HomeFokusTipi INTP
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Tipi INTP

Nryshe njihet edhe si MENDIMTARI

Mëso nga dje, jeto për sot, shpreso për nesër. E rëndësishme është të mos pushosh së pyeturi. Albert Einstein

Ky personalitet është mjaft i rrallë, përbën vetëm tre përqind të popullsisë që definitivisht është një gjë e mirë për ta, sepse asgjë nuk do i bënte më të palumtur sesa të qenët “të zakonshëm”. INTP-të krenohen me kreativitetin dhe inovacionin, perspektivën e tyre unike dhe intelektin e fuqishëm. Zakonisht të njohur si filozof, arkitekt ose profesori ëndërrimtar, INTP-të janë përgjegjës për shumë shpikje shkencore përgjatë historisë.

Jeta e paekzaminuar nuk ia vlen të jetohet

INTP-të janë të njohur për teoritë e tyre briliante dhe logjikën e paepur- në fakt, ata konsiderohen më logjikët nga të gjithë tipet e personalitetit.

Ata i duan strukturat dhe të dallojnë mospërputhje në deklarata pothuaj mund të cilësohet si hobi, andaj është ide e keqe që t’i gënjesh. Kjo e bënë ironike faktin që çdo fjalë të tyre duhet marr me skepticizëm- nuk është që ata janë mashtrues, por njerëzit me këtë lloj personaliteti e kanë zakon të shprehin mendime ende të pa zhvilluara mirë, duke i përdorur të tjerët si provë për idetë dhe teoritë në një debat kundër vetes më shumë sesa bashkëbiseduesve. Kjo i bën ata të duken jo të besueshëm, por në realitet askush nuk është më entuziast dhe i aftë për të vërejtur një problem sesa INTP-të, duke manovruar përmes faktorëve të panumërt dhe detajeve që rrethojnë çështjen dhe duke krijuar një zgjidhje unike dhe të zbatueshme- vetëm mos pritni raport të përpiktë progresi. Njerëzit me këtë lloj personaliteti nuk janë të interesuar në aktivitetet praktike të përditshme dhe mirëmbajtje, por kur e gjejnë një ambient ku kreativiteti tyre gjenial dhe potencial mund të shprehet, nuk ka kufi për kohën dhe energjinë që ata do shpenzojnë për të krijuar një zgjidhje të mprehtë dhe të paanshme.

Dituria fillon me çudinë 

Ata mund të duken që ëndërrojnë me sy të hapur, por procesi i mendimit të INTP-ve është i pandërprerë dhe mendjet e tyre gumëzhijnë me ide prej momentit kur zgjohen. Të menduarit e vazhdueshëm mund të ketë efektin që i bën të duken të thellë dhe të veçuar, sepse ata shpesh janë duke udhëhequr debate në mendjet e tyre. Sidoqoftë ata janë vërtetë të relaksuar dhe të shoqërueshëm kur janë mes njerëzve që i njohin ose me të cilët kanë interesa të përbashkëta. Mirëpo, kjo mund të zëvendësohet me një turp të madh kur INTP-të janë mes personave jo të njohur dhe ngacmimi miqësor shpejt mund të kthehet në serioz nëse mendojnë se teoritë ose rezultatet e tyre logjike po kritikohen.

Nëse INTP-të janë veçanërisht të emocionuar, biseda mund të bëhet e paqartë kur ata provojnë të sqarojnë zingjirin e rezultateve logjike që çuan në formimin e idesë së tyre të fundit. Shpeshherë, INTP-të më përpara do zgjedhin të e lënë një temë para sesa të kuptohet se çfarë po thonë sesa të provojnë të japin sqarime me terma të thjeshta. E kundërta mund të jetë poashtu e vërtetë kur njerëzit u sqarojnë procesin e të menduarit INTP-ve në terma subjektiv dhe në bazë të emocioneve. Imagjino një mekanizëm jashtëzakonisht të komplikuar, që pranon çdo fakt dhe ide të mundshme, që i proceson ato me një dozë të arsyetimit kreativ dhe i kthen në rezultate të logjikshme- kjo është mënyra sesi mendja e tyre punon dhe ky personalitet ka pak tolerancë për gjëra emocionale që i bllokojnë mekanizmin.

Lëri ata që duan të lëvizin botën, së pari ta lëzivin veten

Për më tepër, për INTP-të nuk është e zakonshme të kuptojnë ankesat emocionale dhe shokët e tyre nuk do gjejnë mbështetje emocionale te ta. Njerëzit me këtë lloj personaliteti më me dëshirë do bënin nje seri sygjerimesh logjike sesi të zgjidhjet një çështje, një perspektivë që nuk është gjithmonë e mirëpritur nga shokët e tyre të ndjeshëm. Kjo mund të kaloj te shumica e normave shoqërore dhe synimeve poashtu, si të planifikosh një darkë dhe të martohesh, sepse INTP-të janë shumë më të interesuar me origjinalitetin dhe rezultatet efikase. Një gjë që i mban prapa INTP-të është frika e tyre nga dështimi. Këto personalitete janë të prirur të rivlerësojnë mendimet dhe teoritë e tyre, duke u brengosur se kanë lënë ndonjë pjesë të rëndësishme në puzzle, që mund të ngecin të humbur në një botë të pakapshme ku mendimet e tyre nuk aplikohen kurrë. Tejkalimi i këtij dyshimi në vete është sfida më e madhe me të cilën do ballafaqohen, por dhuntitë intelektuale- të mëdha e të vogla- që i dhurojnë botës e bëjnë betejën të vlefshme.

Pikat e forta dhe të dobëta

Pikat e forta

Analistë të shkëlqyer dhe Mendimtarë Abstrakt– INTP-të e shohin botën si një makinë të madhe komplekse dhe e dinë se, si me çdo makinë tjetër, të gjitha pjesët janë të ndërlidhura. Ata shkëlqejnë në analizimin e këtyre lidhjeve, vërejnë sesi faktorë, që në dukje nuk shihet që janë të lidhur, bashkohen me njëri-tjetrin në mënyrë që habisin shumicën e personaliteteve.

Imagjinarë dhe origjinal – Këto lidhje janë produkt i një imagjinate të paepur- idetë e INTP-ve  mund të duken jointuitive në pamje të parë dhe ndoshta nuk do shohin kurrë dritën e diellit, por gjithmonë do jenë inovacione të shquara.

Mendjehapur– INTP-të nuk do mundnin të bënin këto lidhje nëse do mendonin që i dinë të gjitha- ata janë pranues të teorive alternative për aq gjatë sa janë të mbështetura në fakte dhe logjikë. Në çështje më subjektive si normat shoqërore dhe traditat, INTP-të janë zakonisht mjaft liberal, me një lloj qëndrimi “nuk është puna ime”- idetë e njerëzve janë ato që kanë rëndësi.

Entuziastë– Kur një ide e re u zgjon kureshtjen, INTP-të mund të bëhen shumë entuziastë- ata janë një personalitet i rezervuar, por nëse një person tjetër ka interesa të njëjta ata janë shumë të emocionuar për t’i diskutuar ato. Sidoqoftë provë më e zakonshme e këtij entuziazmi është heshtja e tyre ose vështrimi në distancë.

Objektivë– Analiza, kreativiteti dhe mendja e hapur nuk janë vegla për një udhëtim drejt ideologjisë ose miratimit emocional. Më shumë, është sikur INTP-të janë një kanal i të vërtetave rreth tyre, për aq gjatë sa mund të shprehen dhe janë të lumtur me këtë rol si ndërmjetësues teorik.

Të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë– Të dish një gjë e të thuash diçka tjetër do ishte tmerrësisht jo e sinqertë- INTP-të nuk e bëjnë me qëllim kur lëndojnë ndjenjat e dikujt, por ata besojnë se e vërteta është një faktor i rëndësishëm dhe presin që ajo të vlerësohet dhe tu kthehet.

 

Dobësitë

Shumë privatë dhe të tërhequr– Përderisa intelegjenca e INTP-ve tregon më shumë për ato që i rrethon, është ironike sesi ky mjedis i tyre konsiderohet si ndërhyrje në mendimet e tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur kemi të bëjmë me njerëz- INTP-të janë mjaft të turpshëm në situata shoqërore. Në situata më të komplikuara, si festat, kjo është edhe më keq, mirëpo edhe miqtë e afërt e kanë të vështirë të hyn në zemrat dhe mendjet e INTP-ve.

Të pandjeshëm– Shpesh INTP-të humben aq shumë në logjikën e tyre sa harrojnë çdo lloj konsiderate emocionale- ata e konsiderojnë subjektivitetin si iracional dhe traditën si një përpjekje që e ndalon progresin e nevojshëm. Situatat e pastra emocionale janë shpesh enigmatike për INTP-të dhe mungesa e mirëkuptimit mund t’i ofendoj të tjerët.

Të hutuar – Kur INTP-ve u intereson diçka, mungesa e vëmendjes shkon përtej çështjeve shoqërore dhe përfshin edhe botën fizike. INTP-të bëhen harraq, duke mos vërejtur as të dukshmen nëse nuk ka lidhje me fiksimin e momentin dhe madje harrojnë edhe shëndetin e tyre, duke mos ngrënë dhe i zë gjumi duke menduar.

Mospërfillës– Përpjekjet për tu lidhur me të tjerët janë shpesh edhe më keq se tërheqja e tyre. INTP-të krenohen me diturinë dhe racionalitetin e tyre dhe u pëlqen të ndajnë ide, mirëpo kur duhet të sqarojnë sesi kanë ardhë prej A-së te B-ja dhe Z-ja, ata mund të acarrohen ndonjëherë duke thjeshtuar gjërat deri në pikën ku kalon në ofendim sepse e kanë të vështirë të kuptojnë perspektivën e bashkëbiseduesit. Ofendimi më i madh vjen kur INTP-të heqin dorë dhe thonë “lëre fare”.

I urrejnë rregullat dhe udhëzimet– Këto probleme shoqërore janë pjesërisht produkt i dëshirës së INTP-ve për t’i shmangur rregullat dhe sjelljet shoqërore. Përderisa ky qëndrim i ndihmon INTP-të me kreativitetin e pazakontë, poashtu u harxhon kohë sepse duhet të bëjnë të njëjtat gjëra disa herë dhe të shmangin sigurinë në favor të autonomisë.

Nuk janë të sigurt – INTP-të janë aq të hapur ndaj informatave të reja sa ata shpesh nuk i përmbahen aspak vetëm një vendimi. Kjo vlen poashtu dhe për aftësitë e tyre- ata e dinë që me praktikë përmirësohen dhe çdo punë që bëjnë është më pak e mirë se ajo që do mund të bënin. Pasi nuk u mjafton kjo, INTP-të ndonjëherë e vonojnë punimin e tyre me përmirsime të vazhdueshme, ndonjëherë duke hequr dorë ende pa ja filluar.

LIDHJET E INTP-VE

Kur vjen puna te lidhjet, INTP-të kanë një përzierje interesante të tipareve që shpesh i befasojnë partnerët e tyre për mirë. Njerëzit me këtë personalitet janë gjithmonë të mbushur me ide, mirëpo kanë pak mundësi t’i eksplorojnë nocionet e tyre romantike. Si me çdo teori tjetër, INTP-të kanë dëshirë t’i ndajnë me të tjerët dhe kur më në fund takojnë dikë me të cilët mendimet romantike janë të përshtatshme ata paraqiten të emocionuar, entuziastë, madje edhe lozonjar, duke flirtuar me lojëra me fjalë dhe lojëra intelektuale.

Kjo nuk do të thotë që lidhjet janë të lehta për INTP-të – ata janë persona të turpshëm dhe të tërhequr dhe të dalësh e të takosh njerëz të ri, të rrezikosh refuzimin dhe të bëhen qendra e vëmendjes në situata emocionuse delikate, nuk është pika tyre e fortë. Ka më shumë gjasa që INTP-të do lënë disa thërime buke për partnerët e mundshëm, duke u lejuar atyre të hedhin hapin e parë dhe tu përkushtohen partnerit si një akt reciprociteti e jo mburrjeje.

Martohu! Një grua e mirë të jep lumturi, një e keqe- Filozofi

Nga fillimi, INTP-të i marrin seriozisht lidhjet- imagjinata e tyre, vizioni dhe sfida për të njohur njerëz të ri i bën ata shumë të vetëdijshëm sesa e rëndësishme është nëse janë bashkë me dikë dhe do e dëshmojnë veten çuditërisht besnikë. Madje edhe në fillim të lidhjes, INTP-të janë jashtëzakonisht direkt dhe të sinqertë duke bërë më të mirën të shprehin horizontin e tyre dhe të krijojnë mirëkuptim të përbashkët, duke besuar se kjo dituri do ndihmoj në shmangien e konflikteve dhe zvogëlimin e keqkuptimeve. Me kalimin e kohës nevojat e përditshme të INTP-ve janë vërtetë të thjeshta. Dhuratat, befasitë, planet komplekse shoqërore dhe takimet janë të gjitha mjaft të parëndësishme për këtë personalitet, por kjo është poashtu dobësia e tyre kryesore- partneri i tyre mund të ketë nevojë për këto gjëra dhe INTP-ve as që do u kujtohet t’i planifikojnë. Pavarsisht përpjekjeve të tyre për mirëkuptim të përbashkët, INTP-të janë jashtëzakonisht të dobët kur vie fjala te nevojat emocionale te të tjerët.

Kur jemi te konfikti, është një injorancë e sigurt për INTP-të dhe shpesh i shmangin ndjenjat e partnerëve të tyre dhe të vetat, për një kohë tepër të gjatë.

Kur konfliktet fillojnë të jenë të pashmangshme, INTP-të do bëjnë më të mirën të gjejnë një zgjidhje logjike. Por kjo vështirë se ndihmon kur problemi është vetë logjika- që ky personalitetet nuk po u ofron partnerëve mbështetje emocionale. INTP-të duhet të mbajnë në mend këtë dhe të komunikojnë me partnerët në një nivel emocional- nëse e bëjnë këtë përpjekje, partnerët e kuptueshëm do e njohin dhe vlerësojnë këtë gjest, sado i ngathtë që të jetë. Në fund të fundit, atyre u duhet të bëjnë të njëjtën gjë dhe të sillen me logjikë dhe thjeshtësi.

Kujdes nga shterpësia e një jete të ngarkuar 

Gjithë ky asketizëm nga ana materiale dhe shmangie e konfliktit e mbështesin një synim primar- të lirojnë burimet mentale për çështje më të rëndësishme. Kreativiteti, imagjinata e pasur e INTP-ve i bëjnë ata partner romantik, entuziastë dhe të pasionuar. Përderisa INTP-të mund të kenë si prioritet botën e tyre të brendshme, duke imagjinuar situata intime, interesante dhe emocionuese që nuk ua shprehin kurrë partnerëve, ata poashtu e përdorin këtë botë të brendshme të pasur për të arritur sa më shumë në anën intime – rrallë mbesin pa ide. Nga ana intelektuale, fizike dhe me pak përpjekje dhe ajo emocionale, lidhjet e INTP-ve janë të pasura dhe shpërblyese. Partnerët që kanë tiparin intuitiv janë zakonisht më të përshtatshëm, bashkë me një ose dy tipare të kundërta për të krijuar shumëllojshmëri dhe balancë, por për aq kohë sa INTP-të nuk harrojnë që janë me njerëz që kanë nevojat dhe dëshirat e tyre individuale. Edhe partnerët e tyre duhet të mbajnë mend këtë për të pasur një lidhje të gjatë dhe të kënaqshme.

MIQËSITË

INTP-TË SHOKË

Motivimet e zakonshme për të bërë shokë – mbështetja emocionale, miratimi shoqëror, rutina e përbashkët- thjesht nuk funksionojnë për INTP-të. Më shumë këto koncepte merren me përbuzje sepse njerëzit me këtë personalitet e vlerësojnë intelektin e thellë më shumë se çdo gjë tjetër. Nuk është e lehtë të afrohesh me INTP-të, sidoqoftë nëse ka interesa të përbashkëta dhe mënyrë të njëjtë të mendimit, shkëndija ndezet menjëherë duke i befasuar ata që mendonin se e njihnin mirë këtë personalitet.

Filloji miqësitë ngadalë…

Miqësitë e INTP-ve janë të bazuara në logjikë, të definuara nga këmbimi i ideve, teorive dhe koncepteve dhe ata që nuk mund të jenë në hap me këtë, ose që kanë shije të ndryshme (mos u fol atyre për të famshmit) do përballen me fytyra të ftohta e të pasjellshme. Për INTP-të komunikimi më shumë është një bezdisje sesa kënaqësi dhe është e rezervuar për tema me kuptim, ose për njerëz që u pëlqejnë dhe mund t’i durojnë.

Përvec nëse ka një tërheqje të natyrshme për këtë stil intelektual, të paktë janë ata që kanë durim të depërtojnë përtej mburojave të tyre, andaj INTP-të kanë një rreth të vogël miqsh të mirë.

Personalitetet tjera Analiste janë natyrshëm të përshtatshëm për INTP-të sepse ndajnë pasionin e tyre për ide, gjëegjëza dhe zgjidhje. Njerëzit me këtë personalitet janë të dijshëm dhe kanë shumë respekt për ata që u japin vëmendje në këtë gjë.  Me qejf do ndihmojnë të trajtojnë dilemat duke ofruar këshilla dhe zgjidhje racionale. Sidoqoftë sado të vlefshme të jenë këto cilësi, nuk janë gjithmonë mënyra më e mirë- kur jemi te mbështetja emocionale ose këshillat për ndjenja ata janë rast i humbur.

Nuk është se INTP-të nuk ndjejnë – krejt e kundërta, ata në fakt kanë ndjenja shumë të forta. Por kjo nuk është pika e tyre e fortë, duke i bërë reagimet e tyre emocionale të fuqishme, jo të besueshme dhe natyrisht që kanë nevojë të përcjellen me logjikën e tyre të trajnuar mirë dhe racionalizmin.

…Por kur krijohet miqësia, vazhdon në mënyrë të sigurt dhe të vazhdueshme

Përderisa nuk mund të jenë në gjendje të ndihmojnë direkt me këto lloj problemesh, INTP-të ndihmojnë tërthorazi me miqësi të besueshme. Miqtë e tyre nuk duhet të shqetësohen asnjëherë për lojëra ose bagazhin emocional- ata pëlqehen për mendjet dhe aftësitë e tyre, jo statusin ose posedimet. Edhe pse nuk është e lehtë të krijosh miqësi të vërteta me këtë personalitet, në momentin që lidhja është formuar ata do të ofrojnë vite me ide interesante, do ndihesh i kuptuar dhe përpjekjet do ia vlejnë.

INTP-TË PRINDËR

Në rolet si prindër, si në shumë role të tjera shoqërore, INTP-të e gjejnë veten para një sfide të fortë, por të shëndetshme. Një tip jo i ndjeshëm, INTP-të e kanë të vështirë të kuptojnë emocionet dhe iracionalitetin që janë të zakonshme për fëmijët e vegjël të cilët ende nuk kanë zhvilluar vetëkontrollin dhe të menduarit logjik që INTP-të i marrin për të mirëqena.

Njerëzit me këtë personalitet janë sidoqoftë jashtëzakonisht të përkushtuar- ndoshta jo në aspektin tradicional të mbështetjes emocionale, por ata janë prindër që përkushtohen në inkurajimin që fëmijët të rriten duke menduar dhe vepruar në mënyrë të pavarur, të kërkojnë dije të re dhe t’i shprehin e mbrojnë mendimet e tyre.

Për INTP-të dija është çelësi dhe ata do bëjnë më të mirën që tu japin fëmijëve të tyre tolerancën dhe lirinë e nevojshme për ta arritur atë. INTP-të prindër u afrohen fëmijëve në mënyrë të relaksuar dhe intelektuale, duke i lejuar ata të eksplorojnë botën përreth dhe të shohin përtej pengesave të vogla që u dalin në rrugë. Duke mos dashur që të ushtrojnë kontroll në qenie të tjera njerëzore, INTP-të është e zakontë që t’i lënë fëmijët të krijojnë parimet e tyre- edhe pse mund të shfrytëzojnë mundësinë e fazës “pse?” që të paraqesin perspektivat dhe idetë e tyre, në rast se duhen. INTP-të nuk janë prindër veçanërisht kërkues, të paktën jo në aspektin që të presin prej fëmijëve të tyre të jetojnë një jetë tradicionale: shkollë > karrierë> martesë> shtëpi> fëmijë> penzionim (në këtë rradhë, falemnderit shumë). Në vend të kësaj, INTP-të prindër janë kërkues në aspektin intelektual- ata duan që fëmijët e tyre të pyesin se a është kjo rrugë më e mira për ta dhe si të ndjekin një rrugë tjetër nësë duhet. Ky nivel i lirisë personale mund të jetë i frikshëm dhe mund të marr kohë të gjatë për tu pranuar, sidoqoftë ata janë të gatshëm të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre me mbështetje dhe këshilla për aq kohë sa u duhet. Përderisa është vështirë të gjenden prindër më të mirë për të bërë diskutime racionale me fëmijët, poashtu vështirë të gjendet një shembull më i ngathët kur vjen fjala te mbështetja emocionale për të cilën fëmijët kanë nevojë, sidomos kur afrohen në vitet e adoleshencës. Në këtë fushë, INTP-të duhet ose të mbështeten në një partner më të ndjeshëm ose të dalin nga zona e rahatisë në mënyrë që të bëhen empatikë pa u munduar tu fshijnë lotët me një seri të panumërt të sygjerimeve racionale dhe të vërtetave të hidhura.

Jo vetëm jetë, por jetë të mirë

INTP-të nuk duan asgjë më shumë se fëmijët e tyre të rriten të mençur, të pavarur dhe tolerantë. Stili i tyre si prindër ofron një liri të madhe veprimi për fëmijët, por me këtë liri vjen edhe përgjegjësia dhe është detyra e INTP-ve të sigurohen që kjo po përdoret në mënyrë të dobishme. Edhe pse është sfidë për ta të u mësojnë empatinë krahas racionalitetit, nëse mund ta bëjnë këtë, fëmijët e tyre do bëhen të rritur të sigurt që dinë si të bënë pyetje, të përdorin mendjet e tyre dhe të kujdesen për veten pavarsisht çka u del përpara.

KARRIERA

INTP-të janë të vetmuar, të çuditshëm dhe të pavarur- asnjë nga të cilat nuk është e kërkuar në pozicionet e korporatës, të cilat janë zakonisht të dizajnuara për personalitete shumë më të ndryshme. INTP-të kanë mjaft probleme për të gjetur profesione që u përshtaten, por ato që ata ofrojnë, cilësi në kërkesa më të larta, janë kreativiteti, një pasion për metoda dhe ide teorike dhe një shpirt inovativ. Nëse janë në gjendje të shfrytëzojnë këto të mira për të siguruar një pozicion në një linjë të përshtatshme pune, njerëzit me këtë personalitet do kuptojnë që çfardo që kërkohet për një punë, këto cilësi “më pak të kërkuara” do kenë vlerë në fund të fundit.

 

Një poezi numrash

Një prej interesave kryesore të INTP-ve është të eksploruarit dhe të ndërtuarit të modeleve për parimet themelore dhe idetë, madje shkojnë aq larg sa t’i shohin këto koncepte në mënyrën e tyre si të bukura- kjo i bën ata matematicientë të natyrshëm, analistë të sistemeve dhe shkencëtar, sidomos në fusha më abstrakte, si fizika. Ka shumë profesione të tjera që lejojnë INTP-të të eksplorojnë këto interesa, por shumë prej tyre janë të rrënjosura thellë në aplikacione praktike jointeresante. Ky personalitet është i motivuar dhe ka standarte shumë të larta personale – “mjaftueshëm mirë” nuk është asnjëherë mjaftueshëm mirë – por kanë pak kërkesa për ambientin që i rrethon. Pavarsisht kësaj thjeshtësie relative, ata janë shpesh të vështirë për tu kuptuar nga personat më të shoqërueshëm. INTP-ve jetojnë fillimisht në kokën e tyre dhe kanë pak interesim për shpërqendrime shoqërore si bisedat dhe fjalimet motivuese. Gjithçka INTP-të vërtetë duan është të përfshihen në një projekt interesant dhe gjithçka që e pengon atë, qofshin ata menaxherët shumë aktivë, nevoja për të menaxhuar të tjerët, festat ose takimet e punës, janë thjesht barra të padëshiruara. Për këtë arsye, sa më e paktë hierarkia në vendin e punës, aq më mirë, duke i bërë vendet e vogla dhe teknike të punës dhe fushat si ligji, mjekësia ligjore dhe hulumtimet në laborator shumë të dëshirueshme për INTP-të. Menaxherët mendjemprehtë dhe mendjehapur që mund të përbushin këto nevoja do gjejnë te nënpunësit INTP njerëz të palodhur të mbushur me ide të shkëlqyera dhe unike. Sidoqoftë, shumë njerëz me këtë personalitet do largohen menjëherë nga kjo hierarki, duke synuar të mbështesin shërbimet e tyre si këshillues freelance.

 

Vlerat emocionale- iluzione të thjeshta

Vendet e punës që kërkojnë një shkallë të lartë të emocioneve janë vende ku INTP-të nuk kanë sukses. Ky personalitet e ka të vështirë të kuptoj gjendjen emocionale dhe pozicionet shërbyese do jenë stërlodhëse për ta. Edhe pse INTP-të janë analistë të talentuar në gjendje të kuptojnë rëndësinë teorike të shërbimit të konsumatorëve, aplikacioni i përditshëm i kësaj skeme më mirë tu lihet personaliteteve që janë të shoqërueshëm. Biznesi po bëhet më kompleks çdo ditë dhe ky kompleksitet menaxhohet me sisteme teknike, teori ekonomike dhe të dhëna. Nevoja për afrim të një lloji të ri për tu dalluar nga të tjerët  është më e madhe se kurrë për njerëz dhe organizata. Edhe pse aftësitë e përgjithshme me njerëz shpesh shihen si të domosdoshme, është puna teknike që krijon diçka që i bën njerëzit të flasin dhe është fusha ku INTP-të shkëlqejnë. Puna si analistë biznesi dhe strateg të korporatës është e përshtatshme mirë për INTP-të, por ata mund t’i shtyejnë gjërat përpara edhe si analistë të të dhënave, si inxhinierë të mekanikës, elektronikës dhe programimit dhe madje edhe si shkrimtarë teknikë dhe gazetarë, nëse fusha është mjaftushëm interesante. Nëse ata mund të buzëqeshin dhe shtrëngojnë duar aq gjatë sa të paraqesin vetveten si inovatorë të shkëlqyeshëm që janë, njerëzit me këtë lloj personaliteti do kuptojnë se pavarësisht pritshmërive të normave shoqërore, janë cilësitë unike që vërtetë po kërkohen.

INTP-të në vendin e punës

Tema e vazhdueshme për INTP-të është dëshira e tyre për vetmi, nevoja për stimulim intelektual dhe kënaqësia e gjetjes së pjesës së fundit të një puzzle. Qoftë në pozita menaxhuese ose si nënpunës, me kolegë ose duke punuar vetëm, këto privilegje dhe liria për të ndjekur ato pa u penguar nga obligimet shoqërore dhe raportet e progresit janë çfarë INTP-të kërkojnë në një vend pune. Edhe pse INTP-të mund ta përqeshin idenë, ata më së miri funksionojnë kur bëhen bashkë me një person tjetër. Pozicioni i tyre e përcakton se cili personalitet u përshtatet më së shumti, mirëpo tendenca e INTP-ve për të jetuar në kokën e tyre dhe për të liruar inspirim dhe kreativitet me raste, kërkon prezencën e një zbatuesi që të sigurohet që asnjë përpjekje gjeniale të mos kalojë pa u diktuar.

 

INTP-të si nënpunës

Në kushtet e duhura, INTP-të nënpunës janë inovativ, të shkathët dhe punëtorë, lehtë futen në çfardo problemi kompleks që u vënë përpara dhe japin zgjidhje të pazakonta por efektive. Sidoqoftë, këto cilësi kërkojnë shumë liri, diçka që menaxherët tipik urrejnë ta japin. Është vështirë të përcaktosh sasinë e këtyre cilësive në një rezyme- disa karakteristika të tjera, si indiferenca relative e të qenët të pëlqyer dhe sigurisë në punë shkaktojnë frikë- dhe duhet kohë që tu lejohet kjo liri.

INTP-të preferojnë të punojnë vetëm, por në të njëjtën kohë ata urrejnë një punë të thjeshtë. Fokusi i tyre për të krijuar ide të reja dhe emocionuese dhe të injorojnë detajet e ekzekutimit do të thotë që ata kanë nevojë për dikë afër i cili do mbaj rregullin dhe t’i zbatoj në praktikë idetë shpesh të parafinuara të INTP-ve. Ky kusht nuk mund tu obligohet INTP-ve, por kritikat e shprehura në mënyrë logjike (sigurisht jo biseda emocionale ose fjalime për punë në grup) dhe të menaxhuarit mençur mund të arrijnë këtë.

 

INTP-të si kolegë

Për INTP-të kolegët nuk janë një grup njerëzish për tu shoqëruar dhe për të punuar me ta aq sa janë një seri pengesash dhe tërheqje e vëmendjes me dituri të dobishme me raste. Të përzihen me të tjerët, bisedat dhe pijet pas punës- këto i bëjnë INTP-të të duan të punojnë vetëm, të mos zgjohen në mëngjez. Pavarësisht kësaj distance, njerëzit me këtë lloj personaliteti janë jashtëzakonisht të mirë në interpretimet e paanshme të motiveve të njerëzve të tjerë, edhe pse ndonjëherë e stërmendojnë, duke u bërë dyshues te synimet e të tjerëve. Çfarë atyre u pëlqen janë gjëegjëzat, strukturat dhe çdo INTP do ishte krenar të jetë një guru që i shkon pas vlefshmërisë së një ideje ose për mprehtësinë e tyre sesi duhet të aplikosh parimet në situatat e reja. INTP-të duan të diskutojnë teori, të paktën me kolegë të mençur dhe janë gati gjithmonë të gatshëm si këshillues të improvizuar. Kjo, sidoqoftë, nuk vlen për konfliktet emocionale, Thembra e tyre e Akilit- në këto situata INTP-të nuk kanë ide se çfarë duhet bërë.

 

INTP-të si menaxherë

Përderisa INTP-ve nuk u intereson të menaxhojnë njerëzit e tjerë, ka gjasë që është pozicioni më shpërblyes sepse u ofron mundësinë të udhëheqin koncepte dhe teori e të tjerët të merren me logjistikën. INTP-të kanë një stil mjaft elastik dhe tolerant, që karakterizohet me një çiltërsi ndaj sygjerimeve logjike dhe lirisë relative për nënpunësit e tyre. Por kjo liri kushton- INTP-të menaxherë kanë standarte shumë të larta dhe presin që të tjerët të kapin mprehtësinë e tyre menjëherë dhe të ofrojnë ndihmën e tyre me të njëjtën masë. Si kërkesa e tyre për inovacion, INTP-të janë më të mirë se çdo personalitet tjetër në dallimin e mospajtimeve- tendenca e tyre për të injoruar ndjenjat e të tjerëve do të thotë që shpesh japin kritika të ashpra dhe të shpejta sepse ata drejtojnë projekte sipas standarteve të tyre perfeksioniste. Edhe këtu ata punojnë më mirë me një partner, këtë herë një delegues që mund t’i zbus mendimet e tyre dhe të drejtoj ekipin në mënyrë më produktive shoqërore. Një miqësi mund të ndihmoj në shmangien e thashethemeve dhe përpjekjet e manipulimit emocional.

 

 

Previous article
Next article

Të fundit