HomeArtikujÇrregullimet emocionaleSi t’i ndryshoni mendimet negative
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Si t’i ndryshoni mendimet negative

Nuk mungojnë gurutë, të cilët betohen se jeta juaj mund të ndryshojë duke i thënë dhe përsëritur vetes shprehje pozitive, duke ju bërë të mendoni se thjesht duke thënë ‘unë jam i fortë dhe i suksesshëm’, frika do të zhduket.

Nëse jeni përpjekur të thoni shprehje pozitive, ju e dini se mund të jetë një zakon i vështirë për t’u ruajtur. Ju mund të harxhoni 10 apo edhe 20 minuta në ditë duke i përsëritur vetes pohimin tuaj, po në 23 orët e tjera të ditës? Me shumë mundësi, mendja juaj do t’u kthehet sërish mendime negative që kanë lënë shenjë në trurin tuaj.

Problemi me pohimet pozitive është se ato veprojnë në nivelin sipërfaqësor të të menduarit të vetëdijshëm dhe nuk bëjnë asgjë për të luftuar me mendjen e nënndërgjegjshme ku jetojnë vërtet mendimet e kufizuara. Është e qartë se nëse e detyroni veten të mendoni “do të bëhem i pasur”, por besimi juaj i thellë është se nuk do të bëheni kurrë i denjë për suksesin tuaj, truri juaj do të nisë një luftë të brendshme.

Nëse ju po përpiqeni t’i thoni vetes “jam i suksesshëm”, por ju po luftoni me pasiguritë sa i përket aftësive dhe përmbushjes së aktiviteteve profesionale, nënndërgjegjja juaj ka gjasa t’ju kujtojë se sa e sa herë e keni parë veten ngushtë para shefit apo se keni bërë një gabim në punë.

Ç’është e vërteta, është e natyrshme dhe e shëndetshme të përjetosh një sërë ndjesish, duke përfshirë edhe ato të pakëndshme si zhgënjimi, trishtimi apo ndjenja e fajit. Edhe pse nuk ka asnjë dyshim që duke u zhytur në mendime negative mund të bëhet toksike, zëvendësimi i pasigurive me mendimin pozitiv është thjesht një zgjidhje e përkohshme. Mendimi i paarsyeshëm optimist mund të shkaktojë në spirale vetëmbrojtëse, veçanërisht tek ata që janë të prirë të vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Studimet tregojnë se ndërkohë që nga një anë, nga përsëritja e pohimeve pozitive mund të përfitojnë njerëzit me vetevlerësim të madh, nga ana tjetër mund të dëmtojë ata që nuk kanë besim. Nëse shprehjet pozitive mund të jetë joefikase, madje edhe të dëmshme, si duhet ta marrim kontrollin dhe të ndryshojmë mendërisht.

Më poshtë janë disa strategji në mënyrë që këto shprehje që i thoni vetes të funksionojnë dhe jo e kundërta.

Niseni me artikulimin dhe njohjen e mendimeve që ju peshojnë – ato që nuk shërbejnë asgjë dhe ju mbajnë të bllokuar. Thënie të tilla si “e fal veten se e zvarrita diçka” ose “është e natyrshme të jesh i zemëruar”, çlirojnë burimet pozitive.

Nëse kaloni më pak kohë duke e ndëshkuar veten për vonesën, është e mundur të riorientoni energjinë tuaj drejt një projekti apo aktivitete të tjera dhe të përballeni me listën e gjërave që duhet të bëni.

Studimet tregojnë se t’i bësh vetes pyetje është një mënyrë më efikase për të krijuar ndryshimin se sa t’i japësh urdhra. Është po aq e thjeshtë sa të ndryshosh mënyrën e të folurit me veten. Kur ju kapni kritikun tuaj të brendshëm duke hedhur akuza, mendoni: si mund ta ndryshoj këtë pohim në një pyetje (e sheh se çfarë bëra aty?), bërja e pyetjeve hap rrugët drejt eksplorimit dhe mundësive.

Ja disa shembuj:
-A jam i gatshëm të bëj atë që është e nevojshme?
-Kur e kam bërë më parë?
-Cilat janë pasojat nëse ndodh (skenari më i keq)?
-Si mund…?

Ky lloj vetëhetimi forcon zonat e trurit që zgjidhin problemet, duke iu ndihmuar të shfrytëzoni kreativitetin tuaj të lindur. Ju jeni në gjendje të largoni mendimet tuaja negative me kureshtje në vend të frikës.

Përdorimi i një pohimi pozitiv si “jam i mrekullueshëm dhe i fortë” mund t’ju kthehet kundër nëse nuk besoni vërtet dhe thellësisht, si në nivelin njohës dhe atë emocional. Për të riformuluar në mënyrë efektive mendimin tuaj, merrni në konsideratë se kush po bëheni, duke u përqendruar te progresi, gjurmët apo rrugën që po përshkoni.

Më mirë t’i thoni vetes “jam një punë në progres dhe kjo është diçka e mirë”. Kjo do t’ju çojë në drejt një rritje pozitive, realiste dhe të realizueshme.

Ju po ashtu mund t’i thoni vetes “çdo moment jam duke u përpjekur për t’u bërë më i vetëdijshëm se si i shpenzoj paratë”, duke pranuar faktin që po evoluoni dhe se jeni përballë zgjedhjes për të krijuar një të ardhme financiare më të mirë për veten.

Të fundit