HomeFokusRefuzimi, si ta kaloni?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Refuzimi, si ta kaloni?

Refuzimi është një fjalë e shëmtuar dhe nëse tregohemi të sinqertë, askush nga ne nuk do të donte ta dëgjonte. Nëse dikush mendon se mund të jetë i suksesshëm pa e provuar refuzimin e të tjerëve, padyshim që gabohet. Gjërat e sigurta janë të rralla në jetë dhe një nga to është dhe fakti se do të ketë raste kur të tjerët do të të flakin nga jeta e tyre si një kukull të pavlerë dhe do të të refuzojnë shumë herë, aq sa ti nuk e imagjinon dot. Është koha të zgjohemi në realitet dhe të mësojmë më tepër rreth refuzimeve. Më poshtë do të lexoni mbi 5 mënyrat se si të mësoheni me refuzimet dhe t’i kaloni më lehtë ato :

1. Sa më pak vëmendje t’u kushtosh, aq më shumë i suksesshëm do të bëhesh.
Do të jetë më e thjeshtë nëse një gjë të tillë nuk do ta marrësh shumë personale. Nëse e sheh në këtë mënyrë, do ta mendosh refuzimin si pjesë të jetës. Ndërkohë që ngjitesh drejt majës së malit të suksesit, do të kesh edhe ndalesa refuzimesh përgjatë rrugës. Refuzimet do të ndikojnë keq tek ty, vetëm nëse ti i kushton vëmendje atyre. Nëse dikush të thotë “Jo”, kjo do të thotë se ata kanë një plan tjetër për jetën e tyre ku ty nuk të shohin pjesë të saj, si dhe kanë këndvështrime të tjera nga ty për çështje të ndryshme. Më mirë të të thonë një “Jo”, se sa të rrinë pranë teje pa ndjerë gjë për ty dhe gjithçka të jetë e ndërtuar mbi bazën e gënjeshtrave.

2. Ki besim tek vetja.
Një pjesë e refuzimeve vijnë edhe sepse ne nuk kemi besim tek gjërat që themi. Akush nuk do të pranonte të dilte në një takim me ty, nëse ti nuk beson në fjalët që thua. Nëse ti qëndron i palëkundur dhe e ofron kërkesën tënde me pasion dhe vendosmëri, edhe personat e tjerë do ta marrin më seriozisht kërkesën tënde dhe me shumë mundësi do të marrësh një përgjigje pozitive prej tyre. Edhe nëse ata do të thonë “Jo”, sërish tek ta do të lësh përshtypje të mira me vendosmërinë që ke treguar. Nuk ke gjë për të humbur, kështu që nxito dhe nis të realizosh ëndrrat e tua. “Është e pamundur të të refuzojnë, nëse ti punon fort për t’u vetëpërmirësuar dhe në çdo ditë sjell një version më të mirë të vetes”. –

3. Jeta është një lojë shitjesh.
Shitësit më të mirë përballen me refuzimet dhe nuk i tremben fjalës “Jo”. Edhe mua më kanë refuzuar shumë herë, por unë e di se sa më shumë “Jo” të më thonë, aq më shumë do të përmirësohem që herën e ardhshmë të marr një përgjigje pozitive. Jeta jote është si një kontratë shitjesh e përbërë nga qindra kërkesa. Për të qenë i suksesshëm, nuk është e nevojshme të të thonë vetëm “Po”. Dhe në këtë kontratë, nga 100 kërkesa, mjafton vetëm njëra të të pranohet dhe jeta jote do të ndryshonte. Unë mendoj se me përpjekjet dhe vullnetin e duhur, nuk ka gjë që nuk mund të arrihet.
Sigurisht që ne nuk jemi parashikues fati dhe nuk mund ta dimë se si do të ecë gjithçka. Për ta luajtur lojën e jetës dhe për të dal triumfues, të duhet thjesht ta përballosh refuzimin dhe të mos e lejosh atë të lëkundë besimin që ti ke tek vetja.

4. Kur njëra derë mbyllet, një tjetër hapet.
Ekzistenca jonë mund të mendohet si një seri dyersh. Ndërkohë që bëjmë progres në jetë, ne trokasim në dyer të ndryshme. Disa dyer të çojnë drejt asgjësë dhe kjo të zhgënjen, ndërsa të tjera të nxjerrin përpara syve qiej të kaltër dhe ylberë pas tyre që të bëjnë të ndihesh shumë mirë. Janë një numër i pafundëm dyersh që mund t’i hapësh përgjatë jetës tënde dhe zakonisht dyert më të mira që hap, janë ato që të shfaqen në jetë pas atyre që të falin zhgënjime. Çdo gjë ka lidhje me synimet që ke në jetë dhe në këtë mënyrë, ti duhet ta fokusosh vëmendjen tënde drejt mundësive që do të kenë një impakt pozitiv tek ty. “Nuk ka kuptim të fokusohesh tek refuzimet, kur mund ta përqendrosh vëmendjen tënde tek hapja e dyerve të reja. Ndoshta do të të jepet mundësia të hapësh derën e duhur jo vetëm drejt realizimit të ëndrrave të tua, por edhe derën e duhur drejt zemrës tënde në të njëjtën kohë”.

5. Realizimi në praktikë
Gjithçka që është thënë më sipër, duhet ta vendosni në praktikë. Besoni se ju vleni dhe në kërkesat që do të bëni, nuk do të dilni vetëm ju të fituar, por edhe personat të cilëve do t’u drejtoni kërkesat tuaja. Normalisht ti nuk e ke idenë se çfarë do të të sjellë e ardhmja, por nëse shpenzon çdo ditë duke frymëzuar të tjerët, duke prezantuar tek të tjerët një personalitet përherë e më të fortë, edhe ata do ta kenë më të vështirë të të refuzojnë. Edhe në kohërat më të këqija, kur gjithçka të jetë duke të të shkuar keq, vazhdo të shpresosh, të besosh tek vetja dhe tek gjithë mundësitë që do të të jepen në rrethanat në të cilat ndodhesh. Vazhdo të forcosh aftësitë e vetes për të përballuar refuzimet, nëse do që të arrish gjërat që kërkon në jetë. Çdo person ka goxha fuqi për t’ia dalë mbanë, nëse e vendos si një qëllim në jetë atë që do të arrijë.

Të fundit