HomeFokusNjë nënë e lodhur
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Një nënë e lodhur

Nëse shihni një nënë të lodhur në rrugë, duhet t’i thoni se jam shumë krenar për të. Thjesht roli i saj si nënë, duhet ta bëjë tëndihet e lumtur, pavarësisht fjalëve të të tjerëve. Të gjithë e dimëse sa mundohet çdo nënë për t’ia dalë mbanë, që nga momenti i lindjes e deri në fund të jetës së saj…

Kur shkon në supermarket me fëmijën tënd, e di se sa të vështirëe ke të menaxhosh tekat e tij/saj. Hyn atje për të blerë diçka dhe përfundon duke bindur fëmijën tënd për të mos e blerë atë qëdëshiron ai/ajo. Jo vetëm se me siguri nuk është diçka e shëndetshme, por edhe se nuk të teprojnë lekët.

Çdo mëngjes përballesh me stres. Nga njëra anë ke fëmijët qëduhet t’i bësh gati për shkollë e nga ana tjetër, duhet tëmendohesh edhe për bashkëshortin tënd, për veshjen e tij dhe për vaktin e drekës që duhet t’ia bësh gati. Në fund, duhet tëmendosh edhe për veten tënde, që shpesh, kur nuk të tepron koha, e lë veten pas dore dhe përfundon duke ngrënë në fast food.

Në fund të muajit, kur e sheh se të ardhurat nuk teprojnë, mundohesh që me to të mbyllësh problemet e partnerit dhe fëmijëve. Nevojat e tua i lë për muajin tjetër, ose për tjetrin pas tij. Pastaj, kur ndjen lodhje e presion, preferon të mbyllesh nëtualet e të qash, se sa ta japësh veten përpara fëmijëve të tu.

Një nëne të lodhur në rrugë thojini se është më e mira, pasi do tëbënte gjithçka për fëmijët e saj. Do të hiqte edhe ushqimin nga goja për t’i ushqyer ata. Do të kalonte netë të tëra pa gjumë, vetëm që ata të ndiheshin mirë…

Nëse shihni një nënë të lodhur në rrugë, duhet t’i thoni se e kuptoni mjaft mirë. Është normale të dalin pa i rregulluar flokët, pa u lyer, apo të humbasin kilogramë. Është krejtësisht normale edhe të mos e kenë mendjen në rrugë. Problemet dhe lodhja i sjellin gjithë këto pasoja. Nëse e shihni në rrugë, dhurojini njëbuzëqeshje me shpirt, sikur të ishit duke i thënë: “Po ia del mbanë në mënyrë të përkryer”.

 

Të fundit