“Jepu njerëzve lëmoshë apo një mjet pune, ata do të jetojnë pak më mirë. Jepu atyre arsim, ata do të ndryshojnë botën”.
Psikologjia e edukimit është degë e psikologjisë që studion mënyrën e zbatimit të parimeve të psikologjisë në fushën e edukimit. Ka shumë përcaktime të termit edukim. Këtu do t’i referohemi edukimit si: “Procesi me të cilin një shoqëri transmeton tek anëtarët e rinj të saj vlerat besimet, dijet dhe shprehjet simbolike për të realizuar komunikimin brenda shoqërisë”.
Kudo shkollat janë institucione zyrtare përgjegjëse për edukimin e anëtarëve të rinj të saj. Por jo i gjithë edukimi kryhet në shkollë. Jeta është një shkollë e madhe ku edukimi kryhet cdo ditë, cdo orë edhe pse ështe i paorganizuar dhe shpesh i paqëllimtë. Edukimi mund të jetë i paramenduar (si në klasë) apo i paparamenduar (si ai që kryhet në familje dhe në rrugë, me anë të paragjykimeve nga njëri brez në tjetrin).
Kurdoherë që kryhet edukimi, i paramenduar ose jo, ai lidhet me psikologjinë, pasi psikologjia studion sjelljen, zhvillimin dhe të nxënit e njeriut.
Përqëndrimi në psikologji
Psikologjia përcaktohet në shumë raste si shkenca mbi psikikën- mendjen. Por asnjë shkencë nuk mund të japë njohurinë e “vërtetë’. Shkenca na siguron rrugët për të vështruar botën. Eshtë thënë mjaft mirë nga shumë studiues se, kur vështroni botën, ato që shikoni janë në mendjen tuaj.
Psikologët përpiqen të shqyrtojnë mënyrat e vështrimit të botës dhe mënyrat e ndërveprimit me të. Ashtu sikurse edhe shkencat e tjera, psikologjia nuk siguron “të vërtetën absolute”. Rezultatet e kërkimeve psikologjike duhet të trajtohen me kujdes dhe t’i nënshtrohen një analize të kujdesshme. Ata janë të ndikuar, sikurse edhe në shkencat e tjera, nga vlerat e kërkimeve dhe teorive.
Kuptimi i termit psikologjia e edukimit është më tepër se shuma e të dy pjesëve. Qysh nga koha që ka ekzistuar psikologjia e edukimit, për rreth 90 vjet, ka pasur debate mbi atë se çfarë është ajo në të vërtetë. Disa besojnë se psikologjia e edukimit është thjesht dija e përftuar nga psikologjia dhe e zbatuar në veprimtaritë e klasës. Të tjerë besojnë se ajo përmireson zbatimin e metodave të psikologjise per te studiuar jeten brenda klasës dhe shkollës në mënyrë më të përgjithshme. Të tjerë argumentojnë se psikologjia e edukimit është një disiplinë e veçantë, me teoritë, metodat kërkimore, problemet dhe teknologjitë e saj. Sipas kësaj pikëpamjeje, që në përgjithësi pranohet sot, psikologjia e edukimit merret së pari me:
1) Të kuptuarit e procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit.
2) Rrugët e zhvillimit të këtyre proceseve.
Psikologët e edukimit zbatojnë njohuritë e fushave të tjera dhe gjithashtu krijojnë njohuri të reja. Ata perdorin metodat e pergjithshme shkencore dhe zhvillojnë metodat e veta. Ata ekzaminojnë dhe studiojnë të nxënit dhe mësimdhënien në laboratore, çerdhe, shkolla, universitete, ushtri, polici, industri dhe në shumë vende të tjera. Pavarësisht nga situata apo subjekti në studim, psikologët e edukimit merren veçanerisht me zbatimin e njohurive të tyre ne përmirësimin e mësimdhënies dhe të të nxënit.
Psikologjia e edukimit nuk është e kushtëzuar vetëm nga laboratori; ajo është e lidhur ngushtë me ç’ka ndodh kudo ku njerëzit mësojnë.
Psikologët e edukimit dallojnë prerë të nxënët dhe mësimdhënien.
Gjithçka që dimë mbi procesin e të nxenit bazohet në kërkimet laboratorike të kontrolluara. Por njohuritë se si mësojnë njerëzit në mjediset e kontrolluara të një laboratori nuk na tregojnë se si duhet t’u japirn mësim në situatat shpesh të paparashikuara në klasë. Teorite dhe metodat e mësimdhënies, të cilat bazohen ne teorite e të nxënit, duhet të jenë të ekzaminuara dhe te testuara jashtë laboratorit. Studimi i mënyrës së të nxënit të njerëzve është vetëm gjysrna e ekuacionit. Gjysma tjetër është të studiojmë si t’i mësojmë ata, dmth., evidentimi i rrugëve të efektshmë per t’i mësuar ata. Psikologet e edukimit i bëjnë të dyja këto.
Përqëndrimi në të nxënët. Fëmijët shkojnë ne shkolle për të mësuar. Nëse ata nuk mësojnë, shkollimi nuk është i përshtatshëm për ta, pra nuk plotësohen kërkesat e tyre. Moshat e reja kanë aftësi natyrale për të nxënë. Ata mesojnë shumë shpejt në mjedisin e tyre natyror. Ata mësojnë njohuri. Ata mësojnë njohuri për natyrën dhe shkencat e saj, histori, gjeografi dhe iëndë të tjera. Mësimi është i organizuar në menyrë të tille që ata të mësojnë lëndët me synimin qe t’i përshtatin ato në jetën e mëvonshme. Me këtë synim afatgjatë dhe me një strukturë abstrakte, mësimi në shkollë nuk është i gjithë i natyrshëm.
Për t’u bërë i tillë, femijët duhet të zotërojnë me shumë se sa këto aftësi natyrore. Ata kanë nevojë të mësojnë se si të nxënë dhe mënyrën se si të drejtojnë të menduarit për të nxënë.
Proceset e të nxënit janë të ndryshme. Secili prej tyre ka nje rol të rëndësishëm në përvetësimin e njohurive dhe të vlerave.
Megjithatë, shkolla, është një vend ku fëmijet marrin mësim, që rrallë i ndeshin në mjedisin e tyre natyror
Përqendrimi në mësimdhënie
Sikurse edhe të nxënit në mjaft drejtime, rnësimdhëriia është nje veprimtari natyrore. Shumë njerëz janë të aftë në kallëzimin, tregimin, përshkrimin dhe shpjegimin e jetës së përditshme. Mësimdhënia jonë e natyrshme përfshin ndërveprimin me një person i cili na bën pyetje dhe seriozisht pret të dijë përgjigjen. Por nuk ka asgje të natyrshme rreth mesimdhenies se lëndëve dhe vlerave për numrin e madh të fëmijëve në një klasë te mbingarkuar. Mjaft nxënës mbase nuk kanë dëshirë të ndodhen atje. Ndoshta ata nuk kanë interes për momentin, psh., të mësojnë për thyesat dhjetore. Ata i drejtojnë interesat në drejtime të tjera, p.sh., të bisedojnë me shokët/et, të luajnë etj. Klasat nuk janë mjedise natyrore të të nxënit. Ato jane krijuar si mjedise per shkollim.
Mësuesit nuk mund të depertojnë në menyrë të drejtperdejtë te mendjet e nxënësve. E vetmja gjë që mund të bëjnë ata është t’i sigurojnë nxënësve përvoja me të cilat ata të ushqejnë mendjet e tyre. Përvoja mund të sigurohet përmes shfaqjes, tregimit dhe formave të ndryshme të punës.
Arti i mësimdhënies është menaxhim i përvojës së nxënësve, më së shumti në klasë, krijon mundësinë e të nxënit.
Menaxhimi i realizimit të të nxënit ka diçka të perbashkët me format e menaxhimit. Menaxherët duhet të kenë objektiva të qartë. Ata duhet të përdorin burime të ndryshme për arritjen e objektivave. Duhet të mbledhin të dhëna për të vezhguar përparimin drejt arritjes së objektivave dhe nëse ky nuk arrihet, ata duhet te rimendojnë dhe të riorganizojnë burimet në nje mënyrë të re. Edhe mësuesi shpesh kryen keto veprime menaxheriale.
Mesimdhënia si menaxhim i pervojes së të nxënit është objekt kryesor i psikologjisë se edukimit.
Në mënyrë të vazhdueshme mësuesi duhet të perqendrohet në percaktimin e qëllimeve të të nxënit dhe të grumbullojë të dhëna rreth tij. Të gjithë menaxheret kanë diçka të përbashkët, por menaxhimi i veçante kërkon njohuri të veçanta. Kështu p.sh, menaxherët për shitjen e mallrave e kanë të nevojshme të folurit me gjeste që lidhet me bleresit, mënyrën e reklamimit të mallit, paketimin etj. Mësuesve si menaxherë u duhen njohuri dhe në të njejtën kohë edhe shprehi të veçanta për të kryer misionin e tyre.
Mësuesit duhet ta kuptojnë materialin që zhvillojnë në mësim. Në të njejtën kohë ata duhet të kenë dhe aftësinë e kombinimit të lëndës me materialet e lidhura me të. Librat, materialet didaktike, pamje që nga fotografitë deri te pamjet filmike e kompjuterike dhe vizitat që bëjnë me nxënësit për të kuptuar në mënyrë të plotë lëndën. Pra te gjitha keto krijojne besim, perparesi, motivacion dhe shprese per te arthmen, me dije teorike te qendrushme dhe shprehi te vetedijshme praktike.