HomeFokusTELEPATIA
spot_img

Artikuj të ngjashëm

TELEPATIA

 

Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele”- largësi dha “pathe”- ndjeshmëri. Themeluesi i saj është F. Majers, një ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike më 1882. Shembuj tipik te telepatise mund ti hasim kur bie telefoni dhe kemi ndjesine se e dime kush po merr, shohim ne enderr nje aksident dhe ai ndodh nje dite me pas, jemi ne nje situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare. Keto dhe shume pervoja te tjera “misterioze” i perjetojme ne jeten tone te perditshme. Shikimi, degjimi, prekja, shija dhe nuhatja, janë shqisat qe i njohim mire por pikepytjet e medha dalin kur flitet për nje shqise te gjashte, te cilen disa mohojne ta kene, te tjere thone se e zoterojne e te tjere e cilesojne si legjende Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësin e emetimit të neuro-rrezeve, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht dhe shpirtërisht, siç janë binjakët, nëna dhe fëmija, motra e vëllai, burri e gruaja etj. Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin e formimit të mardhënieve midis prindit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike dhe këto janë posaçërisht të theksuara në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk di të flasë. Gjithashtu, gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur vdes i dashuri i tyre, në mënyrë të ndryshme e ndjejnë këtë. Në popull këto quhen “isharete” (arab, isara- shenjë)

Shqisa e gjashte ndodhet ne nje pjese te trurit qe na ndihmon ne zgjidhjet e rendesishme duke gjetur nje rruge te ndermjetme ndermjet arsyes dhe ndjenjes. Shqisa e 6 -te ekziston dhe ndodhet ne tru midis dy hemisferave. Kjo pjese e trurit është si nje sistem alarmi qe na paralajmeron kur do te ndodhe dicka. Gjithcka funksionon si nje qark qe na jep informacione ne menyre te tille qe ne te arrijme te mendojme dhe te veprojme ne varesi te situates. Ky zbulim është bere dy vjet me pare nga dy shkencetare te Washington University ne St. Louis. Nuk mund te mohohet se gjithkujt i ka ndodhur te pakten nje here ne jete qe te kete marre nje vendim te rendesishem pa u menduar gjate, ky veprim ka ardhur ne menyre intuitive. Duke eksploruar trurin shume studiues kane gjetur prova te cilat vertetojne se individet kane ne tru aftesi qe nuk i njohin. Pa dijenine tone, truri mbledh informacione te cilat ne nje momente te caktuara vijne ne ndihme. Kjo cilesohet si intuite e krijuar nga pervoja jetesore. Veprimi i papritur i shqises se gjashte, është nje faktor i rendesishem ne mbijetesen e mendjes se njeriut dhe mundesise për te mundur nje kompjuter fale intuites, parandjenjes ose shqises se gjashte.

Ne aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistences se shqises se gjashte mund te sjelle shpjegime mbi sjelljet jonormale te disa individeve te cilet deri me sot janë pare dhe trajtuar si te semure mendore. Sipas zbulimit te bere jeta individe anomali ne sensin e gjashte dhe për pasoje vuajne nga shqetesime mendore, kane halucinacione dhe shumicen e kohes janë ne gjendje paniku.

Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë me frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trurin e pranuesit deshifrohen. Zbulimi i një numri të madh grimcash elementare në fizikën atomike kishte rëndësi dhe për psikotronikën. Kështu, A. Kestler në veprën “Rrënjet e koincidencës” solli mendimin e disa fizikantëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur “psitron”, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtshqisore. Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.

Previous article
Next article

Të fundit