HomeSuksesiMësimet që i mësojmë shumë vonë në jetë?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Mësimet që i mësojmë shumë vonë në jetë?

Më e mira është t’i merrni këto mësime ndërsa jeni akoma të rinj. Tema “Cilat janë mësimet që njerëzit më shpesh mësojnë shumë vonë në jetë?” fillimisht u shfaq në Quora – vendi i duhur për të marrë dhe shkëmbyer njohuri, duke fuqizuar njerëzit të mësojnë nga të tjerët dhe ta kuptojnë botën më mirë.

 

Perceptimi është realitet

Eshte e vertete. Mënyra si e interpretoni dhe kuptoni botën ndikon drejtpërdrejt në bindjet tuaja dhe në mënyrën se si e jetoni jetën tuaj. Perceptimi krijon paragjykim po aq sa krijon mirëkuptim. Krijon frikë po aq sa krijon kureshtje.

A doni që realiteti juaj të jetë i ngushtë apo i gjerë?

A do të jetë e mjaftueshme lumturia që ofron injoranca, apo keni nevojë për më shumë?

E vërteta është se shumica e njerëzve duan më shumë. Edhe nëse është në një nivel nënndërgjegjeshëm. Njerëzit priren të lënë gjurmë. Nga lindja e deri në vdekje, shoqëria jonë thekson rëndësinë e arsimit. Ajo që ne bëjmë është se mësojmë dhe zbulojmë, por gjithsesi është gjithnjë e më e vështirë të kuptosh atë që nuk e kupton.

Pra, si mësoni të dini atë çfarë nuk dini? Filloni duke pyetur veten: çfarë nuk di? Për çfarë doni të mësoni më shumë?

Më e rëndësishmja është të kuptoni që nuk ka problem nëse gaboni. Në gabime ka rritje.

Gjithçka është e përkohshme

Kohërat tuaja të mira dhe kohërat tuaja të këqija janë të përkohshme. Kështu që, kur të jeni lart, kënaquni dhe jini mirënjohës. Dhe kur të jeni poshtë, dijeni se do t’ia dilni. Dijeni që nuk është fundi, dhe se është thjesht një copëz rruge e vështirë. Jeta është plot me kthesa, ulje-ngritje dhe surpriza.

Harrojmë se kënaqësia qëndron tek udhëtimi dhe jo te destinacioni.

Ka një mësim për gjithçka. Unë mendoj se është e vështirë për shumë njerëz – veçanërisht të rinjtë – ta vlerësojnë jetën. Njohja e vlerës së plotë të vështirësive dhe gabimeve tuaja është thelbësore për të vlerësuar udhëtimin. Është po aq e rëndësishme të qëndroni të përulur dhe të jeni mirënjohës për gëzimet që ju sjell jeta.

Gjithçka është e përkohshme, kështu që shfrytëzoni sa më shumë nga të gjitha.

Rëndësia e të qenurit prezent

Nëse jeni në depresion, ju po jetoni në të kaluarën. Nëse jeni në ankth, po jetoni në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, ju po jetoni në të tashmen.” – Lao Tzu

Shumë shpesh, ne priremi të shqetësohemi për atë që do të vijë, ose të ndalemi tek diçka që ka ndodhur tashmë. Ndërsa është e rëndësishme për t’u kujdesur dhe për të marrë në konsideratë të ardhmen tuaj, kini kujdes që mos ta lejoni atë të pengojë të tashmen tuaj. Momentet shndërrohen në kujtime. Shijoni momentin ndërsa e keni.

Zakonisht duhet një jetë e tërë endje mes grumbuj shqetësimesh që një person të kuptojë se: shqetësimi nuk është produktiv. Të jetosh në të kaluarën është po aq joproduktive. Padyshim se për të qenë në gjendje të reflektoni për veten dhe të kaluarën tuaj ka përfitime. Është e rendësishme t’i kushtoni vëmendje asaj që keni kaluar dhe se çfarë ndjesie ju ka dhënë ajo. Duhet shumë energji emocionale për të përballuar hidhërimin, për të ecur përpara dhe për të kapërcyer.

Bilanci i të qenit në gjendje për të marrë kohë për të reflektuar, dhe për t’i dhënë përparësi të ardhmes tuaj ndërsa kaloni pjesën më të madhe të ditës tuaj në të tashmen, është më shumë se e vlefshme, është ndryshim jetësor.

Bëni atë që doni, doni atë që bëni

Kishte një mozaik të madh pranë universitetit tim në Londër që thoshte këto fjalë. Isha mirënjohëse që e përshkova atë pothuajse çdo ditë dhe i kujtoja vetes rëndësinë e dashurisë së karrierës.

Puna juaj është një aspekt dukshëm i madh në jetën tuaj, të cilës ia kushtoni vetes. Nëse nuk jeni të lumtur në karrierën tuaj, kjo pakënaqësi do të depërtojë në aspekte të tjera të jetës tuaj. Dhe përderisa asgjë nuk është perfekte, është e rëndësishme të punoni me veten tuaj dhe të poziciononi veten për të arritur qëllimet dhe kënaqësitë që dëshironi.

Më e rëndësishmja: Investoni në veten tuaj.

Kjo vlen edhe për jetën tuaj jo-në-pune. Cilat zakone dhe hobi nuk doni të ndiqni? Cilat doni të zhvilloni? Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për llojin e njerëzve dhe aktiviteteve me të cilat rrethoheni. Informacioni është si një lëndë ushqyese në trurin tuaj, jini të vetëdijshëm për atë që ushqeni vetë. Suksesi nuk është një moment triumfues. Suksesi është një seri momentesh (dhe zgjedhje) që çojnë në momente më të mëdha.

Ju jeni i vetmi person që mund të jetoni çdo ditë të jetës duke bërë atë që doni. Bob Dylan e tregoi këtë më së miri kur tha: “Çfarë është paraja? Një njeri është i suksesshëm nëse ngrihet në mëngjes dhe shkon në shtrat natën dhe në mes të këtyre bën atë që dëshiron të bëjë”.

Të jesh i lumtur kërkon punë

Njerëzit më të lumtur kanë tendencë të jenë ata që kanë punuar më shumë vetë. Të jesh i lumtur kërkon shumë punë. Duhet po kaq shumë punë – nëse jo më shumë – të jesh i palumtur. Prandaj zgjidhni me mençuri.

Të jesh i lumtur në një moment do të thotë që ke vendosur të marrësh nën kontroll jetën tënde.

Do të thotë që keni vendosur të mos jeni viktimë dhe ta riktheni atë energji kah vetja juaj. Ndonjëherë është e vështirë, por duhet të shtyni përpara.

Jeta juaj është një seri zhvillimesh dhe rritjesh personale.

Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për vetë-zhvillim është krahasimi i vetvetes me njerëzit e tjerë. Është e lehtë të pushtohesh nga xhelozia dhe të dëshirosh atë që kanë njerëzit e tjerë.

Sidomos me mënyrën se si bashkëveprojmë me mediat sociale. Ju duhet të mbani mend se njerëzit kanë tendencë të tregojnë vetëm pjesët më të mira të jetës së tyre në ato platforma. Nuk është e drejtë për veten tuaj kur e shihni atë dhe mendoni “Unë dua ta bëj atë” ose “Unë dua të dukem ashtu”.

Jo vetëm që ju largon nga vlerësimi i asaj që keni në jetë, por nuk siguron asnjë kontribut produktiv për veten tuaj. Më shpesh, perceptimi juaj për jetën e dikujt është i gabuar. Dhe edhe nëse nuk është ashtu, përqendrohuni tek vetja. Është rrugëtimi dhe rruga juaj ajo për të cilën duhet të shqetësoheni.

Të jeni të lumtur do praktikë. Pavarësisht nëse jeni duke mësuar të shmangni egon tuaj, ose të formoni më shumë zakone të dashurisë për veten … duhet praktikë. Ju keni vetëm një jetë, punoni aq sa mundeni për ta bërë atë më të mirë.

Të fundit