HomeArtikujÇrregullimet e personalitetitÇrregullimet e Personalitetit
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Çrregullimet e Personalitetit

Çrregullimet e personalitet janë lloj i çrregullimeve mentale, që nënkuptojnë format jo të shëndosha të mendimit, funksionimit dhe sjelljes.

Personi që vuan nga çrregullimet e personaliteti kanë problem me perceptimin e botës rreth tij, i cili më së shumti ka të bëjë me situatat dhe njerëzit. Si pasojë e kësaj, paraqiten probleme të mëdha dhe kufizime në raporte, aktivitete shoqërore, punë, si dhe në shkollë.

Personat që vuajnë nga këto çrregullime nuk kuptojnë që kanë problem, sepse mënyra e tyre e të menduarit dhe sjelljes atyre i duket si plotësisht natyrale dhe normale, madje ndodh që t’i akuzojnë të tjerët për problemet me të cilët ballafaqohen.

Çrregullimet e personalitetit fillon në periudhën e adoleshencës, apo në fazën e hershme të moshës së rritur. Pasi që ekzistojnë lloje të ndryshme, disa më pak të dukshme bëhen të tilla dhe manifestohen vetëm gjatë moshës së mesme.  

Simptomat e çrregullimeve të personalitetit

Llojet e çrregullimeve të personalitetit ndahen në tri grupe, në bazë të karakteristikave dhe simptomave që manifestohen. Shumë njerëz kanë shenja dhe simptoma së paku të një çrregullimi të shtuar të personalitetit, dhe nuk duhet të kenë simptomat e cekura për çrregullimin që është diagnostifikuar.

Grupi A i çrregullimeve të personalitetit

Grupin A e karakterizon mënyra ekscentrike e sjelljes dhe të menduarit. Ajo përfshin çrregullimin paranoid, skizoid dhe skizopal të personalitetit,

Çrregullimin paranoid të personalitetit e karakterizon mosbesimi, dyshimi në njerëzit tjerë dhe motivet e tyre, besimi që dikush dëshiron t’ju mashtrojë, dyshimi i paarsyetuar në lojalitetin e njerëzve të afërt, hezitimi që dikujt t’i besoni duke menduar që ai person do të përdor informacionet që i jepni, zemëroheni apo reagoni armiqësisht në vërejtjet që ju bëjnë të tjerët, tendenca e zemërimit të vazhdueshëm, dyshimi i paarsyetuar në besnikërinë e bashkëshortes/it…

Çrregullimi paranoid të personalitetit nënkupton izolimin dhe mosinteresimin për raportet shoqërore dhe personale, kufizimin në shprehjen e emocioneve, sjelljet e ftohta dhe të paarritshme ndaj tjerëve, mosinteresimin seksual, pamundësinë për të shijuar gëzimet që ofron jeta…

Çrregullimi skizopal i personalitetit nënkupton veshjen, të menduarit, besimin dhe sjelljet jo të zakonshme, emocionet jo të përshtatshme, ankthin social dhe sikletin në marrëdhëniet e afërta, indiferencën dhe mungesën  e emocioneve, besimi që me mendimet  tuaja mund të ndikoni në ngjarjet dhe njerëzit tjerë, bindjen se incidentet e caktuara fshehin mesazh të fshehur për ju…

Grupi B i çrregullimeve të personalitetit

Çrregullimet e personalitetit të grupit B i karakterizojnë mendimet apo sjelljet dramatike, emocionale dhe të paparashikuara. Ky çrregullim përfshin çrregullimin asocial, kufitar dhe narcisoid.

Çrregullimi asocial i personalitetit përfshin: gënjeshtrat, mosrespektimin e tjerëve, problemet me ligjin, reagimet impulsive, mungesa e pendimit, sjelljet agresive dhe të dhunshme… 

Çrregullimi kufitar i personalitetit nënkupton: sjelljet e rrezikshme, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, paqëndrueshmëria, ndryshimi i disponimit, mendimet vetëvrasëse, frika intensive nga ikja, ndjenja e shpeshtë e zbrazëtirës apo manifestimi i shpeshtë dhe intensiv i zemërimit…

Çrregullimi narcisoid i personalitetit nënkupton fantazitë mbi fuqinë dhe suksesin, besimi që është më i rëndësishëm se të tjerët, ekzagjerimi i arritjeve dhe talentit, arroganca, pritja e vazhdueshme e lavdërimit dhe admirimit, mosnjohja e nevojave dhe ndjenjave për të tjerët dhe vendosja e vetvetes në plan të parë…

Grupi C i çrregullimeve të personalitetit

Çrregullimet e personalitetit që bëjnë pjesë në grupin C i karakterizojnë sjelljet e ankthit të përcjella me ndjenjat e vazhdueshme të frikës dhe shqetësimit.

Ai përfshin ankthin, çrregullimin e varur të personalitetit dhe çrregullimet obsesivo-kompulsive.

Çrregullimet e personaliteti nën ankth nënkuptojnë ndjeshmërinë e tepruar emocionale, inferioritetin, shmangien e aktiviteteve punuese, shmangien e kontakteve me njerëzit, ndrojtjen, izolimin, ndjenjën e turpit, pakënaqësinë apo frikën nga tallja…

Çrregullimin e varur të personalitetit e karakterizon varësia e tepruar nga tjerët, qëndrimi i imponuar tjerëve, mungesa e vetëbesimit, vështirësitë e përshtatjes në shoqëri dhe në rreth, toleranca e sjelljes së keqe ndaj të tjerëve, nevoja për fillimin e lidhjeve të reja emocionale para se të përfundojë e mëparshmja…

Çrregullimet obsesivo-kompulsive të personalitetit nënkuptojnë preokupimi me detaje dhe rregulla, perfeksionimi ekstrem i cili çon në disfunksion, dëshira që në të gjitha të arrihet perfeksionimi, përmbushja e standardeve më të lartë e të rreptë, dëshira e vazhdueshme të kontrollohen njerëzit, qëndrimet jofleksibile rreth moralit, etikës dhe vlerave.

Nëse keni ndonjërin prej çrregullimeve të personalitetit duhet t’i drejtoheni një eksperti i cili do t’ju ndihmojë që të tejkaloni problemet ekzistues dhe të jetoni jetën me mushkëritë plotë.

Të fundit