HomeArtikujPsikologjia pozitivePortreti yt psikologjik
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Portreti yt psikologjik

1 | Vëzhgues
Ju kurrë nuk ndaleni, nëse do të ishte e mundur, do të bënit njëqind gjëra në të njëjtën kohë. Por veçoria juaj më e madhe është vëzhgimi: asgjë nuk ju shpëton! Doni të zbuloni,doni të kuptoni, doni të mësoni … ..dhe koha nganjëherë duket të mos jetë shumë e butë për ju:kalon shumë shpejt për shijet tuaja. Veçoria juaj si vëzhgues të mirë ju bën një përzgjedhës të njerëzve të cilët mund të rrethoni veten. Arrini të përshtateni në ambjente mjaft të ndryshme.

 

2 | Vlerësues
Arrini të vlerësoni, më shumë se të gjithë, gjërat e mira të botës dhe aspironi për një mënyrë jetese të karakterizuar nga cilësia.Jeni duke kërkuar për këtë mënyrë të jetës dhe pranoni ndryshimet dhe hapat që ju ndajnë nga arritja e këtij qëllimi: ju jeni ambicioz, por edhe të gatshëm për kompromis për të arritur ekuilibrin e zonës tuaj. Nga çdo gjë që ndodh ju merrni përvojë dhe njohuri. Ju jeni shumë diplomatik dhe inseroheni mirë në çdo kontekst: kjo lloj veçantie e juaja bën që të keni marrëdhënie pozitive dhe të qëndrueshme me njerëzit.

 

3 | I Shqetësuar
Ti ke lindur për të komunikuar, për të shprehur atë që ndjeni në thellësitë e shpirtit. Ju do të jeni të lumtur vetëm kur të keni gjetur rrugën e tuaj personale të shprehjes dhe krijimit. Ju jetoni me një pjesë rebele dhe urrejtje për çdo gjë që është konformizmi. Aspironi të jeni më të durueshëm për të shijuar më mirë jetën tuaj të përditshme dhe marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

 

4 | I Dashur
Dashuroni jetën,dashuroni kafshët, fëmijët, sendet tuaj …… .edhe pantoflat tuaja të vjetra. Pra i juaji është një himn për dashuri. Besoni shumë në vlerat e familjes: nëse ju do të mundnit,do të adobtonit të gjithë fëmijët pa familje dhe të gjithë kafshët e abandonuara. Jeni të vëmendshëm ndaj dëshirave të të tjerëve dhe dashuroni ta bëni jetën e tyre më të këndshme. Dini të dëgjoni dhe ata rreth jush e dinë se tek ju gjejnë ju stabilitet dhe vlerat thelbësore. Ju jeni në gjendje për të krijuar një atmosferë të qetë rreth jush.

5 | Eksplorues
Ju jeni në sintoni me botën ku jetoni dhe dini të vlerësoni gjithçka që jeta mund të ofrojë.
Të gjitha çfarë paraqisni sot, i ka rrënjët në të kaluarën: për këtë arsye e jetoni jetën në mënyrë dinamike, evolutive dhe vazhdimisht në lëvizje. Pëlqeni takimet me njerëz të rinj dhe bisedat e gjata. Ju jeni të hapur për botën, por mbeteni të ankoruara në idealet tuaja të vjetra: edhe pse merrni njohuri të reja nuk lini në harresë ato të vjetrat.

6 | Iniciativ
Ju keni një ndjenjë të fortë të realitetit dhe të përballjes me jetën në një mënyrë konkrete dhe pragmatike. Kush të rri afër nuk ka rrezik të humbi: ju jeni një busull e vërtetë për shoqëruesit tuaj si nga një pikë psikologjike, dhe nga një pikë materiale . Racionaliteti juaj ju çon për të përballuar problemet me sukses.

 

Të fundit