Një psikolog i mirë mund të na tregojë se si të merremi më shumë vështirësi të cilat na dalin gjatë rrugës në jetë. Disa profesionistë jo vetëm që ndihmojnë klientët, por edhe i ndajnë këshillat e tyre online. Për shembull, psikologu Anton Shutov përdor llogarinë e tij në Twitter për të shpërndarë shumë gjëra të rëndësishme dhe diturinë që ka përfituar me vite praktikë.
Disa këshilla të dobishme
- Stresi nuk është vetëm armiku jonë, por edhe aleati. Nëse një person nuk ka stress në jetë dhe ndihet shumë rehat, fillojnë të mërzitën, dhe energjia e tyre shkon në zero, gjë e cila çon në depresion. Një sasi e vogël stresi na mban aktivë.
- Ndalu për një moment dhe merr frymë thellë. Pastaj, nxirre frymën jashtë ngadalë. Kur merr frymë ngadalë, relaksohesh, dhe oksigjeni lëviz lehtësisht në gjakund tënd. Gjithashtu na ndihmon të fokusohemi më shumë në gjërat e rëndësishme, redukton nivelin e stresit, dhe na kthen në të tashmen.
- Në mënyrë që të rrisim ndërgjegjen dhe të ndihemi më prezentë, psikologët rekomandojnë të provojmë sa më shumë gjëra të reja: orë mësimi të reja, rrugë të reja ecjeje, tema të reja bisedash, ushqime të reja, hobi të ri, etj. Kjo përmirëson ndërgjegjen tonë dhe na bën më të fortë.
- Nëse je duke u ballafaquar me tradhëti, kujto një gjë të rëndësishme dhe ndoshta pak të parehatshme: tradhëtia funksionon vetëm në një drejtim. E ndjen vetëm personi i tradhtuar, tradhëtuesi nuk e kupton. Mos u mundo t’ia shpjegosh, është e kotë.
- Nëse po mundohet të marrësh një vendim dhe je plot ide, ndalo kërkimin, dhe bëj diçka tjetër. Analiza e opsioneve të ndryshme nuk do ndalojë, thjesht do bëhet më e thelle, e më e thellë, deri sa të shkojë në të pandërgjegjshmen tënde. Dhe aty do gjesh përgjigjen.
- Nëse je një person kreativ, mos harro që vetmia është diçka që të duhet. Të mos komunikosh me askë për një periuhë të caktuar, qetësia, të bën të analizosh gjërat brendësisht dhe më fuqishëm. Të gjitha idetë e mira lindin në këto kohë. Kështu që, rri vetëm më shpesh.
- Nëse po viziton një psikolog, mos i trego për të gjitha temat që të shqetësojnë. Zgjidh më të rëndësishmen dhe fillo aty. Një temë – një seancë. Është e mundur që pasi të merresh me një temë ashtu si duhet, do fillosh t’i shohësh të tjerat me një sy tjetër.
- Ndonjëherë, tendenca jonë për të analizuar gjithçka është armiku ynë më i madh. Aftësia për të fikur trurin është një aftësi e nevojshme. Nëse po bën diçka të rrezikshme, mos konsidero rrezikun. Rreziku i dështimit rritet shumë kur jemi të frikësuar.
Si të njohim veten dhe të tjerët më mirë
- Njerëzit besojnë që kur dikush është duke lëvizur këmbën shumë shpejt, është nervoz. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Shpesh ndodh për shkak se personi dëshiron të ndryshojë aktivitet ose do që njerëzit të bëjnë një gjë më shpejt.
- Nëse je vetëm në rruge dhe sheh një grup qensh, ekziston një mundësi e madhe që do të të sulmojnë. Kjo sepse duan të praktikojnë aftësitë e tyre të sulmit në një person të vetmuar dhe duan t’ua mësojnë këtë aftësi të vegjëlve të tyre. Njerëzit e bëjnë të njejtën gjë, dhe quhet bullizëm.
- Kur një person prek hundën kur është duke folur, nuk do të thotë që janë duke gënjyer, thjesht duan të vendosin një kufi mes gojës dhe personit me të cilin po flasin. Do të thotë që po ndihen të pasigurtë.