HomeFokusPër një jetë Rehatshme
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Për një jetë Rehatshme

Ti ke fuqinë të bësh gjithçka që do me jetën tënde. Nëse për momentin nuk po bën një jetë të mirë, kjo nuk do të thotë që ka diçka që nuk shkon me ty. Ka shumë gjasa të jetë indikator se mënyra jote e të menduarit të dëmton po ty. Ky është një nga mësimet kryesore për një jetë të mirë. Gjithçka ka të bëjë me perceptimin. Mënyra si e shikon jetën, përcakton edhe veprimet e tua. Në fund, jeta jote është shuma e gjithë veprimeve tua. Kështu që, nëse dëshiron të ndryshosh veprimet e tua (dhe jetën tënde), thjesht ndrysho mënyrën se si e shikon jetën. Ja 8 mësime që do të të ndihmojnë ta bësh këtë.

Fokusohu në atë që do (dhe jo atë që nuk do) – Mos shpenzoni kohë duke u shqetësuar për gjërat që nuk doni që të ndodhin (humbja e punës, e shëndetit, etj.). Kjo do ju vendosë në mendësinë  e duhur për të përmirësuar jetën tuaj.

Bëje – Asgjë nuk realizohet vetëm duke e menduar pafund. Duhet të veprojmë. Edhe nëse nuk do të lexosh çdo ditë, duhet ta bësh gjithsesi. Nuk mund të mendosh mendime të mira dhe të presësh që jetoja jote të përmirësohet. Gjithmonë duhet të veprosh.

Trego iniciativë – Shpesh jemi qenie pasive. Kur ndodh një konflikt në zyrën tënde, përfshihu. Bëhu shembull për të tjerët. Pavarësisht se çfarë mund të jetë, bëje ti për herë të parë. Mos u fshih mbrapa njerezve. Mendo ide të reja, bëj sugjerime, provo gjëra të reja, merr iniciativë.

Shfaqu – Jeta është e vështirë. Shpesh duam të fshihemi në shtëpi dhe të mos dalim gjithë ditën. Por për të jetuar një jetë të mirë, nuk mund të fshihemi nga asgjë. Duhet të shfaqemi pavarësisht gjithçkaje: shiut, diellit, njerëzve të mirë, njerëzve të këqinj, dhimbjes, kritikës, etj. Gjithçka të jetë, pranojë.

Hiq dorë nga gjërat që nuk funksionojnë (por mos u dorëzo) – Të heqësh dorë nga diçka nuk është gje e keqe. Mos e merr veten shumë seriozisht. Për të jetuar një jetë të mirë, duhet të heqësh dorë nga gjëra gjithë kohës. Nëse diçka nuk funksionon, pse të harxhosh kohë kot? Gjej një mënyrë tjetër për të arritur atë qëllim.

Pusho shpesh – Nuk mund të harxhosh energji. Për të ndejtur në formë, duhet të pushosh që të rikuperohesh. Askush nuk punon 18 orë në ditë. Krijo një strategji për kohën e psuhimit. Shtoji gjatë gjithë ditës, dhe gjithë vitit.

Injoro pesimistët – Do jenë aty kudo që shkon. Shpesh, këta pesimistë janë miqtë, familja, njerëzit më të afërt. E bëjnë padashje, por injoroji. Një pesimist nuk është gjithmonë njeri i keq.

Përkujtoja vetes atë çfarë do – Jemi qenie harraqe. Mund t’i bësh gjërat si duhet për maj të tërë, dhe një ditë zgjoheni dhe mendoni “Çfarë dua të bëj me jetën time?” Duhet t’ia përkujtoni vetes shpesh se si duket një jetë e mirë. Mund të rrethoni veten me njerëz (online dhe offline) të cilët të përkujtojnë gjëat e bukura në jetë. Nëse e shikon me vëmendje, të jetosh një jetë të mirë është e thjeshtë. Por, si shumë gjëra të thjeshta, e vështirë për t’u aplikuar. A do e provosh?

Previous article
Next article

Të fundit