Ndonjëherë, zakonet që ekspertët rekomandojnë për t’u shkëputur nga humori i keq dhe për të rritur nivelet e lumturisë nuk shkojnë në një linjë me të përditshmen tonë
Kush ka kohë të ulet dhe të bëjë seanca të zgjatura meditimi kur kemi 1000 gjëra të tjera për të bërë?
Fatmirësisht, ka shumë gjëra të tjera të thjeshta që kërkojnë vetëm pak minuta, por kanë fuqinë të të ndryshojnë gjithë ditën. Sa herë të ndiheni pesimistë, të rënë moralisht apo thjesht të trishtuar, bëni një nga 5 gjërat më poshtë, shkruan Huffington Post.
- Merru me detyrën tënde më të vështirë
Duke përmbushur detyrën tuaj më të vështirë ju rrisni nivelet e dopaminës, që rrjedhimisht vjen nga “ndjesitë e përmbushjes”. Sa herë të ndjeni gjithçka përmendëm më lart, merrni detyrën më të bezdisshme që keni për momentin dhe hiqeni qafe.
- Bëj 10 frymëmarrje të thella
Është ushtrimi më i mirë që mund t’i bëni vetes në momente ankthi apo mungese humori. Mbyll sytë dhe fokusohu totalisht tek frymëmarrja për ta bërë siç duhet.
- Dëgjo një këngë të gëzueshme
Mundësisht edhe kërce me të! Kërkimet kanë treguar se një muzikë e mirë shkon në një linjë me meditimin. Nëse e shoqëroni edhe me kërcim do ta keni më të thjeshtë për të çliruar stresin, citon Anabel.
- Për pak minuta, fokusohu tek njerëzit që janë gjithmonë aty për ty
Oxytocina është një tjetër “hormon lumturie” dhe për ta stimuluar atë rekomandohet të mendoni për njerëz të cilëve ju besoni. Pyesni veten: Nëse do të kem nevojë për diçka, kush do të jetë aty?
- Bëj diçka të mirë për dikë tjetër
Ky veprim do të të bëjë të marrësh frymë më lirshëm dhe rrjedhimisht të ndihesh më i lumtur. Sado gjest i vogël të jetë, mirësia mban një forcë të madhe që mund t’ju shpëtojë edhe nga situata më e vështirë.