HomeFokus Tipi INFP
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Tipi INFP

Nryshe njihet edhe si NDËRMJETËSUESI

 

Personalitetet INFP janë idealistë të vërtetë, gjithmonë duke kërkuar për një grimcë mirësie madje edhe në njerëzit dhe ngjarjet më të këqija, duke kërkuar për mënyra se si ti bëjnë gjërat më mirë. Përderisa mund të duken të qetë, të rezervuar e madje edhe të turpshëm, INFP-të kane një pasion të brendshëm që mund të shkëlqej vërtetë. Pasiqë përbëjnë vetëm 4% përqind të popullësisë, rreziku që të ndjehen të pakuptuar është fatkeqësisht i lartë për këtë tip personaliteti- por kur të gjejnë njerëz që mendojnë si ta, harmonia që ata ndjejnë do të jetë një burim kënaqësie dhe inspirimi.

Duke qenë pjesë e grupit të personalitetit Diplomatë, INFP-të udhëhiqen nga parimet e tyre e jo nga logjika (Analists), ngazëllimi (Explorers) ose të qenët praktik (Sentinels). Kur vendosin të bëjnë ndonjë veprim, ata do të bazohen në nderin, bukurinë, moralin dhe virtytin- INFP-të udhëhiqen nga synimet e tyre e jo nga shpërblimet dhe ndëshkimet. Njerëzit që kanë këtë lloj personaliteti me të drejtë janë krenarë për këtë cilësi, por jo çdokush i kupton qëllimet prapa këtyre ndjenjave dhe kjo mund t’i çoj në izolim.

Ne e dimë se kush jemi por jo çfarë mund të bëhemi

Këto cilësi u mundësojnë INFP-ve të komunikojnë thellësisht me të tjerët, të flasin lehtë  me metafora dhe parabola dhe të kuptojnë dhe krijojnë simbole për të shprehur këto ide. Fuqia e këtij stili intuitiv komunikimi huazohet në vepra kreative, dhe nuk është për t’u habitur pse INFP-të më të famshëm janë poetë, shkrimtarë dhe aktorë. Është e rëndësishme për INFP-të të kuptojnë vetveten dhe vendin e tyre në botë në mënyrë që t’i eksplorojnë këto ide duke pasqyruar veten në punën e tyre.

INFP-të kanë talent për ta shprehur veten, duke shfaqur bukurinë dhe sekretet e tyre nëpërmjet metaforave dhe karaktereve fiktive.

Aftësia e INFP-ve me gjuhën nuk ndalet vetëm në gjuhën amtare, njëjtë si me shumicën e njerëzve që kanë personalitetin Diplomat, ata konsiderohen të talentuar kur vjen fjala për të mësuar një gjuhë të dytë të huaj (apo të tretë). Ky talent për komunikim huazohet gjithashtu edhe në dëshirën e INFP-ve për harmoni, temë që përsëritet tek gjithë Diplomatët dhe u ndihmon të ecin para gjatë kohës që gjejnë profesionin e tyre.

 

Dëgjojnë shumë e flasin më pak

Sidoqoftë, për dallim nga kushërinjtë  e tyre ekstrovertë, INFP-të do të përqendrojnë vëmendjen e tyre në vetëm pak persona, në vetëm një kauzë të vlefshme- të shpërndarë në shumë gjëra, ata do të mbesin pa energji e madje bëhen të hidhëruar e të trullosur nga gjithë ato të këqija në botë që nuk mund t’i rregullojnë. Kjo është gjë e mërzitshme për shokët e INFP-ve të cilët varen nga pikëpamjet e tyre optimiste. Nëse nuk tregohen të kujdesshëm, INFP-të mund ta humbasin veten në kërkim të së mirës dhe të neglizhojnë kujdesjen e përditshme që jeta kërkon. INFP-të shpesh zhyten në mendime të thella, duke shijuar meditimet hipotetike dhe filozofike më shumë se asnjë personalitet tjetër. Nëse nuk kontrollohen, ata do të fillojnë ta humbasin veten, duke u tërhequr në “zakonin e vetmitarit” dhe do ju merr shumë energji shokëve dhe partnerëve të tyre për t’i kthyer në botën e vërtetë.’

Fatmirësisht, si lulet në pranverë – dashuria, kreativiteti, altruizmi dhe idealizmi INFP-ve gjithmonë do të kthehet duke i shpërblyer ata dhe të dashuritë e tyre ndoshta jo me logjikë, por me një pikëpamje të botës që inspiron dhembshuri, mirësi dhe bukuri kudo që shkojnë.

Pikat e forta dhe të dobëta të INFP-ve

Pikat e forta të INFP-ve

Idealistë – shokët dhe të afërmit e INFP-ve do t’i admirojnë dhe të varen prej tyre për optimizmin që ata kanë. Besimi i palëkundër se të gjithë njerëzit janë nga natyra të mirë, ndoshta thjesht të keqkuptuar, qon në një qëndrim shumë rezistent të pabesueshëm në përballimin e vështirësive.

Kërkojnë dhe vlerësojnë harmoninë- Njerëzit me personalitetin INFP nuk kanë interes në të pasurit fuqi mbi të tjerët, dhe aspak nuk u interesojnë qëndrimet dominuese. Ata preferojnë një qasje më demokratike dhe punojnë shumë për të siguruar që çdo zë dhe çdo perspektivë dëgjohet.

Mendjehapur dhe elastik– INFP-të besojnë se ne duhet t’i tolerojmë mendimet e sjelljet e të tjerëve në mënyrë që ata të tolerojnë tonat dhe nuk e pëlqejnë të jenë të kufizuar me rregulla. Ata besojnë që një fakt duhet të konsiderohet si i vërtetë nëse nuk është provuar e kundërta dhe për aq kohë sa parimet dhe idetë e tyre nuk janë kundërshtuar, ata do ta përkrahin të drejtën e të tjerëve për të bërë çfarëdo që e konsiderojnë si të drejtë.

Shumë kreativ- INFP-të kombinojnë natyrën e tyre intuitive me mendjen e tyre të hapur për t’i lejuar t’i shohin gjërat prej prespektivave të pazakonta. Nuk është për tu habitur pse ata janë poetë dhe autorë të famshëm pasiqë kanë aftësinë t’i bashkojnë shumë gjëra me pamje të ndryshme në një temë të njejtë.

Pasionantë dhe energjik- kur diçka pushton imagjinatën e INFP-ve dhe përshtatet me besimet e tyre, ata jepen të tërë pas saj, duke ia dedikuar kohën, energjinë, mendimet dhe emocionet projektit. Turpi i tyre i mban larg skenës, por ata janë të parët që dalin vullnetar për të ndihmuar aty ku ka nevojë.

Të përkushtuar dhe punëtorë– kur të tjerët duke u përqëndruar në sfidat e momentit mund të dorëzohen- INFP-të  kanë përparësinë e largpamësisë së tyre për t’i ndihmuar gjatë kësaj kohe. Fakti që dinë se ajo çfarë ata po bëjnë është me kuptim u jep njerëzve me këtë lloj personaliteti një ndjenjë qëllimi e madje edhe guximi kur është fjala për të realizur atë në të cilën besojnë.

Dobësitë e INFP-ve

Shumë idealist– INFP-të janë aq idealist sa që shpesh e çojnë veten drejt zhgënjimit kur në botë ndodhin vazhdimisht gjëra të këqija. Kjo është e vërtetë edhe në aspektin personal pasiqë INFP-të mund t’i idealizojnë shume partnerët e tyre e madje edhe t’i hyjnizojnë duke harruar se askush nuk është i përkryer.

Shumë altruist– INFP-të shpesh e shohin veten si egoist por vetëm shkaku që duan të japin shumë më tepër se që janë në gjendje. Kjo shëndrrohet në një profeci vetëpërmbushëse gjatë kohës që ata i përshkushtohen një kauze apo një personi duke i bërë të harrojnë të kujdesen për nevojat e personave tjerë në jetën e tyre, veçanërisht vetvetes.

Jopraktik– kur diçka pushton imagjinatën e INFP-ve, ata mund të neglizhojnë çështjet praktike siç janë mirëmbajtja e përditshme dhe kënaqësitë e thjeshta. Nganjëherë njerëzit me personalitetin INFP do ta marrin aq seriozisht asketizmin sa të neglizhojnë ushqimin dhe pijen gjatë kohës që ndjekin pasionin apo kauzën e tyre.

Nuk pëlqejnë të merren me të dhëna– INFP-të janë shpesh shumë të fokusuar me gjërat e mëdha sa që harrojnë që pylli krijohet nga pemë të veçanta. INFP-të janë në harmoni me emocionet e moralin e tyre dhe mund të jetë një sfidë e vërtetë për ta kur faktet dhe të dhënat kundërshtojnë idealet e tyre.

I marrin gjërat afër zemrës– INFP-të shpesh marrin sfidat dhe kritikat shumë personalisht në vend se t’i marrin si inspirim për të rivlerësuar pozitat e tyre. Duke u shmangur konfliktit sa më shumë që është e mundur, INFP-të do të shpenzojnë shumë kohë dhe energji duke u munduar të vendosin parimet e tyre dhe kritikën në një vend që i kënaq të gjithë.

Vështirë t’i njohësh– INFP-të janë personal, të rezervuar dhe të turpshëm. Kjo i bën ata jashtëzakonisht të vështirë për t’i njohur dhe nevoja për këto cilësi kontribon në ndjenjën e fajit që ata shpesh ndjejnë se nuk u japin personave që i duan më shumë mundësi t’i njohin.

Lidhjet e INFP-ve

INFP-të janë ëndërrimtarë dhe në kërkim të lidhjes së përkryer, kjo është cilësia që shfaqet më së shumti tek ta. Gjithmonë imagjinar, INFP-të ëndërrojnë për lidhjen e përkryer, duke formuar një model të përkryer të një personi i cili është shpirti i tyre binjak dhe duke menduar e ripërsëritur skenarë në mendjen e tyre se si do të ndodhin gjërat. Ky është një rol që askush nuk mund ta përmbush dhe njerëzit me personalitetin INFP duhet ta kuptojnë se askush nuk është i përkryer dhe se lidhjet nuk bien nga qielli- ato duan kompromis, kuptim dhe përpjekje.

Duaji të gjithë, besoju pak njerëzve, mos i bëj keq askujt

Fatmirësisht këto janë cilësitë për të cilat INFP-të jane të njohur dhe përderisa mund të jetë vështirë ta ndajnë fantazinë e kahmotshme nga realiteti, prirja e INFP-ve për të përqëndruar vëmendjen e tyre në vetëm pak njerëz nënkupton që ata do t’i qasen nje lidhjeje të re me gjithë zemrën si dhe me një ndjenjë të natyrshme të dobisë, përkushtimin dhe besimit.

INFP-të ndajnë besimin e sinqertë në idenë e lidhjeve- se dy njerëz mund të bëhen bashkë dhe të bëjnë njëri tjetrin më të mirë dhe më të lumtur sesa që ishin vetëm dhe do të bëjnë përpjekje të mëdha të shfaqin përkrahjen dhe dashurinë në mënyrë që të bëjnë këtë ideal realitet.

Sidoqoftë INFP-të nuk e kanë me nxitim -në fund të fundit ata janë Kërkues (P) dhe gati çdo herë janë duke kërkuar ose të krijojnë një idhje të re ose të përmirsojnë një lidhje ekzistuese- duhen të jenë të sigurt që kanë gjetur dikë të përshtatshëm. Në fillim të lidhjes, INFP-të zakonisht do të fillojnë me një stuhi krahasimesh, duke eksploruar të gjitha gjërat në të cilat i dashuri i tanishëm përshtatet me të dashurin ideal që ata e kanë imagjinuar. Kjo mund të jetë një sfidë për partnerin e ri pasiqë jo të gjithë mund të shtyhen me imagjinatën e pasur dhe normat morale të INFP-ve- nëse mospërputhja dhe konflikti për këtë nxitim rritet, lidhja mund të përfundoj shpejt dhe sipas gjitha gjasave t’i lërë  INFP-të duke psherëtirë se “nuk ishte e shkruar”.

Gjatë kohës që lidhja fillon të bëhet më serioze, INFP-të do tregojnë që janë pasionantë, romantikë të pashpresë përderisa ende vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e partnerit. INFP-të nuk nguten, ata mundohen t’i kuptojnë personat që kanë rëndësi për ta, ndërsa në të njëjtën kohë u ndihmojnë të mësojnë, rriten dhe ndryshojnë. Por përderisa qëllimi i tyre është i mirë, jo të gjithë e vlerësojnë që gjithmonë të të thonë se duhet të përmirsohesh- ose, nëse e shikojmë në anën tjetër, se ata nuk janë të mirë mjaftueshëm. INFP-të do të ndjehen të tmerruar kur ta kuptojnë që qëllimet e tyre janë interpretuar në këtë mënyrë. Është rrezik i vërtetë nëse edhe partneri u ikë konflikteve njëjtë si INFP-të, kjo mund të zihet në vete për disa kohë para se të shpërthej, e atëherë do të jetë vonë për tu rregulluar.

Më mirë tre orë përpara se sa një minutë me vonesë

Ky mospëlqim i konfliktit-përderisa kontribon shumë në stabilitetin e lidhjes nëse bëhet në mënyrën e duhur- është mesa duket cilësia e INFP-ve në të cilën ata duhet të punojnë urgjentisht. Mes ndjeshmërisë dhe imagjinatës së tyre INFP-të priren të marrin personalisht  madje edhe deklaratat dhe faktet objektive, lexojnë në to tema dhe pasoja të ekzagjëruara dhe nganjëherë përgjigjen sikur këto komente janë metafora të planifikuara për të kërcënuar themelet e parimeve të tyre. Natyrisht kjo është shumicën e herave një reagim i panevojshëm dhe INFP-të duhet të përqëndrohen në përmirësimin e aftësisë së tyre për t’u përgjigjur krikave me një objektivitet të qetë më shumë sesa me akuza të paarsyeshme dhe faj. Megjithatë ajo është më e keqja e tyre- INFP-të bëjnë çdo gjë që munden të jenë partnerët ideal, duke qëndruar besnik ndaj vetes dhe duke inkurajuar partnerët e tyre të bëjnë të njejtën gjë. INFP-të nuk nguten për të qenë fizikisht intim në mënyrë që të njohin partnerin, duke përdorur kreativitetin e tyre për të kuptuar dëshirat dhe nevojat dhe tu përshtaten atyre. Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë zemergjerë në dashurinë e tyre, me një preferencë të qartë për të vendosur kënaqësinë e partnerit si të parën- kur të dinë që partnerët e tyre janë të kënaqur atëherë INFP-të do të ndjejnë kënaqësinë e vërtetë.

INFP-të si shokë

INFP-të kanë pak miq të vërtetë, por ata që i përmbushin standartet zakonisht janë shokë për jetë. Sfida është tek shumë dualitete që ky tip fsheh kur është fjala për të qenë të shoqërueshëm- INFP-të vuajnë për thellësinë e të kuptuarit e përbashkët njerëzor, por lodhen lehtë në situata shoqërore; ata janë të shkëlqyeshëm në të lexuarit e ndjenjave dhe motivimeve të të tjerëve, por nuk janë të gatshëm t’i japin të tjerëve të njëjtin depërtim në ta- është sikur INFP-të pëlqejnë idenë e kontaktit njerëzor, po jo realitetin e kontaktit shoqëror.

Sa të varfër janë ata që s’kanë durim

Një shoqëri me një ESTJ, e udhëhequr nga konventat shoqërore dhe pjesëmarrje në komunitet, do të ishte shumë kundërthënëse- edhe pse INFP-të mund ta shohin idenë e të qenët bashkë me një një person të kundërt me ta si mjaft tërheqëse sa t’i tejkaloj sfidat praktike të një shoqërie të tillë.

Pëfundimisht, idetë si “shoku i shokut tim është edhe shoku im” nuk çojnë peshë tek INFP-të. Shoqëritë fitohen me meritë, me anë të respektitit intuitiv që INFP-të kanë për personat të cilët kanë parime dhe vlerë të njëjtë, më shumë sesa me lidhje më praktike siç janë me kolegët e punës. Prirja e INFP-ve për të mbrojtur ndjeshmërinë e tyre të brendshme dhe vlerat nga kritikat sidomos nëse janë tipa turbulent, do të thotë se të tjerët nuk do të mund tu afrohen pa bërë përpjekjen e duhur.

Sidoqoftë, nëse INFP-të vendosin të hapen dhe t’i besojnë një personi, kjo do të rezultoj në një shoqëri të fortë dhe të qëndrushme, e zhvilluar nën përkrahjen pasionante dhe idealizmin, mençurinë delikate poetike dhe një nivel të depërtimit emocional që vështirë se gjendet. Shokët e INFP-ve do të shpërblehen me qetësi, ndjeshmëri e thellësi dhe me një dëshirë të pafund për të ndihmuar, mësuar dhe rritur. Por vetëm INFP-të më me vetbesim mund të jenë në gjendje ta mbajnë këtë pamje të jashtme të qetë për kohë të gjatë.

Madje edhe pasi shoqëritë të bëhen të forta e të thella dhe shokët të qetësohen nga një ndjenjë e kuptueshmërisë së dyanshme, cilësitë enigmatike të INFP-ve nuk do të zhduken asnjëherë.

INFP-të gjithmonë do të kenë nevojë të zhduken për një kohë, duke larguar veten nga të tjerët në mënyrë që të rivendosen në qendër te mendjeve dhe ndjenjave të tyre. Shumë shpesh njerëzit me këtë lloj personaliteti do të shfaqen pas kohës së kaluar në vetmi, pasi të kenë ardhur me një vendim të rëndësishëm për të cilin as shokët më të ngushtë nuk ishin në dijeni se po i mundonte, duke shmangur madje edhe mundësinë e marrjes së një lloj përkrahje dhe këshille prej tyre. Mirë apo keq, ky është zakoni i tyre.

INFP-të si prindër

Njerëzit me personalitetin INFP-të janë të prirur që jo vetëm të përpiqen të mësojnë dhe rriten si individë parimorë dhe me moral, por të sjellin njerëz që mendojnë si ta në të njëjtin udhëtim. Në mënyrën e tyre delikate dhe të ndruajtur, INFP-të do të duan t’i çojnë të tjerët përpara, si persona me interesa të njejta- dhe nuk do të kenë mundësi më të mirë për ta bërë këtë se në të qenët prind. Që në fillim, prindërit INFP janë të ngrohtë, të dashur dhe përkrahës dhe përjetojnë kënaqësi të pamasë në habinë e fëmijëve të tyre gjatë kohës që ekplorojnë, mësojnë dhe rriten. Njerëzit me këtë lloj personaliteti do t’i japin fëmijëve të tyre lirinë e nevojshme për t’u bërë këto, duke mbajtur një mendje të hapur dhe lënë fëmijët e tyre të krijojnë ndjenjën e tyre të të kuptuarit. Në të njejtën kohë, prindërit INFP do të mundohen të sigurojnë një sfond të kësaj lirie dhe përjetimi, duke krijuar një set të moralit dhe vlerave që udhëheqin atë liri me një ndjenjë të përgjegjësisë personale.

INFP-të nuk ndalojnë kurrë së inkurajuari fëmijët e tyre të mësojnë dhe të rriten dhe e konsiderojnë detyrë të tyre t’i inspirojnë e motivojnë ata duke përdorur ndjeshmërinë dhe intuitën e tyre në gjuhën e fëmijëve të tyre si dhe duke ua treguar rrugën vetë.

Sidoqoftë, kjo ndjenjë e përgjegjësisë ka një anë më të errët- nëse fëmijët e tyre i kundërshtojnë vlerat morale të prindërve të tyre INFP, kjo nuk do të jetë gjë e thjeshtë. Njerëzit me personalitetin INFP i marrin përgjegjësitë e tyre si prindër shumë seriozisht, më shumë se çdokush tjetër.

Në shumë mënyra, prirja e INFP-ve për të mos shfaqur ato çka kanë brenda mund të jetë përparësi në rritjen e fëmijëve, pasiqë ata janë në gjendje ta paraqesin veten si shembuj të mirë nga jashtë, duke mbrojtur të dashurit e tyre jo vetëm nga nervoza dhe depresioni i rastit, por edhe nga të këqijat më të mëdha në botë. Kjo u ndihmon INFP-ve të demonstrojnë nga jashtë mësimet e moralit që dëshirojnë që fëmijët e tyre t’i përvetësojnë dhe në të njejtën kohë të krijojnë një ndjenjë harmonie në shtëpi.

Dyshimi i përmbajtur quhet fanari i të mençurit

Sfida më e madhe për INFP-të prindër, e sidomos për ata turbulent të cilët kanë më së shumti problem me vetëbesimin, është të vendosin rregulla më praktike dhe të përditshme. INFP-të mund të jenë në gjendje ta bartin vlerën abstrakte të sinqeritetit me një aftësi të jashtëzakonshme, por nuk është e lehtë ta barazosh atë ide me realitetin praktik e të kthyerit në shtëpi të fëmijeve të tyre në kohën kur ata kanë thënë dhe veçanërisht kur këto keqkuptime përfundojnë në konflikt. Në këto situata INFP-të përshtaten më së miri më një partner që është në gjendje të luaj një rol më të ashpër në detyrat administrative, në mënyrë që fëmijët t’ju binden atyre rregullave.

Karrierat e INFP-ve

Për INFP-të është më sfiduese se çdo personalitet tjetër të gjejnë një profesion të kënaqshëm. Edhe pse intelegjent stili mësimit të shumicës së shkollave merr shume vite për të fituar një diplomë dhe ky është një zotim i frikshëm për njerëzit me këtë lloj personaliteti- në të njëjtën kohë, shpeshherë kjo është ajo çfarë kërkohet për tu avancuar në një fushë që ju përshtatet vërtetë. INFP-të shpesh dëshironin që të mund të bënin atë çfarë duan pa stresin dhe ashpërsinë e jetës profesionale.

Pergjigjja e suksesit gjendet në punën që fillon me pasion dhe përkushtim, por që kërkon trajnim në mënyrë që akademia të duket e lidhur për së afërmi më pasionin. Shumë INFP enden në zhgënjim, duke ju dorëzuar përfundimisht nevojave të jetës së përditshme në një punë që nuk ishte për ta. Por del se pavarësisht kërkesave aq të vështira, ekonomia moderne i vlerëson këto karakteristika të tyre: kreativiteti i tyre, pavarësia, dhe nevoja për lidhje të kuptimta me personat që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Është një vend dhe një mënyrë për të gjithë

Ëndrra e parë dhe kryesore e çdo INFP-je gjatë kohës që rritet është të bëhet shkrimtar. Përderisa të shkruajnë roman është zgjidhja tipike, kjo është rrallëherë e arritshme dhe ka shumë zgjidhje tjera të mundshme për INFP-të. Interneti i jep botës mundësinë e blogging dhe punës freelance- gjatë kohës që organizatat zgjerojnë shtrirjen përtej gjuhëve të tyre amtare, ata do fillojnë të varen në INFP-të, me talentin për gjuhë dhe shprehje të shkruara, për të marr përkthimet e tyre dhe t’i mbushin me një ndjenjë bukurie dhe poezie. Organizatat më të vogla do të kenë nevojë më shumë se kurrë të shprehin me elegancë vlerën që ato sjellin tek komunitetet vendore.

Pothuajse çdo qëllim, ide ose fushë mund të përfitoj nga shprehjet e natyrshme dhe me shumë art që INFP-të ofrojnë dhe ata kanë një aftësi të paparë për të zgjedhur se më kë duan të punojnë.

Bukuria e vërtetë qëndron në faktin se kërkon një interes të thellë të cilin njerëzit me personalitetin INFP ndajnë, gjatë kohës që i ndihmojnë kauzës në të cilën besojnë, në mënyrë të pavarur, me shprehje kreative dhe rritje personale dhe e bën këtë të zbatueshme në çdo interes që ekziston. Gjithmonë do të ketë nevojë, e tani më shumë se kurrë, për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve me fjalë të shkruara.

Disa INFP do të preferojnë një prekje akoma më personale, të jenë në gjendje të takohen personalisht me klientët, të shohin që përpjekja e tyre personale ndikon në cilësinë e jetës së tjetrit. Profesionet si terapi me masazh, rehabilitimi fizik, këshillimi, punë sociale, rolet psikologjike e madje edhe ato akademike mund të jenë veçanërisht shpërblyese për INFP-të, të cilët krenohen më përparimin dhe rritjen që ata nxisin. Njerëzit me personalitetin INFP janë të prirur per t’i vendosur interesat e të tjerëve para tyre, por kur një pacient hedh hapin e parë pa ndihmën e askujt pas një rrugë të gjatë të shërimit pas një aksidenti, asgjë s’do të duket më shpërblyese sesa altruizmi i tyre.

INFP-të nuk shkëlqejnë në ambientet nën stres të madh, me ekipe të mëdha dhe ambiente të ngarkuara që i rëndojnë me byrokraci dhe mërzi. INFP-të duhet të jenë në gjendje të punojnë me kreativitet dhe nderim- ata nuk mund të jenë shitës nën trysni të madhe. Të gjesh një profesion që përshtatet me vlerat e INFP-ve, shpeshherë nuk është vetëm çfarë nevojitet por çfarë duhet të bëhet.

INFP-të në vendin e punës

Në vendin e punës, INFP-të e marrin punën dhe profesionin e tyre shumë afër zemrës. Për INFP-të, nëse një gjë nuk ka vlerë atëherë nuk duhet ta bëjmë dhe kjo ndjenjë e moralit në punën e tyre ndikon në gjithçka duke filluar prej mënyrës se si i përgjigjen autoritetit e deri tek mënyra se si e shprehin atë. Edhe pse mënyra se si INFP-të reagojnë varet në pozitën e tyre, ka disa të vërteta themelore rreth asaj se çfarë INFP-të kërkojnë në vendin e punës: ata e vlerësojnë harmoninë, kanë nevojë për lidhje emocionale dhe morale me punën dhe urrejnë byrokracinë.

 

INFP-të si nënpunës

Si nënpunës, INFP-të parapëlqejnë lirinë e veprimit dhe më me qejf do të zhyten në një projekt, vetëm apo më një ekip të vogël sesa t’u thonë se çfarë detyre duhet bërë dhe të largohen. Njerëzit me këtë lloj personaliteti nuk kërkojnë një punë të lehtë, të parëndësishme me të cilën t’i paguajnë faturat. Ata kërkojnë një punë me kuptim e cila i bën të mendojnë dhe do të ishte mirë që menaxherët e tyre t’i caktonin detyrat në terme të meritave emocionale sesa me një racionalizëm të ftohtë. INFP-të më me qejf do të donin ta dinin se puna e tyre ka ndihmuar në një shërbim sesa nëse fitimi është rritur për 3%. Nëse këto kërkesa plotësohen, menaxherët do t’i kenë INFP-të punëtorë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të vlerësuar. Si persona idealistë që janë, INFP-të nuk do t’ia dalin gjithmonë me punën teknike, ku faktet dhe logjika kanë shumë rëndësi dhe kritikat janë shpesh të nevojshme, por ata punojnë shumë mirë aspektet njerëzore dhe kreative. Përderisa shumë tipe, sidomos Analistët, u përgjigjen pozitivisht kritikave negative, duke e parë atë si një mundësi për të mos bërë të njëjtin gabim prapë, njerëzit me personalitetin INFP më me qejf duan të dëgjojnë se çfarë kanë bërë mirë dhe të përqëndrohen se çfarë duhet të bëjnë, sesa në çfarë s’duhet bërë.

 

INFP-të si kolegë

INFP-të ndjehen më së shumti rehat kur janë mes kolegëve- nuk janë të interesuar t’i kontrollojnë ata dhe ndjejnë të njëjtin mospëlqim ndaj të qënit të kontrolluar. Mes kolegëve, INFP-të do të ndjehen më të lirë t’i ndajnë idetë e tyre edhe pse mund të mbajnë një distancë, ata do të përpiqen të jenë të këndshëm, shoqërueshëm dhe përkrahës-për aq kohë sa kolegët e tyre bëjnë të njëjtën gjë. INFP-të nuk pëlqejnë konfliktin dhe do të bëjnë çdo gjë që mund të ruajnë harmoninë dhe bashkëpunimin. Kjo më së shumti arrihet nëpërmjet komunikimit të mirë që INFP-të parapëlqejnë të bëjnë personalisht ose më shkrim ku mund të shkruajnë dhe përsosin deklaratat e tyre. Njerëzit me personalitetin INFP shmangin përdorimin e telefonave saherë që të munden, gjë që i bën të veçuar dhe të papërgaditur, si në jetën reale ashtu edhe në atë sociale. INFP-të gjithashtu duan të ndjejnë se bisedat e tyre janë me kuptim, dhe përderisa shijojnë ekplorimin e filozofisë më shumë se kushdo tjetër, durimi i tyre për brainstorming dhe diskutime teknike është i kufizuar.

 

INFP-të si menaxherë

Si menaxherë, INFP-të janë njerëzit që më së paku duken si të tillë- qëndrimet e tyre të barabarta çojnë në respekt për çdo nënpunës, duke preferuar komunikimin si qenie njerëzore më shumë sesa atë shef/nënpunës. Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë elastik, mendjehapur dhe u japin nënpunësve të tyre mjetet që u nevojiten, qoftë ajo delegimi i zgjuar apo mendime intuitive dhe pranuese për të kryer punën. Duke shikuar përpara, INFP-të vendosin qëllime që çojnë në një fund të dëshirueshëm dhe u ndihmojnë nënpunësve t’i realizojnë ato. Kjo e ka edhe anën e errët pasi që nganjëherë shefi duhet të sillet si shef. INFP-të e dijnë se si ndihen kundrejt kritikës dhe ngurrojnë t’i ekspozojnë të tjerët me një gjë të tillë pa marrë parasysh a është e nevojshme apo edhe e mirëpritur. Çfarë e bën akoma më të komplikuar këtë rol është kur të tjerët e miratojnë kritikën, e kjo mund ti bëj INFP-të shumë emocional- ata nuk e shfaqin por kjo mund të ndikojë në gjykimin e tyre e madje të jetë arsyeja që ata mbyllen brenda në

 

 

Previous article
Next article

Të fundit