HomeArtikujPsikologjia pozitiveKëshilla, pas një suksesi apo dështimi në jete
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Këshilla, pas një suksesi apo dështimi në jete

1.Bëni përpjekje të vazhdueshme që ta nisni ditën me një sens humori, një muzikë të mirë që e do shpirti dhe trupi sepse kjo është gjëja e duhur për të pasur rezultate gjatë javës.

 

2.Ecni shpesh në mëngjes, nëse është e mundur në ajër të pastër,  ikni me këmbë në punë por pasi ke konsumuar mëngjes, shmang debatin në punë edhe nëse ke të drejtë.

 

3.Shoqërohuni me njerëz pozitivë, që kanë optimizmin në qenien e tyre, mbani gjithnjë mend ligjin parësor të natyrës pozitiviteti mposht negativitetin, elimino sa të mundesh shqetësimet e panevojshme mbi çështje të parëndësishme.

 

4.Mësoni veten dhe të tjerët ta ktheni dëshpërimin në motiv, për të pasur arritje të tjera është shumë i rëndësishëm reagimi juaj për të mposhtur dhimbjen dhe dëshpërimin pasi janë elementë që të gjithë njerëzit i prekin një ditë, ec gjithnjë me vetëbesim, thuaji shpesh vetes unë do t’ia dal, më besoni që kjo shërben për klimën brenda vetes tënde!

 

5.Bëjeni veten të lumtur me ato që keni. Për të arritur lumturinë dhe një lloj qetësie është e rëndësishme të mposhtni lakminë dhe dëshirat materiale. Mos harro zhvillo durim, guxim dhe përqendrim, dije mirë se shija për jetën kultivohet nëpërmjet veprimtarive por edhe synimeve qe ti i vendos vetes!

 

6.Në pushimin e punës ose pas dreke lexo një libër që të jep motiv, më mirë se të kalosh kohën shtrirë apo në kafe me miq, disa faqe nga një libër, janë shoqëri më e mirë?!  Libri të ndihmon me imagjinatën tënde dhe ti ëndërron bukur, çdo libër i lexuar ka të paktën një instrument ose metodikë të dobishme që të përmirëson performancën, por dhe i shërben objektivit tuaj në jetë.

 

7.Bëhu ndonjëherë edhe fëmijë, e një herë në sa kohë, sigurisht në varësi të ekonomisë tuaj shpenzo për gjërat që të japin emocion dhe adrenalinë, duke blere një kostum të ri, një telefon apo makinë të re (e shfrenova pak imagjinatën në fund) sepse vetja të duket më i  freskët dhe i ri, të gjithë kemi nevojë!

 

8.Mos bëni diçka në jetë për të cilën nuk do të ndjeheni krenar para vetes, prindërve apo fëmijëve tuaj. Nëse nuk do që përsosmëria të kthehet në ankth, përpiqu vazhdimisht për të krijuar vetë një reputacion të mirë, kjo do t’ju çojë drejt majave, ama lartësitë menaxhoi me përgjegjshmëri dhe maturi, sepse ndodh ndonjëhërë që lartësia të hedh papritur e pa kujtuar aq poshtë sa vështirë të ringrihesh?

 

9.Gjej ekuilibrin midis pamjes dhe mendjes, të dytës duhet ti shërbesh në maksimum, por “mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë” thotë populli, nëse ti ke krijuar një imazh pozitiv si një individ i mençur, i aftë, i disiplinuar, i qetë dhe i balancuar me veten dhe të tjerët duhet ruajtur me shumë kujdes ky imazh!

 

10.Pyete vazhdimisht veten,është më mirë të zgjedhësh suksesin i cili do mund dhe djersë, apo përgjumjen e dembelizmin që është më i lehtë! Nëse kërkon të parën duhet të udhëhiqesh me objektiva të sakta në jetë, të nxjerrësh nga skutat e trurit dhe shpirtit tënd edhe të pamundurën, ndërsa po do të dytën aty e ke në çdo rast.

Ps: Për të patur sukses, luani fort me bindje, arsye dhe logjikë, ama gjithnjë luani ndershëm, jeto të tashmen, mendo të kesh në shoqërinë tënde njerëzit që të motivojnë! Dhe në fund duhet të bësh punën që dashuron, sepse kjo ta përmirëson jetën, po e le të të ikë dashuria, do të të thotë se ke lënë të të ikë vetë jeta?

Të fundit