Sa të kënaqur jeni me jetën tuaj? A ju konsiderojnë të tjerët njeri me fat? Më poshtë do të lexoni pesë gjëra që tregojnë nëse jeni të suksesshëm apo jo. Aspektet që kemi listuar do t’ju ndihmojnë të kuptoni se sa me fat jeni. Është e mundur që të jeni të suksesshëm se të tjerët, por qëllimi është të mësoni të vlerësoni gjërat e jetës suaj, të cilat i merrni si të mirëqena.
- Përmirësoheni vazhdimisht
Vetë-përmirësimi është një mision mjaft sfidues. Në ditët e sotme njerëzit e shpenzojnë shumicën e kohës në punë dhe u mbetet pak kohë për kënaqësitë e jetës. Sidoqoftë, duhet të përpiqeni gjithmonë që të gjeni pak kohë për veten. Nuk ka rëndësi se sa pak kohë të lirë keni, përdoreni atë sa më mirë: lexoni libra, dëgjoni muzikë, merruni me lulet në ballkon ose mësoni një gjuhë të re. A keni një aktivitet që ju tërheq më shumë? Nëse është një jetë më aktive, atëherë përse të mos regjistroheni në palestër dhe të ushtroheni çdo ditë me aktivitet sportiv?
- Udhëtoni shpesh
Nuk ka gjë më të mirë sesa të keni mundësi të udhëtoni. Të vizitoni shtete të huaja është një gjë shumë shpërblyese: dëgjoni muzikë të ndryshme, njiheni me miq të rinj, mësoni gjuhë të huaja, shijoni ushqime të ndryshme të pazakonta dhe shijoni bukuritë e natyrës. Nëse keni qenë ndonjëherë jashtë shtetit, mund ta konsideroni veten një njeri me fat. Ka ende shumë njerëz, të cilët udhëtimet i konsiderojnë një luks.
- Rrini pranë njerëzve që doni
Vlerësoni miqtë dhe familjen. Është e natyrshme që herë pas herë të keni keqkuptime dhe të debatoni me ta. Kjo nuk do të thotë se nuk e doni njëri-tjetrin. Gjëja thelbësore është që të jeni të aftë të harroni dhe të falni gabimet e njerëzve që i doni. Mos lejoni që keqkuptimet e vogla të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj. Jini tolerantë dhe bëni ç’është e mundur që lidhja juaj të forcohet gjithnjë e më shumë. Mësoni të mbështetni dhe të ndihmoni njëri-tjetrin.
- Jeni të apasionuar
Njerëzit e apasionuar janë më të lumtur – ata janë të aftë të përjetojnë një gamë më të gjerë ndjenjash. Ndihuni të lirë të tregoni veten dhe mos kini frikë për ndjenjat tuaja. Jini të apasionuar për jetën dhe njerëzit që ju rrethojnë. Tregojini botës se jeni gjallë dhe jeni të gatshëm të pranoni të gjitha mrekullitë e saj.
- Keni ëndrra dhe synime
Është shumë e rëndësishme të keni ëndrra dhe dëshira. Ato ju motivojnë të ecni përpara dhe të përmbushni qëllime të reja. Me t’i arritur synimet tuaja, do të ndiheni më të plotësuar. Lëreni imagjinatën të punojë – krijoni një imazh të jetës suaj, sesi do të jetë ajo pas pesë vjetësh. Bëni një plan dhe ecni sipas tij. Mos u dorëzoni kurrë së bëri jetën tuaj më të bukur dhe më emocionuese.
Ëndrrat kanë tendencën të bëhen të vërteta, nëse ju besoni tek ato. Për këtë arsye, ju këshillojmë të lexoni librin e Paolo Coelho “Alkimisti”. Është një libër frymëzues, i cili ju mëson se si të ndërtoni realitetin tuaj.