HomeArtikujKompleksetRrjetet sociale dhe ankthi social
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Rrjetet sociale dhe ankthi social

“Të gjithë ju shohin, por pak ju njohin”, shprehej Makiaveli 5 shekuj më parë, ndonëse nuk kishte profil në Facebook. Nevoja për vlerësim është bërë trendi i kohërave të sotme. Gjithçka thërret, kërkim për vëmendje: që nga veprat e Artit, trendet e modës së veshjeve, trendet muzikore, trendet kinematografike, trendet e romancave moderne  e deri tek veprat kriminale që dëgjojmë çdo ditë, dhuna, vrasjet e vetëvrasjet…

 

Çfarë ndodh nëse nuk marrim vlerësimin e vëmendjen që kërkojmë? Ndjenja të dështimit dhe inferioritetit na pushtojnë e na bëjnë të ndihemi të vegjël aq shumë sa diskutojmë ekzistencën tonë. Atëherë çështja kthehet në një diskutim tjetër: çfarë lloj vëmendjeje kërkojmë?

Qenia njerëzore ka shumë nevoja, nga ato baziket e deri tek nevojat psikologjike e vetpërmbushëse.

Pasi përmbushim nevojat për t’u ushqyer, nevojat për t’u ndjerë të sigurtë përmes sigurimit të një pune dhe një shtëpie që na garantojnë sigurinë financiare, personale, shëndetësore e emocionale, nevojat për përkatësi dhe për t’u ndjerë të pranuar bëhen domosdoshmëri për motivimin tonë: duam të kemi miq, një partner e të jemi pjesë e një grupi.

Kur nevojat e mësipërme përmbushen, nevojat  njerëzore orientohen në kërkim të vlerësimit. Në këtë pikë, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të fituar respektin dhe vlerësimin e të tjerëve. Duam që arritjet tona të njihen e vlerësohen, duam vlerësimet për to.

Disa madje, paguajnë për të marrë këtë vlerësim. Me hir apo pa hir, shumica sot kërkon vlerësim… por a blihet Respekti dhe Vlerësimi i vërtetë? Ata që “e blejnë” e dinë shumë mirë që nuk mund të blihet, çka i bën të ndihen keq me veten e tyre, brenda vetes së tyre, sepse mund të mashtrosh ndoshta gjithkënd por veten nuk e mashtron dot.

Fillimisht kemi nevojë për të arritur gjëra dhe më pas duam që përpjekjet tona të njihen. Mënyra sesi si janë realizuar këto arritje (kompromiset e bëra me veten dhe shkelja e vlerave të vërteta të vetes për hir të arritjes së qëllimit) e bëjnë individin të ndjehet larg vetes së tij të vërtetë.

Sa të vërtetë jeni me të tjerët?

Sa të vërtetë jeni ju në profilet sociale?

Abraham Maslow foli për këto nevoja që orientojnë njeriun gjatë jetës përgjatë zhvillimit psikologjik individual që më 1943, në Teorinë e tij të Motivimit Njerëzor duke paraqitur Hirearkinë e Nevojave njerëzore.

Nevoja njerëzore për t’i përkitur një grupi dhe për t’u ndjerë të pranuar mes grupeve shoqërore, pavarësisht nëse këto grupe janë të mëdha apo të vogla janë domosdoshmëri dhe universale sipas tij.

Përfshirja në grupe (tashmë dhe virtuale) si: klube, bashkëpunëtorë, grupe fetare, organizata profesionale, ekipe sportive, grupe muzikore dhe komunitete në internet, si dhe përkatësia me anëtarët e familjes, partnerët intimë, mentorët, kolegët dhe të besuarit, tregojnë nevojën njerëzore që duan të duan dhe të ndjehen se duhen – si seksualisht ashtu edhe joseksualisht – nga të tjerët. Në terma makro, nevoja e përkatësisë së një individi shihet dhe në nevojën e përkatësisë së një kombi, të jesh anëtar i një kombi. Përkatësia përmbush nevojat për vlerësim, të cilën e kërkojmë aq shumë përmes vëmendjes.

Shumë njerëz bëhen të ndjeshëm ndaj vetmisë, ankthit social dhe depresionit klinik në mungesë të këtij elementi dashurie ose përkatësie. Privimi i kësaj nevoje ekzistenciale e të domosdoshme i çon shumë njerëz në probleme të shumta psikologjike: depresion, agresion sjellor, obezitet, anoreksi, abuzim me substancat narkotike e alkoolike e simptoma të tjera patologjike mendore e fiziologjike.

Përmbushja e kësaj nevoje dhe marrja e pranimit dhe vlerësimit i ndihmon njerëzit të kenë vetëvlerësim më të lartë dhe të jenë më të sigurt me veten dhe me të tjerët.

Përkatësia, si nevojë, nënkupton marrjen e vëmendjes pozitive nga njerëzit që ju njohin mirë duke theksuar rëndësinë e një vëmendjeje cilësore e të vlefshme kundrejt një vëmendjeje sipërfaqësore.

 

Sa cilësore është vëmendja në rrjetet sociale?

Por duhet kuptuar se ky opinion merr vlerë nëse kalojnë shumë kohë me ty. Nëse individi ndihet i pranuar për arsye të rreme atëherë ky fakt krijon ankth ekzistencial. Në këtë aspekt, të qenit vetvetja merr e jep vlerë cilësore për t’u ndjerë mirë e njëkohësisht përmbush cilësisht nevojat tona për përkatësi e vlerësim.

“Gjithkush sheh atë që është e dukshme, pakkush e përjeton atë që në të vërtetë je.” Makiaveli

 

Të fundit