Definicioni i një introverti është dikush që preferon qetësi, hapësira me stimulime të pakta mentale. Introvertët ndihen të lodhur apo të mërzitur kur qëndrojnë në mesin e shumë njerëzve, por duke qëndruar vetëm arrijnë të kthejnë energjinë e tyre.
Të jesh një introvert është krejtësisht normale. Pavarësisht së çfarë thonë të tjerët, të jesh introvert nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull me ty. Gjithashtu nuk është gjë e rrallë, 30 deri 50 përqind e popullatës janë introvertë. Kjo do të thotë çdo i treti person që ti njeh është introvert.
Edhe nëse ti nuk je introvert, mund të jesh i/e martuar me një, apo punon me një introvert së bashku. Apo shumë nga shokët/shoqet e tua janë introvertë.
Aktualisht, është duke filluar një revolucion nga introvertët ngadalë njerëzit po mësojnë çka janë introvertët. Ata kanë filluar të pranohen nga e gjithë bota. Por në mënyrë që bota të pranojë njerëzit më “ndryshe” duhet të fillojmë të shpërndajmë me tepër dituri rreth kësaj qështje. Çfarë janë introvertët dhe extrovertët dhe pse është me rëndësi që kjo të jetë e njohur për të gjithë.
Çka to të thotë të jesh një introvert?
Definicioni me i shpeshtë është që një introvert është dikush që humb energji duke qëndruar në rrethe të gjera shoqërore. Por të jesh introvert do të thotë shume me shume së vetëm kaq.
Të gjithë janë lindur me një temperament të veçantë, një mënyrë së si dëshiron të veprosh me botën. Introvertët dhe extrovertët janë të ashtuquajtura temperamente, vetëm një mënyrë të përballesh me jetën dhe gjerat në të. Të jesh introvert apo extrovert është kryesisht e përcaktuar nga gjenet e juaja, që do të thotë thjesht je lindur ashtu. Por pavarësisht kësaj në jemi gjithashtu të ndikuar nga eksperiencat tona. Nëse mënyra jote e qetë, mendimtare është ndikuar nga prindërit dhe edukata jote, kjo to të thotë që je rritur me vetëbesim ndaj të qenët introvert. Por në të kundërtën sikur shumë introvertë të tjerë nëse ke qenë i/e keqtrajtuar sepse ke qenë me “ndryshe”, ti mund të kesh fituar një frikë nga shoqërimi. Por mos ke frikë ne jemi këtu për të treguar se ti nuk je “ndryshe” sepse shume të tjerë janë po ashtu sikur ti.
Patjetër që jo të gjithë introvertët janë të njëjtë, shumë introvertë kanë nevojë vetëm për pak qëndrim në vetmi, ndërsa shumë të tjerë me shumë. Disa introvertë mund të qëndrojnë me gjatë në prani të shumë njerëzve dhe disa të tjerë jo aq shumë. Është ndryshe për shume introvertë por shumica janë diku në mes.
Në artikujt në vazhdim do të flas edhe me shumë rreth miteve që njerëzit kanë ndaj introverteve dhe çka është e vërtetë dhe çka është komplet koncept i gabuar.