HomeFokusPersoni i fortë mendërisht
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Personi i fortë mendërisht

Teorikisht, të gjitha përvojat tona na bëjnë njerëz më të fortë dhe më të mirë. Të jesh optimist, të marrësh në kontroll jetën tënde dhe të ndjesh keqardhje për veten janë vetëm disa nga karakteristikat për të cilat duhet të punojmë.

A mendoni se keni ndonjë prej tyre?  Ne po ju sjellim 21 karakteristika të një personi të fortë mendërisht.

 

Ju e dini se si t’i ekuilibroni emocionet dhe logjikën

Nuk ka të bëjë me faktin nëse sundoheni nga emocionet tuaja apo nga sensi i mirë. Absolutsht duhet të dini se si të mbani ekuilibrin e të dyjave, për të parë qartë kur emocionet mbizotërojnë mbi logjikën në procesin e vendimmarrjes. Nëse jeni mendërisht i fortë, ju e dini se si t’i ekuilibroni të dyja këto.

 

Ju e kaloni kohën tuaj në mënyrë produktive

Dikush mund të ketë një mijë justifikime për mos mbarimin e punës. Por njerëzit e vendosur përqendrohen në ato që duan vërtet dhe shmangin që të harxhojnë kohën e tyre në aktivitete joproduktive.

 

Ju besoni aftësinë tuaj për t’u përshtatur me ndryshimet

Jeta po ndryshon vazhdimisht, dhe nganjëherë është e vështirë të përshtatesh me rrethana të reja. Shumica e njerëzve thjesht përpiqen t’i rezistojnë këtyre ndryshimeve, por njerëzit me vendosmëri të lartë përqendrohen në përballimin e një realiteti që ndryshon shpejt.

 

Ju përballeni me frikën që ju pengon

Shumica e njerëzve shmangin frikën e tyre; disa njerëz përpiqen të përballen me frikën vetëm për t’u dukur mirë para të tjerëve. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të vërtetuar kundrejt askujt. Ata përballen dhe tejkalojnë frikën që i pengojnë  të jenë një version më i mirë i vetvetes.

 

Ju mësoni nga gabimet tuaja

Njerëzit me vendosmëri nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre ose të fshehin gabimet e tyre nga të tjerët. Ata mësojnë nga gabimet e tyre dhe shpresojnë të bëhen më të mirë.

 

Ju gjeni një ekuilibër midis asaj se kush jeni dhe se kush doni të jeni

Nëse jeni një person me vendosmëri mund të pranoni atë që jeni në këtë moment, por kurrë nuk ndaleni së punuari për t’u bërë një person më i mirë.

 

Ju festoni suksesin e njerëzve të tjerë

Të jesh i fortë mendërisht dhe e vendosur do të thotë të dish të bashkëpunosh. Suksesi i të tjerëve nuk ju bën kurrë të ndiheni xhelozë. Përkundrazi, njerëzit e fortë mendërisht dinë të festojnë lumturinë dhe suksesin e njerëzve të tjerë.

 

Ju jetoni dhe merrni vendime sipas vlerave tuaja

Nëse jetoni sipas vlerave tuaja dhe i kuptoni përparësitë tuaja, kurrë nuk keni vështirësi për të marrë një vendim. Kjo aftësi i bën njerëzit të fortë mendërisht.

 

Ju kujdeseni për përmirësimin e aftësive tuaja më shumë sesa t’i tregoni ato

Në përgjithësi, njerëzit kanë tendencë të kërkojnë miratim nga të tjerët. Por njerëzit e vendosur përqendrohen në përmirësimin e aftësive të tyre pa kërkuar njohje.

 

Ju jetoni një jetë autentike

Njerëzit me vendosmëri të lartë janë të sinqertë me veten e tyre. Veprimet e tyre nuk i kundërshtojnë kurrë fjalët e tyre.

 

Ju vlerësoni atë se kush jeni, jo atë që keni arritur

Njerëzit mendërisht të fortë vendosin vlerën e vërtetë për atë se kush janë, jo për atë që kanë. Pra, ata me të vërtetë nuk interesohen nëse fitojnë ose humbasin.

 

Ju e dini që për një triumf ia vlen të presësh

Njerëzit e vendosur nuk nguten asnjëherë, ata dinë të presin për shpërblimet e tyre; ata e dinë se mund të duhet një kohë e gjatë që frutat të piqen. Plus, padurimi vetëm na bën më të dobët, apo jo?

 

Ju jeni përgjegjës për veprimet tuaja

Fuqia mendore nuk garanton se nuk do të gaboni fare. Ju do ta bëni, por gjëja kryesore është të mësoni prej tyre dhe të vazhdoni më tej.

 

Ju i shihni vështirësitë si mundësi

Çdo pengesë dhe çdo problem me të cilin përballeni është vetëm një mundësi tjetër që ju të rriteni. Njerëzit zakonisht irritohen nga vështirësitë, por njerëzit e fortë mendërish pranojnë sfida dhe bëhen më të mirë.

 

Ju jeni mirënjohës

Në vend që të duan më shumë, njerëzit e fortë mendorë besojnë se kanë më shumë sesa duhet dhe dinë të falënderojnë për këtë.

 

Ju përqëndroheni në ato që dini dhe bëni më mirë

Ata që janë mendërisht të fortë janë efektivë dhe të suksesshëm në jetë sepse i kushtojnë kohën, përpjekjet dhe burimet e tyre asaj që bëjnë më së miri.

 

Ju riktheheni pas rënies

Për njerëzit me mendërisht të fortë, dështimi nuk është fundi i rrugës por fillimi i saj. Ata besojnë se rruga që ata kanë zgjedhur përfundimisht do t’i çojë ata drejt suksesit.

 

Ju jeni një optimist realist

Njerëzit mendërisht të fortë janë optimistë. Kur përballen me pengesa, ata shpresojnë për më të mirën, por në të njëjtën kohë ata i mbajnë gjithmonë këmbët në tokë.

 

Ju punoni me pikat e dobëta

Njerëzit kanë tendencë t’i fshehin dobësitë e tyre. Por njerëzit e fortë mendorë nuk kanë frikë të përballen me dobësitë e tyre më të mëdha dhe të punojnë me to.

 

Ju nuk grindeni për gjëra të kota

Është vetëm e natyrshme të përpiqesh për përsosmëri, megjithatë një njeri i fortë mendërisht e di se nuk është e dobishme të humbasësh durimin për gabime të vogla – veçanërisht ato të njerëzve të tjerë.

 

Ju jeni gati për të zgjidhur problemet

Ju mund të ankoheni për problemet tuaja dhe vazhdoni t’i bëni gjërat të mëdha. Ose mund të filloni të zgjidhni problemet, siç bëjnë njerëzit e fortë mendërisht.

 

Ju jeni gjithmonë të gatshëm për të mësuar

Një ditë e re, një person i ri apo një përvojë e re është vetëm një mundësi tjetër për të mësuar diçka. Pavarësisht se çfarë jeta u hedh atyre përpara, njerëzit e fortë mendorë janë gjithmonë të etur për të mësuar.

 

 

Të fundit