- Perceptimi është realitet
Është e vërtetë. Mënyra se si e interpretoni dhe e kuptoni botën, ndikon direkt mbi bindjet tuaja dhe mënyrën se si e jetoni jetën tuaj. Perceptimi krijon paragjykim, po aq sa krijon edhe mirëkuptim. Ai krijon frikë, po aq sa kuriozitet. Dëshironi që realiteti juaj të jetë i ngushtë apo i gjerë? A do të jetë e mjaftueshme lumturia që ofron injoranca, apo keni nevojë për më shumë?E vërteta është se shumica e njerëzve duan më shumë. Edhe nëse ajo është në nivelin e nën-vetëdijes. Nga djepi në varr, shoqëria jonë e thekson rëndësinë e arsimimit. Të mësuarit dhe të zbuluarit është ajo që bëjmë ne. Por gjithsesi është gjithmonë më e vështirë të kuptosh atë që nuk e kupton. Atëherë, si ta mësoni atë që nuk e dini? Filloni duke pyetur veten: Çfarë nuk di unë? Çfarë doni të mësoni më shumë? Më e rëndësishmja, kuptoni se të gabosh është normale. Pas çdo gabimi ka rritje.
- Gjithçka është e përkohshme
Kohët tuaja të mira janë të përkohshme,po ashtu edhe kohët tuaja të këqija. Ndaj kur të jesh në majë shijoje, përfito sa më shumë, dhe ji mirënjohës për të. Dhe kur të jesh poshtë, dije se do t`a kalosh atë situatë të vështirë. Dije se nuk është fundi, por thjesht një shteg i vështirë. Jeta është plot me kthesa, ulje-ngritje, dhe të papritura. Ne shpesh harrojmë se bëhet fjalë për udhëtimin, dhe jo për destinacionin. Gjithçka që përjetojmë në jetë ka një mësim. Mendoj se për shumë njerëz është e vështirë -sidomos për të rinjtë –që t’a vlerësojnë jetën. Njohja e vlerës së plotë të vështirësive dhe gabimeve tuaja, është thelbësore për të vlerësuar rrugëtimin e jetës. Është po aq e rëndësishme të qëndrosh i përulur, dhe të jesh mirënjohës për gëzimet që të sjell jeta. Gjithçka është e përkohshme, ndaj shfrytëzojini maksimalisht që të gjitha.
- Rëndësia e të qenit i pranishëm
“Nëse jeni në depresion, po jetoni në të shkuarën. Nëse jeni në ankth, po jetoni në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, po jetoni në të tashmen” . Shpesh ne priremi të shqetësohemi për atë që do të vijë, apo ndalemi në diçka që tashmë ka ndodhur. Ndërsa është e rëndësishme të kujdesesh dhe të marrësh në konsideratë të ardhmen tënde, kujdesu që të mos e pengosh të tashmen tënde. Momentet kthehen në kujtime. Ndaj shijojeni momentin ndërsa ai po ndodh. Zakonisht në personi i duhet një jetë shqetësimesh të grumbulluara që të arrijë të kuptojë. Por shqetësimi nuk është aspak produktiv. Të jetosh në të kaluarën, është po aq joproduktive. Sigurisht, të qenit në gjendje të reflektoni mbi veten dhe mbi të kaluarën tuaj, sjell patjetër përfitime. Të kushtuarit vëmendje asaj që keni kaluar, ju bën të ndiheni të rëndësishëm. Duhet shumë energji emocionale për t’u pikëlluar, reflektuar dhe kapërcyer momentet e dhimbshme.Bilanci i të qenit në gjendje të marrësh kohë për të reflektuar dhe për t’i dhënë përparësi të ardhmes tënde, ndërsa konsumon pjesën më të madhe të ditës në të tashmen, është përtej vlerës, është jeta që ndryshon.
- Bëni atë që doni, dhe duajeni atë që bëni
Puna që bëni është një aspekt mjaft i rëndësishëm në jetën tuaj. Nëse nuk jeni të lumtur në karrierën tuaj, kjo pakënaqësi do të depërtojë edhe në aspekte të tjera të jetës tuaj. Dhe ndërsa asgjë nuk është e përsosur, është e rëndësishme të punoni me veten dhe të pozicionoheni sI duhet për të arritur qëllimet dhe kënaqësitë që dëshironi. Më e rëndësishmja:Investoni tek vetja juaj. Kjo vlen edhe për jetën tuaj jashtë punës. Cilat zakone dhe hobi dëshironi të ndaloni? Cilat dëshironi të zhvilloni? Është shumë e rëndësishme të jeni i vetëdijshëm për llojin e njerëzve dhe aktiviteteve nga të cilat rrethoheni. Informacioni është si lëndë ushqyese për trurin tuaj, jini të kujdesshëm me atë që po e ushqeni veten tuaj. Suksesi nuk është një moment triumfues. Suksesi është një seri momentesh (dhe zgjedhjesh), që çojnë në momente më të mëdha. Ju jeni personi i vetëm që mund t`a pengojë veten tuaj të jetojë çdo ditë duke bërë atë që doni.Bob Dilan e tha shumë mirë dikur:“Një njeri është i suksesshëm nëse çohet në mëngjes dhe shkon në mbrëmje të flejë, dhe në periudhën midis bën atë që dëshiron”.
- Të jesh i lumtur kërkon shumëpunë
Njerëzit më të lumtur, kanë prirjen të jenë ata që kanë punuar më shumë me veten e tyre. Të jesh i lumtur kërkon shumë punë. Kërkon po aq punë – nëse mos më shumë – të jesh i pakënaqur. Prandaj zgjidhni me mençuri. Të jesh i lumtur, do të thotë që në një moment ke vendosur të marrësh nën kontroll jetën tënde. Do të thotë që ke vendosur të mos bëhesh viktimë, dhe t`a vendosësh sërish atë energji në veten tënden. Ndonjëherë është e vështirë, por ju duhet të tërhiqni veten lart dhe t`a shtyni veten përpara. Jeta juaj është një seri zhvillimesh dhe rritjesh personale. Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për vetë-zhvillimin tuaj, është krahasimi i vetes me njerëzit e tjerë. Është shumë e lehtë të dalldisesh nga xhelozia, dhe të duash atë që kanë njerëzit e tjerë. Sidomos sot, për shkak të mënyrës se si ne bashkëveprojmë me mediat sociale. Por duhet të mos harroni se në ato platforma,njerëzit priren të tregojnë vetëm pjesët më të mira të jetës së tyre. Nuk po tregoheni të drejtë me veten kur i shihni gjëra të tilla dhe mendoni “Edhe unë dua t`a bëj këtë”, ose “Edhe unë dua të dukem e tillë”. Kjo jo vetëm që ju tërheq vëmendjen nga të qenit mirënjohës për atë që keni në jetën tuaj, por nuk ju siguron ndonjë kontribut produktiv për veten tuaj. Shumë shpesh, perceptimi juaj mbi jetën e dikujt është i gabuar. Edhe nëse nuk është kështu, përqendrohuni më mirë tek vetja. Ju duhet të shqetësoheni vetëm për rrugëtimin tuaj të jetës.Të qenit i lumtur kërkon praktikë. Si mësimi për t`a lënë mënjanë egon tuaj, apo edhe krijimi i zakoneve për t’a dashur më shumë veten… kërkon praktikë. Keni vetëm një jetë, ndaj punoni sa më shumë për t`a bërë sa më të mirë jetën tuaj.