HomeArtikujPsikologjia pozitiveTiparet e mirëqënies psikologjike dhe sociale
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Tiparet e mirëqënies psikologjike dhe sociale

Vetë-pranimi: personat kanë një sjellje pozitive kundrejt vetes, njohin dhe pranojnë shumë aspekte të vetes, ndihen pozitiv rreth së kaluarës. Kur shikoj në historinë e jetës sime, jam i kënaqur se si gjërat kanë ecur deri tani. Rritja personale: kanë ndjenjën e …

Tiparet e mirëqënies psikologjike

Vetë-pranimi: personat kanë një sjellje pozitive kundrejt vetes, njohin dhe pranojnë shumë aspekte të vetes, ndihen pozitiv rreth së kaluarës. Kur shikoj në historinë e jetës sime, jam i kënaqur se si gjërat kanë ecur deri tani.

Rritja personale: kanë ndjenjën e potencialit dhe zhvillimit të vazhdueshëm dhe janë të hapur kundrejt eksperiencave të reja, ndihen gjithnjë të ditur dhe efektiv. Për mua, jeta ka qënë gjithnjë një proces i mësimit, ndryshimit dhe i zhvillimit

Qëllimi në jetë: kanë qëllime dhe sens drejtimi në jetë, e shkuara dhe e tashmja janë kuptimplota, mbajnë besime që i japin qëllim jetës. Disa njerëz enden kot në jetë, por unë nuk jam një nga ata.

Mjeshtëri mjedisore: ndihen kompetent dhe të aftë të menaxhojnë një mjedis kompleks, zgjedhin ose krijojnë kontekste të përshtatshme. Jam i zoti në menaxhimin e përgjegjësive së jetës së përditshme

Autonomia: vetvendosje, pavarësi, rregullojnë sjelljen, u rezistojnë presioneve sociale, mendojnë dhe veprojnë në mënyra të caktuara, vlerësojnë veten sipas standarteve personale. Unë kam besim në mendimet e mia personale dhe në qoftë se ato janë të ndryshme nga mënyra se si njerëzit e tjerë mendojnë.

Marrdhëniet pozitive me të tjerët: kanë marrëdhënie të ngohta, të kënaqshme dhe të besueshme; janë të shqetësuar për mirëqënien e të tjërëve, të aftë për empati, afeksion dhe intimitet të fortë; kuptojnë mardhëniet marrin e japin me njerëzit. Njerëzit do të më përshkruajnë mua si një njeri i dhënë dhe i gatshëm për të ndarë kohën me të tjerët.

Tiparet e mirëqënies sociale

Pranimi social: kanë sjellje pozitive kundrejt njerëzve, njohin të tjerë dhe përgjithësisht pranojnë njerëzit, përveç ndonjëherë nga sjellja komplekese dhe hutuese e disave. Unë besoj se njerëzit janë të mirë.

Aktualizimi social: kujdesen dhe besojnë se shoqëria është pozitive, mendojnë se shoqëria ka potencialin të rritet pozitivisht, mendojnë se vetë shoqëria është duke e kuptuar potencialin. Bota është duke u bërë një vend më i mirë për të gjithë.

Kontributi social: mendojnë që ata kanë dicka të vlefshme për ti dhënë shoqërisë, mendojnë që aktivitet e tyre ditore janë të vlefshme për komunitetin e tyre. Unë kam dicka të vlefshme për t’ia dhënë botës.

Koherenca sociale: shikojnë një botë sociale që është e kuptueshme, logjike dhe e parashikueshme. E kam të lehtë të parashikoj se cfarë do të ndodh më vonë në shoqëri.

Integrimi social: ndihen pjesë e komunitetit, mendojnë që ato i përkasin, ndihen të mbështetur, dhe ndajnë gjërat e përbashkëta me komunitetin. Komuniteti im është një burim i komoditetit.

Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….

Next article

Të fundit