë të shfaqet dhe në moshën e rritur.
Është një sjellje e cila shfaqet rreth moshës 4-5 vjecare dhe në shumicën

e rasteve është tregues i një parehatie apo pakënaqësie që fëmija përjeton; duke kryer një veprim të caktuar (në këtë rast, ngrënien e thonjve), fëmija shkarkon ankthin. Mund të shfaqet në formën e një sjelljeje qetësuese lidhur me një ankth të përgjithshëm, apo ankthit që vjen si rrjedhojë e situateve specifike: hyrja në kopësht, ardhja në jetë e një fëmije tjetër, konflikte brenda familjes, xhelozi apo pasiguri.

Në thelb, nuk është aq shqetësues veprimi i ngreënies së thonjve sesa është më e rëndësishme të kuptohet se cfarë motivi qëndron pas tij dhe arsyet që e nxisin fëmijën të hajë thonjtë. Është shumë e rëndësishme që prindërit të kuptojnë, që duke ngrënë thonjtë fëmija po i tregon se ka një parehati dhe nuk ndihet mirë; gjë të cilën nuk arrin ta shfaqë verbalisht duke komunikuar me ta. Kështu, mënyra më e mirë që të shuhet ky ves, është që fëmija të nxitet të shprehë emocionalitetin e vet dhe botën e brendshme afektive e psikologjike në rrugë më të shëndetshme. Ngrënia e thonjve është një veprim i pakontrolluar, automatik, që bëhet pa vullnetin e plotë të fëmijës. Duke u nxitur që të luajë, të vizatojë, të mund të shprehë me fjalë atë që e shqetëson, me shumë gjasa fëmija nuk do ta shprehë zemërimin, inatin dhe agresivitetin duke ngrënë thonjtë, por më së shumti në rrugë të tjera alternative më të shëndetshme psikologjikisht.

Për këtë arsye, prindërit duhet përherë t’u kushtojnë vëmendje sjelljeve dhe emocioneve të të vegjëlve. Mbi të gjitha, nuk duhet reaguar në mënyrë të ashpër apo të rreptë, sepse kjo do t’i drydhte, por rruga e duhur është që fëmijët të ndihmohen të nxjerrin jashtë vetes ato ndjesi negative të cilat nuk na i thonë dot me fjalë.

Të fundit