Konsiderohet nga shumëkush si sëmundja e shekullit, edhe pse pak njerëz e njohin dhe e dallojnë atë: po flasim për sindromën e piedestalit.
Ekziston një vijë shumë e hollë që ndan vetëvlerësimin dhe mendjemadhësinë, shkelja e saj mund të çojë në sindromën e piedestalit, sëmundje që i bën njerëzit të ndjehen thuajse një hyjni, kur në realitet, mbase, ata nuk janë askush.
Të kesh një vetëvlerësim të lartë është sigurisht një avantazh, problemi lind kur nga ky besim e vendosim veten në një piedestal dhe mbetemi duke besuar se jemi më të mirë se gjithçka dhe të gjithë.
Si të gjitha gjërat në jetë, teprimet kurrë nuk çojnë në ndonjë gjë të mirë. Kjo është arsyeja pse një vetëvlerësim i tepruar i shoqëruar nga bindja se je më lart se të tjerët, mund të çojë në atë që quhet sëmundja e shekullit.
Ne duhet të marrim shembuj nga njerëz të përulur, ata na mësojnë se mund të besojmë në veten tonë pa shkelur ose gjykuar të tjerët.
Të hipësh në një piedestal dhe të qëndrosh atje mund të krijojnë probleme serioze në marrëdhëniet personale sepse ata që janë të bindur se janë më të mirë, do të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme duke gjykuar gjithmonë punën e të tjerëve.
Njerëzit që tregojnë veprimet dhe aftësitë e tyre kurrë nuk do të jenë në gjendje të shohin përtej hundës së tyre dhe ditët e tyre gjithmonë do të shënohen me gjykim ndaj të tjerëve sepse askush nuk do të jetë më si ata.
Nderimi i vetvetes çon në bindjen se je më mirë përtej asaj që është reale dhe asaj që bën. Objektiviteti i lë vendin supozimit të të qenit më mirë pavarësisht nga gjithçka.
Njerëzit me sindromën e piedestalit mund të jenë të këndshëm gjatë takimeve të para, në fund të fundit, të kesh të bësh me dikë që beson në veten e tij mund të jetë një stimul. Por një marrëdhënie e tillë në planin afatgjatë është negative dhe përkeqësohet sepse këta individë gjithmonë i shohin të tjerët nga lart poshtë.
Nga piedestali gjithçka duket më bukur sepse asgjë nuk e krahasojnë me imazhin e vet. Zbritja nuk është aspak e lehtë por vjen një ditë kur këta njerëz do të duhet të përbalen me realitetin dhe mund të mos jetë e këndshme.