Sikur të mos mjaftonte sëmurja nga Covid-19, disa njerëz janë aq të pafat sa përjetojnë edhe simptoma negative edhe disa javë apo edhe muaj pas të ashtuquajturit shërim nga koronavirusi. Këto efekte që vazhdojnë për një kohë të gjatë përtej sëmundjes fillestare, janë të njohura nën termin “Covidi i Gjatë”, dhe shkencëtarët sapo kanë filluar të kuptojnë arsyet që e shkaktojnë atë.

Sipas një studimi të ri nga Afrika e Jugut, kjo dukuri lidhet me mikro–mpiksjet evazhdueshme që bllokojnë molekulat inflamatore. Organizata Botërore e Shëndetësisë,vlerëson se 10–20 për qind e pacientëve me Covid-19, do të përjetojnë simptoma që zgjasin edhe për 1 muaj ose më gjatë pas infeksionit.

Këto simptoma që zgjasin në kohë përfshijnë ethet e vazhdueshme, konfuzion mendor, gulçim të frymëmarrjes, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, vështirësi në gjumë dhe depresion. Nuk është rastësi që këto janë edhe disa nga simptomat tipike të pacientëve që janë infektuar me koronavirus kohët e fundit.

Por nëse simptomat zgjasin të paktën 2 muaj pas fillimit të sëmundjes, atëherë sipas përkufizimit më të fundit të OBSH-së pacienti vuan zyrtarisht nga “Covidi i Gjatë”. Por veçanërisht shqetësues për “Covidin e Gjatë”, është se simptomat vijnë në formën e valëve, që duket sikur zbehen me kalimin e kohës.

Dhe pikërisht kur mendoni se më në fund jeni shëruar plotësisht, një valë e re ju godet në kokë si një tullë. “Një tipar i zakonshëm është natyra e përsëritur, rikuperuese e sëmundjes, ku ndiheni sikur jeni shëruar, dhe më pas ajo ju godet sërish”-thotë Nisren Aluan, profesore easociuar i shëndetit publik në Universitetin e Sauthemptonit, gjatë një takimi të organizuar nga British Medical Journal.

Për momentin, nuk ka asnjë ilaç apo një terapi specifike të provuar për ata që vuajnë nga pasojat negative afatgjata nga Covid-19. Por duke kuptuar se çfarë e shkakton vetësëmundjen, shkencëtarët mund të kenë më në fund një ide të qartë për terapi të reja që synojnë të largojnë përgjithmonë Covid-in pasi virusi të jetë larguar nga trupi.

Në një shkrim të botuar këtë javë në britaniken “The Guardian”, Resia Pretorius, drejtuese e departamentit të shkencës në Universitetin Stelenbosh në Afrikën e Jugut, pretendon se kërkimi i saj ka identifikuar mikro–mpiksje të vazhdueshme tek pacientët që vuajnë nga “Covidi i Gjatë”.

Këto mikro–mpiksje janë rezistente ndaj fibrinolizës, procesit me të cilin njerëzit e shëndetshëm e prishin mpiksjen e gjakut. Formimi i mpiksjes është një dukuri krejtësisht normale dhe e shëndetshëm, për shembull kur prisni aksidentalisht dorën. Por kur ato vazhdojnë, kjo mund të jetë një shenjë e keqe.

Këto mikro–mpiksje bartin nivele të larta të molekulave inflamatore, të cilat jo vetëm që mund të parandalojnë prishjen e vetë mpiksjes, por gjithashtu shkaktojnë edhe “Covidin e Gjatë” nga qelizat e uritura për oksigjen.

“Prania e mikro-mpiksjeve të vazhdueshme dhe trombociteve të hiperaktivizuara (po ashtu të përfshira në koagulim), e bën koagulimin një proces të vazhdueshëm, duke bërë që qelizat të mos marrin oksigjen të mjaftueshëm në inde për të mbështetur funksionet trupore (një gjendje e njohur si hipoksi qelizore). Dhe një hipoksi e shumë–përhapur mund të jetë thelbësore për simptomat e shumta dobësuese që raportohen”- shkroi ndër të tjera Pretorius.

Meqë molekulat inflamatore janë bllokuar brenda mikro-mpiksjeve rezistente ndaj fibrinolizës, ato nuk zbulohen nga testet tradicionale laboratorike, duke lënë të hutuar si mjekun ashtu edhe pacientin. Dhje pa ndonjë patologji të dukshme për ta ballafaquar me simptomat e tyre, disa pacientëve u thuhet se problemet e tyre janë thjeshte psikologjike, dhe ata duhet të përpiqen të meditojnë dhe të ushtrohen fizikisht.

Por këto gjetje të reja, na tregojnë se ne duhet ta analizojmë më mirë situatën. Shkencëtarjaafrikano-jugor shton se ilaçet kundër trombociteve dhe antikoagulimit, mund të jenë çelësi në trajtimin e rasteve me “Covidin e Gjatë”, edhe pse duhet treguar shumë kujdes për të shmangur çdo rrezik të shkaktuar nga hemoragjia.