Jeni gjendur në një situatë ku një mendim ju ka pushtuar plotësisht trurin për disa orë ose ditë? Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund këtij fenomeni. Si mund të ndaloni së menduari për dikë apo për një situatë të caktuar? Të gjithë ne jemi gjendur në ato situata ku vazhdimisht kokën na e rrahin pyetje si për shembull, çfarë mund të kishim bërë apo thënë ndryshe. Peshimi i mendimeve sa gjatë e gjerë nuk është shpeshherë produktiv dhe në vend që t’ju ofrojë ndonjë ngushëllim thjesht ju mbush me pendesa për atë që duhet të bënit apo thoshit. I gjithë ky mendim toksik është rraskapitës nga aspekti emocional dhe fizik. Studimet tregojnë se një mendje që përtyp vazhdimisht informacionet e mëparshme është jo e lumtur dhe as e shëndetshme. Për këtë arsye ju duhen disa strategji të dobishme për ta zbrazur mendjen, të cilat mund t’i lexoni më poshtë, dhe do të shihni dhe vetë se sa shumë do t’u ndihmojnë.

 

  1. Mos kërkoni fajtorë

Largohuni nga ndjenja e fajit. Zgjedhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Gjëra të këqija dhe keqkuptime ndodhin shumë shpesh, si një efekt domino. Askush nuk është aty për të na kujtuar të vërtetën se gjërat së pari ndodhën dhe prej kësaj u shkaktuan të tjerat.

 

2. Mos u përpiqni të hyni në mendjen e tjetrit

Përpjekja për t’i analizuar gjërat thellë duke parë të gjitha këndvështrimet nuk bën asgjë tjetër veçse ju nxit të mendoni më shumë seç duhet. Qetësojeni mendjen pa pasur nevojë të përjetoni mendimet e të tjerëve, sepse realisht nuk do t’ju çojë gjëkundi dhe do t’ju lodhë akoma më tepër.

 

3. Kini durim

Nëse i jepni kohës mundësinë t’ju tregojë se çfarë ndodh më pas, kjo është diçka shumë pozitive për ju. Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rregullin e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes. Nxitja për t’i çuar gjërat nga mendimet tuaja mund t’ju fusë në telashe ekstra.

 

4. Zemërimi ju errëson sytë

Nëse po e mendoni në mënyrë impulsive diçka vazhdimisht, kjo do të thotë se jeni të zemëruar. Ashtu sikurse dihet, zemërimi është një ndjesi që jua errëson logjikën dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për të zgjidhur një situatë është të lini t’ju kapërcejë zemërimi. Më pas, do të shihni më qartësisht gjithçka.

 

5. Mendimet tuaja nuk janë fakte

Në kuadër të arsyetimit të errësuar, duhet të dini se mendimet janë opinione dhe jo fakte që ju duhet t’i merrni për të mirëqena. Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të kulluara.

 

Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund gjendjes në të cilën mund të ndodheni në momente të caktuara.

Mos kërkoni fajtorë: Zgjedhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Askush nuk është aty për të na kujtuar të vërtetën se gjërat së pari ndodhën dhe prej kësaj u shkaktuan të tjerat.
Mos u përpiqni të hyni në mendjen e tjetrit. Qetësojeni mendjen pa pasur nevojë të përjetoni mendimet e të tjerëve, sepse realisht nuk do t’iu çojë gjëkundi dhe do t’iu lodhë akoma më tepër.

Kini durim: Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rregullin e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes.

Problemet më të mëdha të parat: Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni problemin më alarmant dhe më të madh në mënyrë që të lodheni sa më pak duke e menduar atë.

Zemërimi ju errëson sytë: Zemërimi është një ndjesi që jua errëson logjikën dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për të zgjidhur një situatë është të lini t’ju kapërcejë zemërimi. Më pas, do të shihni më qartësisht gjithçka.

Mos u përpiqni të kuptoni plotësisht të tjerët: Mos rrezikoni duke e zhvendosur fokusin te të tjerët, por kthejini sytë nga personaliteti juaj.

Mendimet tuaja nuk janë fakte: 
Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por, këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të kulluara.

Si mund të përfitoni nga kjo?
Ju gjithnjë dilni nga një vështirësi falë personave të tjerë dhe më me eksperiencë. Për këtë arsye, mos u dekurajoni prej mendimeve dhe reagimeve të zakonshme. Shihini gjërat në lupën e përfitimit vetjak të personalitetit tuaj dhe nuk do të ndiheni shumë keq.

Nuk jeni magjistarë
Ky është mendimi që duhet t’i thoni vetes vazhdimisht. Ju jeni thjesht një person që përfshihet në zinxhirin e ngjarjeve dhe rastësive të jetës dhe veprimeve të të tjerëve.

Falni
Një thënie budiste thotë se nuk keni përse t’i jeni besnikë vuajtjes suaj. Në vend të kësaj ofroni faljen si një mënyrë ideale për të shëruar plagët e vjetra dhe për ta shpëtuar mendjen nga gjërat që mendohen dhe rimendohen.

Zhvendosni vëmendjen
Zhvendoseni vëmendjen nga një grindje e brendshme me veten në një fushë tjetër që do t’ju rezultojë më e dobishme dhe gjithashtu më e përshtatshme.