Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti? Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërrdinë me sistemin tënd imunitar)dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, dhimbje koke dhe migrenë, lodhje, rraskapitje, pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur. Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, obsesion, nuk e shqit do dhunuesin nga mendja, acarim zorrësh probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.
- Përqendrim i dobët, nuk përqëndrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
- Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
- Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
- Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi.
- Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
- Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje.
- Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete.
- Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
- Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten.,etj