HomeSuksesiStudentët e mirë punojnë për studentët mesatarë, Pse?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Studentët e mirë punojnë për studentët mesatarë, Pse?

Është një ekuilibër i aftësive të trurit për inteligjencës akademike dhe inteligjencë sociale. Ne jetojmë në një botë ku gati çdo prind i inkurajon fëmijët e tyre të marrin nota të mira në shkollë. Jo vetëm kaq, madje mund të pritet që fëmija i tyre të marrë vetëm 10-ta. Çdo notë më pak do të konsiderohej një zhgënjim. Besimi, natyrisht, është se nëse një fëmijë nuk performon mirë në shkollë, nuk do të ketë të njëjtin sukses në jetë si ata fëmijë që i marrin të gjitha 10-ta.

Mos ma merrni për keq: Unë dua që fëmijët të shkëlqejnë në shkollë. Unë madje kam inkurajuar fëmijët e mi që të marrin më shumë 10-ta në provimet e tyre. Por le të jemi të qartë: Aftësia për të marrë 10-ta në shkollë tregon një aftësi shumë të rafinuar për të marrë 10-ta në shkollë dhe për të mos patur sukses në biznes ose në drejtime të jetës.

Por, sipas meje, si një student i nëntës në kolegj, ekziston një sekret që shumë prindër, mësues dhe studentë mund të duan ta dinë: Një student nuk rritet për të udhëhequr kompanitë. Në fakt, ata rrallë drejtojnë ndonjë të tillë. Janë  studentët mesatarë, ata të nëntave e të tetave, që janë në të vërtetë liderët më të mirë.

Merrni në shqyrtim studimin që West Point bëri për të diplomuarit e tij për të parë se si notat e tyre lidheshin me llojin e karrierës së tyre ushtarake.

Ajo që zbuloi shkolla ishte se kur bëhej fjalë për të diplomuarit e saj, të cilët përfundimisht u bënë oficerë të përgjithshëm në Ushtrinë e Sh.B.A. – ata që udhëheqin mijëra njerëz dhe menaxhonin buxhetet me miliarda dollarë – një numër disproporcionalisht i lartë i tyre, ishin studentë mesatarë.

Çështja është se organizatat udhëheqëse rrallë kanë ndonjë lidhje vetëm me intelektin e pastër. Ndërsa studentët ekselentë mund të jenë kontribues të mëdhenj individualë, mbase si shkencëtarë, inxhinierë ose profesorë, ata mund të mos kenë zhvilluar të njëjtat aftësi ndërpersonale/sociale që kanë studentët mesatarë.

Kur studioja inxhinierinë në universitet, për shembull, kurrë nuk isha personi më i zgjuar në ndonjë nga klasat e mia. Por, ndryshe nga shokët e mi të klasës, të cilët vazhduan karrierat akademike më të dalluara, mësova se çfarë duhej për të udhëhequr dhe frymëzuar njerëzit në vend.

Ne të gjithë kemi miq që janë shumë të zgjuar – por që pothuajse mund të jenë tepër të zgjuar, gjë që mund t’i bëjë ata të vështirë për t’u lidhur me ta. Studentët mesatarë, megjithatë, kanë mësuar të lulëzojnë duke përdorur një kombinim të kuaj-fuqive të mjaftueshme mendore me një lloj inteligjence emocionale që u jep atyre aftësinë për t’u lidhur me njerëzit dhe për t’i motivuar ata.

Mbaj mend një shaka që dikush më tha për një filantrop teksa vizitonte shkollën ku kishte mësuar.

Ndërsa bisedon me një dekan në shkollë, ai ndan këtë këshillë: Kujdesuni për studentët tuaj ekselentë, sepse ata do të bëhen profesorët tuaj. Gjithashtu, kujdesuni për studentët tuaj mesatarë, sepse ata do të bëhen donatorët tuaj të qëndrueshëm. Por me të vërtetë kujdesuni për studentët tuaj me nota më të ulëta, sepse janë ata që me shumë gjasë do të ndërtojnë një bibliotekë të re në emrin e tyre sepse ata janë rebelët sipërmarrës që do t’i japin vetes shtysë për të krijuar kompani të suksesshme.

Dhurimi rekord prej 31 milion dollarësh në Universitetin e Maryland nga bashkëthemeluesi i Oculus VR dhe braktisja e UMD Brendan Iribe e demonstron këtë bukur.

Çështja është se në sistemin e arsimit të sotëm, i cili e trajton të mësuarit si një linjë prodhimi në moshë post-industriale, mund të jetë e lehtë të biesh pre e idesë që fëmija ose studenti juaj duhet të marrë rezultate të përsosura për të patur një karrierë të suksesshme.

E vërteta është se ka aftësi që janë shumë më të rëndësishme për suksesin sesa notat, siç janë, siç kam shkruar edhe më parë, të mësosh të punosh dhe të luash mirë me të tjerët.

Prandaj, kur një student sjell në shtëpi një notë jo ekselente, mos u frikësoni. Ju madje mund të mendoni të festoni faktin se mund të keni një udhëheqës të ardhshëm në duart tuaja.

Dhe, goca e çuna, ky artikull nuk do të thotë se nuk duhet të bëni detyrat e shtëpisë. Kështu që kthejuni punës!

Previous article
Next article

Të fundit