HomeArtikujPsikologjia pozitiveTrajtoji të tjerët si duhet
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Trajtoji të tjerët si duhet

Jeta është plot me ulje dhe ngritje. Asnjëherë nuk e di se çfarë të pret dhe më e keqja, në shumë raste ke vetëm një mundësi për të zgjedhur. Duhet të zgjedhësh me mend për t’i dhënë vlerë çdo viti, muaji, dite, minute dhe sekonde. Pavarësisht se çfarë ndodh, duhet të vazhdosh të ecësh përpara. Duhet të mësosh tëbësh më të mirën çdo ditë, të gëzohesh me gjërat e vogla dhe ta jetosh jetën në maksimum.

Ishim një ditë në tavolinë, unë, mami dhe vëllai im dhe po bënim një bisedë mbi gabimet. Vëllai im tha: “E dini se sa shumë mund ta ndryshojë situatën një gabim? Qoftë dhe një gabim i vogël?”. Ndenjëm njëminutë pa folur dhe pastaj mami e pyeti se për çfarë gabimi ishte i shqetësuar. Ai filloi të fliste për një rast ku në një lojë futbolli, lojtari që bëri gjuajtjen e penalltisë së fundit, humbi mundësinë të shënonte dhe gjithë skuadra në fund humbi. Por ajo që më pëlqeu, ishte se vëllai nuk e fajësoi. Ai tha se ishte faji i gjithë skuadrës që e çoi gjendjen deri aty sa gjithçka të varej nga penalltitë. Nëse të gjithë do të bënin mëtë mirën e tyre, ndoshta nuk do të shkonte situata deri në atë pikë. Ky ishte një mësim shumë i madh për mua, pasi çdokush mund të gabojë, ama gjërat duhen menduar thellë. Nuk mund t’i fajësojmë të tjerët nëmënyrë tepër sipërfaqësore.

Unë besoj se gjërat duhen parë nga këndvështrime të ndryshme dhe gjithmonë të jemi të gatshëm të falim. Duhet t’i falim gjithmonë të tjerët, pavarësisht nga gabimi që bëjnë, sepse asnjëherë nuk i dihet se kur do të kemi nevojë për ata miq. Nuk ka dashuri pa falje dhe as falje pa dashuri. Kujdesu të jesh mendjehapur dhe mos e harro asnjëherë rregullin e artë, trajtoji të tjerët siç do të doje të të trajtonin.

Tek “Bota e Sofisë”, filozofi Karl Marks besonte në barazinë e të gjithë racës njerëzore. Kjo është njëthënie prej tij: “Historia i vlerëson ata njerëz që e kanë sfiduar veten duke punuar për të mirën e përbashkët; përvoja vlerëson si më të lumtur njeriun që ka bërë të lumtur numrin më të madh të njerëzve”.Të bësh njerëzit të lumtur është diçka që duhet të jetë në krye të listës suaj të detyrimeve të përditshme.

Sigurohuni që të gjithë me të cilët flisni, ta mbyllin bisedën me një buzëqeshje. Unë besoj se duhet të jeni plotësisht vetëmohues dhe të mësoni nga gjithçka që bëni. Duhet të siguroheni që të kaloni çdo pengesë dhe edhe nëse dështoni, të gjeni forcat për t’u ngritur dhe të provoni përsëri. Ju duhet të përfitoni më të mirën nga çdo ditë, sepse “Askush nuk ju premton se jeta do të jetë e lehtë, ama mund t’ju premtojnë tëgjithë se jeta ia vlen“.

 

Të fundit