HomeArtikujVetëdijesimi mbi mirëqenien mendoreÇrregullimi i ankthit të ndarjes
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Çrregullimi i ankthit të ndarjes

Një përqindje e madhe e fëmijëve mbi 40 % e tyre përmbushin kriteret për këtë diagnozë.Në këtë çrregullim tipari kryesor është një ankth i tepërt që zgjat të paktën 2 javë dhe përqëndrohet në situata të caktuara.Ankthi i ndarjes- frika e madhe dhe stresi i të qënit i ndarë nga prindërit është parë te shumë fëmijë rreth fundit të vitit të parë të jetës.

Ai arrin kulmin rreth muajit të 12-të dhe më pas nis të zhduket.Te disa fëmijë duket sikur ikën, por ai është ende aty dhe vazhdon për gjatë gjithë viteve të shkollës.Fëmija mund të kalojë disa strese, të tilla si psh vdekja e ndonjë kafshe ose ndryshimi i shkollës, çka mund të bëjnë që të rizgjohet dhe rikthehet ankthi i ndarjes.Në rastet ekstreme fëmija qëndron me prindërit gjithë kohën, sa edhe një mur do të përbënte një rrezik të madh.Këta fëmijë kanë kryesisht probleme me gjumin.Konfliktet prindër-fëmijë janë të zakonshme në këtë lloj çrregullimi.Këta fëmijë kanë vështirësi të shkojnë në shkollë, apo nuk shkojnë në shtëpitë e fëmijëve të tjerë duke mos bërë shokë

Simptoma depresive shpesh shoqërojnë këtë çrregullim të ankthit.Shenja të palumturisë mund të përfshijnë trishtim, qarje madje dhe dëshira për të vdekur.Edhe ankesa të tjera si frikë nga errësira ose e të qënit vetëm janë shumë të zakonshme.Crregullimi nis midis viteve të kopshtit dhe gjithnjë para moshës 18 vjeç.Rrallë ky çrregullim shfaqet gjatë adoleshencës.Vajzat ndoshta janë më vulnerabile ndaj një çrregullimi të tillë.Ai zgjat edhe pas moshës 18 vjeç.Adultët me këtë lloj problemi ose refuzojnë të largohen nga familja e tyre duke dështuar në krijimin e një familje të re, ose janë ankthiozë nëse ndahen nga partnerët apo fëmijët e tyre.

Etiologjia

Këta fëmijë priren të vijnë nga familje që janë shumë të lidhura dhe që mbikujdesen e mbimbrojnë fëmijët e tyre.Këta fëmijë shpesh jane të llastuar ose të pambrojtur nga prindërit e tyre.Ngjarje të tilla si sëmundje, hospitalizimi i fëmijës ose prindërve, vdekja e një të afërmi ose zhvendosja në një mjedis të ri ose shkolla mund të jenë faktorë paraprirës të çrregullimit.

Trajtimi

Shumë raste të këtij çrregullimi me fobi shkollore mund të trajtohen me një kombinim të mbështetjes emocionale të fëmijës dhe prindërve , mjekim dhe detyrimit të fëmijës për t’u kthyer në shkollë.Një kombinim I psikoterapisë dinamike për fëmijën dhe familjen si dhe teknika terapeutike bihejvjorale kanë provuar të jenë të suksesshme.

 

Të fundit