HomeFokusVersioni i ri i Vetës
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Versioni i ri i Vetës

  1. Gati për të filluar

Kur vendosni të bëni ndryshime në çdo sferë të jetës tuaj, fillimi zakonisht është një nga fazat më të vështira. Sidoqoftë, të fillosh të bësh diçka do të thotë që ke bërë gati gjysmën e punës, pavarësisht sa e vështirë është detyra.

  1. Jini të përgatitur për punë të vështira

Po, ndryshimi i pamjes dhe zakoneve që janë formuar për shumë vite nuk do të jetë i lehtë. Por nëse duam të përmirësojmë veten tonë, duhet të kuptojmë se duhet një sasi e konsiderueshme përpjekjesh për një rezultat të suksesshëm.

  1. Mos u vini përfund

Është gjë e madhe që të marrësh një vendim për të punuar me veten dhe për të përmirësuar jetën. Megjithatë, ideja për të bërë këtë mund të jetë e frikshme dhe madje mund të duket e pamundur. Sekreti është të ecni me hapa të vegjël, në një drejtim të përcaktuar. Përgjatë rrugës, do të merrni më shumë përvojë, kështu që ju do të vazhdoni përpara më shpejt dhe me më shumë besim.

  1. Mos kini frikë nga dështimi

Ideja që ndonjëherë do të gaboni është e vështirë për t’u pranuar dhe mund të jetë shkatërruese. Megjithatë, duhet të kuptoni se një gabim në të vërtetë është gjë e mirë, pasi ju jep një mundësi të shkëlqyer për t’ia dalë herën tjetër.

  1. Hiqni dorë nga krenaria

Nëse dikush ju thotë se keni bërë diçka të gabuar, mund të jetë e vështirë të pranoni ato komente negative. Natyrisht, doni të shiheni si të pamposhtur dhe si njeri që nuk bën gabime. Megjithatë, refuzimi për të pranuar kritikat shumë shpesh nënkupton humbjen e një shansi për të përmirësuar punën tuaj.

  1. Hiqni qafe perfeksionizmin e sëmurë

Dëshira për përsosmëri në gjithçka është e madhe, por mund të bëhet pengesë. Ideja e të qenit më të mirët në gjithçka është e pakuptimtë, pasi të gjithë jemi të papërsosur dhe ndonjëherë të qënit thjesht të mirë është më se e mjaftueshme për të arritur qëllimin tuaj.

  1. Lëreni punën që urreni

Ideja për të lënë një punë për shumë njerëz mund të tingëllojë si e çmendur, pasi heqja dorë  nga të ardhurat e qëndrueshme duket si një gjë e paarsyeshme. Në fakt, ajo që është e paarsyeshme, është që të qëndroni në punën që urren për shkak të parave, pasi koha është në fakt monedha më e çmuar.

  1. Largohuni nga mjedisi toksik

Vendimi juaj për të ndryshuar veten për mirë do të çojë pashmangshmërisht në konflikte me njerëzit në mjedisin tuaj. Mund të ketë shumë prej atyre që janë të pakënaqur që ju po ndryshoni. Ata do të përpiqen t’ju tërheqin në gjendjen e mëparshme, kështu që ju ndoshta keni nevojë të ndërprisni kontaktet me njerëz të tillë toksikë.

  1. Merruni me varësitë

Nëse doni të bëheni një version më i mirë i vetes, varësia do të jetë një nga pengesat më të mëdha në rrugën tuaj. Ju merr energji dhe ndryshon tërësisht fokusin e jetës suaj. Duhet të merreni me të nëse jeni të vendosur të shihni më mirë.

  1. Largohuni nga zona juaj e rehatisë

Ndjenja e stabilitetit dhe sigurisë është e madhe, por largimi nga zona juaj e rehatisë mund t’ju sjellë një kënaqësi të pamasë, pasi do të mund ta shihni veten në anën e panjohur. Është padyshim e frikshme dhe e parehatshme, por mund të nxirrni në pah shumë tipare të mrekullueshme që kurrë nuk keni menduar që i keni patur brenda jush.

  1. Filloni të bëni ushtrime

Po, të gjithë e kemi dëgjuar me miliona herë, por ushtrimet janë kaq të rëndësishme saqë duhet të jenë në listën e veprimeve që mund tju bëjnë një version më të mirë të vetes. Aktiviteti fizik i rregullt është një nga faktorët që ndryshon mentalitetin tuaj dhe e bën trupin të shëndetshëm.

  1. Mos prisni momentin e përsosur

Pritja që yjet të përshtaten në mënyrë të përsosur është një zakon destruktiv. Koha është e fundme dhe shumë e çmuar për të mbetur në vend. Ka një mundësi që, kur ju të mendoni se është momenti i duhur, mund të jetë tepër vonë. Mos hezitoni. Veproni.

  1. Merrni përgjegjësi

Ne mund të fajësojmë rrethanat për atë që ndodh në jetën tonë. Ndonjëherë mund të jemi të prirur të ndiejmë se dikush mund të vijë dhe të na bëjë të lumtur. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se është e gjitha brenda nesh. Ne jemi përgjegjës për fatin tonë dhe lumturia jonë varet vetëm nga vetja jonë.

  1. Hiqni dorë nga përpjekja për të patur kontroll gjatë gjithë kohës

Nëse keni zakon që të përpiqeni të kontrolloni gjithçka dhe të gjithë, do t’ju duhet ta hiqni qafe si zakon. Jeta është shumë e paparashikueshme, kështu që të përpiqesh të jesh përgjegjës për gjithçka është e pakuptimtë dhe do të pengojë në rrugën e zhvillimit tënd personal.

  1. Mësoni të jeni pozitivë

Të qënit pozitivë është një prej zakoneve më të mira që mund të keni. Kohët e vështira janë të pashmangshme, por zgjidhjet më të mëdha ndaj një problemi zakonisht shfaqen kur ju e shikoni atë me një buzëqeshje.

Eshtë e frikshme të hiqni dorë nga zakonet dhe rutina e mëparshme, me të cilat jeni mësuar me kalimin e kohës. Megjithatë, nëse keni marrë vendim të ndryshoni veten për mirë, asgjë nukd o ju ndalë.

 

 

Previous article
Next article

Të fundit