spot_img

Artikuj të ngjashëm

Bllokimi ynë Emocional

A jeni ndier ndonjëherë nervoz për ndonjë problem të caktuar dhe nuk keni mundur të veproni? Fjalët spo ju dalin nga goja? Ndiheni i paralizuar? A jeni ndier ndonjëherë sikur nuk po mundeni të tejkaloni një situatë të caktuar në jetën tuaj? Sikur të ishit zënë në një kurthë dhe nuk mund të shihni asnjë rrugdalje? Me shumë gjasa ju keni kaluar një bllokim emocional. Në këtë artikull mund të njiheni me termin bllokim emocional, simptomat, funksionin, tretmanin dhe shumë gjëra tjera.

 

Bllokimi emocional dhe emocionet

Emocionet janë pjesë integrale e jona dhe janë përgjigje e sistemit tonë fiziologjik ndaj situatave të caktuara, si brenda ashtu edhe jashtë nesh. Të gjitha qeniet njerëzore përjetojnë emocione, dikush më shumë e dikush më pak. Emocionet kanë ndikim në procesin e të mësuarit, motivimit, sjelljes dhe komunikimit me të tjerët. Me të lindur ne kemi një gamë të gjërë përvojash dhe sjelljesh emocionale të ashtuquajtura emocione të brendshme. Mes këtyre janë: gëzimi, hidhërimi, zemërimi dhe neveria. Duke u bazuar në këto emocione të bashkëlindura dhe në vazhdimësi përgjatë jetës tonë sonë, ne vazhdimisht e zjgerojmë numrin e emocioneve duke përfshirë edhe emocione si: ndjenja e fajit, fyerja, besimi, xhelozia, etj. Për këtë arsye edukimi emocional është jetik të mësohet qysh në fëmijëri, të mësojmë si ti menaxhojmë emocionet tona në situata të ndryshme me të cilat na përball jeta. Të gjitha emocionet kanë edhe funksionet e tyre:

Hidhërimi: Funksioni i tij është një lloj tërheqje e vetes me qëllim që ta neutralizoj apo të ruhet nga një situatë e caktuar me qëllim të rigjeneroj energjitë për ta ndryshuar të ardhmen. Zemërimi Funksioni i zemërimit lidhet me marrjen e disa vendimeve në raport me një situatë apo person të caktuar I cili është duke na lënduar, duke I rigjeneruar energjitë me qëllim ndryshimn e asaj situate. Për shembull, nëse partneri jonë na ka lënduar, ne zemërohemi duke detyruar partnerin që të ndryshojë sjelljen për të mos na lënduar më, ose në të kundërtën ne largohemi vet për të mos përjetuar më lendime. Pra ose parnteri ndryshon sjellje ose ne largohemi. Ky është funksioni I zemërimit, apo le të themi metafizika e zemërimit, ajo që qëndron pas tij.

 

Çfarë është bllokimi emocional?

Thënë troç, bllokimi emocional është një mekanizëm mbrojtës i trurit i cili na ndalon të ndjejmë emocionet normalisht. Eshtë një ndjenjë shumë e pakëndshme e cila na ndalon të ecim përpara dhe në të njetën kohë na pamundëson të menduarit në mënyrë të kthjellët duke na ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme. Të mos kesh mundësi të mendosh kthjellët(racionalisht), të mos dish çfarë të thuash, apo të qenurit konfuz, mund të merren si disa shenja të bllokimit emocinoal. Të gjithë pa përjashtim së paku një herë në jetët tona kemi kaluar nëpër ndonjë bllokim emocional dhe në shumicën e rasteve ka qenë vështirë e menaxhueshme. Bllokimi emocional nuk ndikon patjetër në të gjitha fushat e jetës por mund të ndikojë sidomos në aftësitë tona njohëse, në emocione, dhe sjelljet tona në raport me punën, shoqërinë, familjen apo të dashurit.

 

Simptomat e bllokimit emocional

Disa nga simptomat e bllokimit emocional janë:

*Shmangia e njerëzve apo situatave. Për shembull evitimi I situatave për shkak se ke frikë si të sillesh apo çfarë të thuash. Kjo është tipike për bllokimet emocionale fillestare.

*Rritje e nivelit të ankthit dhe stresit një ditë para ndonjë aktiviteti.

*Mungesë motivimi e cila zgjatë për një kohë të gjatë dhe ndikon në disa fusha të jetës tonë.

*Përjetimi i emocione negative me intensitet më të lartë se më parë. Për shembull zilia, xhelozia, të kritikuarit, etj.

*Shqetësim për çështje dhe fusha të ndryshme

*Vështirësi në marrjen e vendimeve

 

Funksionet e bllokimit emocional

Bllokimi emocional aktivizohet në situata të caktuara me qëllim që të na mbrojë nga ndonjë situatë apo rrethanë negative dhe që mund të na shkaktoj dhimbje. Në të vërtetë është thjeshtë në mekanizëm mbrojtës që na mbron mendjen(vetëdijen) nga ndjenja të caktuara. Kështu mekanizmi mbrojtës i bllokon disa pjesë të këtij emocioni, duke na mundësuar neve që të vazhdojmë të jetojmë normal në fushat tjera, dhe duke na mundësuar që të përshtatemi gradualisht me situatën e caktuar dhe me mundësi që të adaptohemi me të.

“Bllokimi emocional na mundëson që të fitojmë në kohë për ta pranuar situatën negative me të cilën jemi përballur.”

Në një anë bllokimi emocional është një mekanizëm mbrojtës pozitiv sepse na mbron nga diçka që truri jonë e percepton si të “rrezikshme”. Përgjatë bllokadës emocionale personi adaptohet me situatën dhe gradualisht mësohet si ta menaxhojë atë. Ky mekanizëm i mundëson personit që edhe në të ardhmen të dijë si të sillet me situata të ngjashme. Bllokimi emocional aktivizohet zakonisht në situata të befasishme, të cilat nuk mund të parashikohen, kur truri mbrohet nga stresi që mund të vie nga lëndimi i papritur emocional.

 

Situatat në të cilat aktivizohet bllokimi emocional

Situatat në të cilat aktivizohet bllokimi emocional kryesisht janë rethana traumatike apo negative në përgjithësi. Janë situata stresuese në të cilat personi nuk ka aftësi ti menaxhojë apo nuk është mësuar me to. Për shembull:

*Përvojat traumatike: Aksidentet, përdhunimet, sulmet, pabesia;
*Vdekja e befasishme e një personi të dashur;
*Ndarja apo humbja e partnerit;
*Largimi apo ulja në detyrë në punë;
*Diagnostifikimi me ndonjë sëmundje të rëndë;
*Ndryshim i papritur i qytetit;

Ne nuk bllokohemi emocionalisht vetëm nga ngjarjet negative por edhe nga ato pozitive. Nëse marrim vesh një lajm shumë të mirë në mënyrë të befasishme, neve na duhet një kohë që të adaptohemi me situatën dhe ta perceptojmë lajmin. Për shembull, lajmi për shtatzani, promovim në punë, vizitë e befasishme, etj. Ndryshimet pozitive mund të jenë po aq shokuese, jo vetëm për rëndësinë që kanë në jetët tona por edhe me plotësimin e një ëndërre. Ky bllokim emocional në këtë rast është pozitiv sepse na ndihmon të mbledhim mendimet dhe të fokusohemi tek ndryshimet që do të ndodhin në jetët tona qofshin ato pozitive apo negative.

 

A është bllokimi emocional një problem?

Bllokimi emocional bëhet problem nëse vazhdon për një kohë të gjatë dhe fillon të ndikoj në fusha tjera të jetës që nuk ka pasë ndikim më heret. Bëhet problem nëse fillon të na largojë nga qëllimet dhe ëndërrat jetësore.
Duke i zgjatur bllokimet emocionale për shumë kohë, dhe duke mos aritur që ta përballoj situatën përmes menaxhimit të emocioneve, personi mund të fillojë të ndjej dhimbje pa pasur mundësi që të flas apo të shprehet. Personi në fjalë do të fillojë poashtu që të ndjejë edhe emocione të tilla si zemërimi, mërzija, apo ndjenja e fajit. Tani këto ndjenja fillojnë dhe bëhen pjesë e gjendjes tonë ditore, duke na ndikuar direkt në koncentrim, aftësitë njohëse, apo shkathtësitë sociale. Në raste ekstrem bllokimi emocional mund të bëhet aq i fuqishëm sa të ketë ndikim edhe në aspektin fizik dhe gradualisht ne fillojmë të sëmuremi. Disa nga sëmundjet e zakonshme janë: ulçera në lukth, gastriti, probleme me lëkurë, etj. Pasojat e zgjatjes së gjendjes së bllokadës emocionale janë:

Në raport me sjelljet:

*Varësi nga substanca: (alkool, antidepresant, etj) të cilat do na e përkeqësonin anën emocionale.

*Nivele të larta të emocioneve si zemërimi apo fyerja

*Ulje e vetëbesimit

*Aftësi sociale të ulta (humbje e kontakteve me shoqërinë, izolim nga familja apo shoqëria, etj.)

Në raport me shëndetin:

*Sëmundje psikomatike: Dhimbje fizike dhe probleme me tretje. Në nivele ekstreme mund të përballemi me ulçerë, probleme me lëkurë, astma, kolit (colitis)

*Dëmtim i sistemit imunitar duke shkaktuar edhe sëmundje auto-imune.

 

Trajtimi për bllokimin emocional

Për të tejkaluar një bllokim emocional këshillohet vizita tek një terapist. Kjo nuk do të thotë që të mos mundohemi ta zgjidhim edhe vet problemin por pas një kohe është më efikase vizita tek një terapist. Terapisti do të punojë në drejtim të rregullimit dhe normalizimit të aspektit emocional me qëllim ç’bllokimin emocional. Trajtimi zakonisht bëhet përmes “Cognitive Behavior Therapy”, duke u fokusuar në aspektin njohës dhe emocional fillimisht, sepse duke i përmisuar këto aspekte rjedhimisht do të përmisojë edhe sjelljen. Përmisimi i sjelljes poashtu e përshpejton procesin e rekuperimit. Hapi i parë në një terapi të tillë është të vetëdisuarit për bllokimin emocional dhe pastaj duke i analizuar shkaqet që kanë nxitur këtë bllokim dhe rethanat apo ngjarjet tjera që e kanë ushqyer dhe rritur me kalimin e kohës.

 

Trajtimi “kognitiv” i bllokimit emocional

Terapisti gjatë punës së tij për ti ndihmuar pacientit me bllokimin emocional do të punoj në drejtim të “shtrembërimit njohës” tek pacienti. Duke i stabilizuar këto shtrembërime njohëse pacienti arrin të ketë më shumë mendime të shëndosha dhe më pak mendime lënduese. Shumë nga këto shtrembërime lidhen me përvojë personale të personit, sikurse mund të jetë mendimi se: “Unë duhet të jem i fortë dhe njerëzit e fortë nuk kanë frikë.” Në këtë rast, ne duhet ta pranojmë se të qenurit i fortë nuk do të thotë “mungesë frike, por duke e përshtatur këtë mendim në jetën reale, do të themi se “ndonëse kam frikë, unë do të veproj në atë mënyrë pa marrë parasysh pasojat.”

 

Trajtimi emocional mbi bllokimin emocional

Në rrafshin emocional, fokusi do të ishte një ri-edukim emocional dhe të mësojmë si të ndjejmë emocione përsëri qofshin ato negative apo pozitive. Stabiliteti emocional, të shprehurit e emocioneve, dhe vlerësimi emocional I situatave të caktuara janë poashtu disa aspekte mbi te cilat terapisti do të na ndihmonte. Terapisti poashtu do të na ndihmonte të zhvillojmë intelegjencën emocionale.

Bota na thyen që të gjithëve, por megjithatë të shumtë janë ata që janë më të fortë pikërisht në vendet e thyera.” Ernest Hemingway

Përmes terapisë ju do të jeni në gjendje ti qendërzoni emocionet tuaja dhe ti shprehni ato në formë të shëndoshë, poashtu do të mësoni si ti shmagni situatat e caktura që mund tu sjellin bllokim emocional. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është edhe kapaciteti për të zhvilluar empatinë, duke qenë në gjendje që të mbështeteni tek njerëzit në rast se bllokimi emocional do të ndodh përsëri dhe të jeni në gjendje të kërkoni ndihmë.

 

Trajtimi “biheviorist” mbi bllokimin emocional

Nuk është e thënë që patjetër të punohet në këtë fushë me bllokimin emocional, por në rast se ndodh kjo terapi do të fokusohet tek marrja me aktivitete të cilat do na bënin të ndjeheshim mirë dhe të përjetonim emocione pozitive. Të përjetuarit e emocioneve pozitive do na ndihmonte të çlirojmë edhe emocionet tjera. Si tërësi ky proces është fillimisht të pranuarit e pvrvojave traumatike, gjetja e një kuptimi dhe integrimi i saj në jetët tona. Kur flasim për pranim, kemi parasysh pranimin e përvojave ashtu siç janë(në vete), pa marrë parasysh a janë të mira apo të këqija, duke i pranuar situatat si diçka normale dhe duke u pajtuar se jo gjithnjë e kemi situatën në kontroll. Pacienti do të mësojë ti perceptoj përvojat negative jo si diçka të tmerrshme dhe që duhet të ik nga to, por thjesht si diçka nëpër të cilën e kemi të domosdoshme të kalojmë në jetë. Ne poashtu do të pranojmë emocione të tilla si e qajtura, dhe do ti përjetojmë ato ashtu siç janë.

 

 

Previous article
Next article

Të fundit