spot_img

Artikuj të ngjashëm

Depresioni

 

Depresioni dhe dhimbjet trupore psikosomatike

Depresioni shfaqet shpesh me dhimbje trupore, të cilat kryesisht janë mjaft rezistente. Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës, të qafës, të kryqeve, dhimbjet në krahë dhe këmbë, ndjenja shtypjeje në hapësirën e kraharorit, ndjenja se nuk mundet të merret frymë tërësisht (e cila shpesh përjetohet sikur të ishte një gur i rëndë në gjoks), dhimbje të paqarta në zemër, vështirësi në tretje (ose në formë të diarresë ose të kapsllëkut), mundim me dhimbje në pjesën e lukthit dhe gjendje e dhimbjeve me ngërçe në bark. Këto dhimbje trupore mund të qëndrojnë në vijë të parë në atë masë që pas dhimbjeve shpirtërore shpeshherë ato as që mund të dallohen. Si pacienti ashtu edhe farefisi, shumë shpesh mendojnë se bëhet fjalë për vuajtje trupore. Gjatë analizave mjekësore pastaj zakonisht nuk mundet të vërtetohet ndonjë diagnozë e sëmundjes trupore, d.m.th. nuk mundet të gjendet asnjë shkak trupor për këto dhimbje. Vetëm një bisedë rreth gjendjes shpirtërore mund të sjell sqarim. Prandaj në raste të tilla flasim edhe për depresione të maskuara ose larvuara, sepse depresionet fshihen pas simptomave trupore, sikurse pas një maske ose një larve. Kjo situatë shpeshherë vështirësohet në atë mënyrë që këta pacientë i përmbahen asaj se janë fizikisht të sëmurë, sepse e ndiejnë si dobësi apo turp që të vuajnë nga një sëmundje psikike. Nëse këtyre pacientëve u thuhet, se në të vërtetë nuk janë fizikisht por shpirtërisht të sëmurë, kjo mund të sjell reagime zemërimi dhe ofendimi. E pastaj dëgjohen akuza, se pacienti trajtohet si një hipokondër ose histerik, çka ai në të vërtetë nuk është.

 

Çfare  ndodh në tru gjatë një depresioni? Si mund të shkaktohet depresioni?

Shkaqet e depresionit varen shumë nga një person në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në episodin e parë të depresionit. Çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull, sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por sesi merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni po ashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi, mund të ju lenë të ndjenja me depresion. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund t’ju shpiere në depresion.  Prevalenza: Depresioni – një sëmundje e shpeshtë. Gratë janë tre herë te dispozuara për tu bërë të depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë ndër seksin femër mund te jetë për shkak te ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë.
Burrat: Megjithëse rreziku ndër burrat është me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund të kalojë pa u diagnozuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjen e tyre, me pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serioz nder seksin mashkull, qe janë katër herë më të predispozuar te vrasin vetën se sa femrat.  Te moshuarit: Personat e moshuar që humbasin njerezit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të kalojnë në depresion. Njerezit e moshuar nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe depresionin, ndaj duhet patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.

Depresivëve duhet t’u bëhet e vetëdijshme, se depresionet bëjnë pjesë tek sëmundjet më të shpeshta. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), në secilën ditë nga depresionet, vuajnë 3-5 % e popullsisë botërore. Këta janë çdo ditë, 120-200 milionë njerëz. Mundësia që gjatë jetës të sëmuret nga një depresion vlerësohet në 20-30 %, d.m.th. çdo i treti prej nesh me gjasë, kurdoherë në jetën e tij do të sëmuret nga një depresion i rëndë. Nga çrregullimet depresive të lehta e të kalueshme nuk mbetet i kursyer asnjë njeri. Një problem veçanërisht të rrezikshëm paraqet prirja për vetëvrasje. Prirja e vetevrasjes tek depresivët vjen nga ndjenja e mungesës së rrugëdaljes, pesimizmit absolut dhe mungesa e shpresës. Depresionet bëjnë pjesë tek shkaqet më të shpeshta për veprime vetevrasese, qofshin ato vetevrasje apo tentime vetevrasjesh. Prandaj është e rëndësishme që tek secili depresiv të dihet, se sa i madh është rreziku i vetevrasjes.Per nje kohë të gjatë është menduar, se me depresivët nuk duhet të bisedohet për këtë temë, sepse përmes kësaj atyre u sillet ndërmend ideja që të mendojnë per vetevrasje. Kjo është krejtësisht e gabuar, sepse secili depresiv, mendon së paku në mundësinë dhe zakonisht e ndien si lehtësim, nëse mundet të flase rreth kësaj.

 

Çfare  është depresioni?

Depresioni (latinisht depresseredepressusi ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion kompleks për simptoma të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognjicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet), kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdo gjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, sesa keq është, sesa e dëshperueshme është situata e tanishme, në të cilen gjendet një person, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresive kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngrihen deri në gjendje delusive. Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër, me zgjuarje të hershme. Për këtë arsye, gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madja mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresive, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq, nga dreka gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit, psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.”

Çfare nuk janë depresionet? 

Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion. Depresionet dallohen nga pikëllimi, ashtu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes, nuk dinë se a duhet të ngrihen apo të qëndrojnë të shtrirë. Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse mirret pjesë në një varrim si person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit, atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin.

Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit përjetojmë që ne nje kohë të shkurtër pas rastit të pikëllimit, mund të marrin vendime befasisht të shpejta dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë nuk mundet.

Cilat janë simptomat e depresionit?  

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomave, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kognjitive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:

  • të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
  • të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
  • ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm
  • të kenë mungesë të vetësigurisë
  • të jenë të angazhuar me mendime negative/pesimiste
  • të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshperuar
  • të fajesojnë vetëveten dhe të ndjehen fajtore për gjëra pa nevojë
  • kanë vështirësi të perqendrohen apo të marrin vendime
  • të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
  • ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
  • ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë
  • nuk kënaqen me aktivitete
  • të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
  • pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin droga të tjera
  • kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
  • ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme
  • kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë
  • shkëputen nga të tjerët (vetë-izolohen), në vend qe të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
  • kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
  • kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicide)

Llojet / Tipet e depresioneve

Çrregullim sezonal (SAD)

Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve te

dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion. Për këtë arsye, trajtimi i këti lloj depresioni, behet zakonisht me një terapi të quajtur, terapia e dritës. Personi duhet të qëndroje një kohë të caktuar në dritë natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth gjysmë ore në ditë.

Depresioni paslindjes (post-natal) 

Cfare eshte depresioni postpartum?

Depresioni postpartum eshte nje lloj crregullimi emocional, konjitiv, psikologjik, social qe ndodh tek grate pas lindjes se femijes. 10% e grave vuajne nga ky lloj depresioni.Ai shfaqet brenda 1 jave gjer ne 10 dite.Nese nuk zhduket brenda 10 diteve atehere gruaja po perjeton nje postpartum serioz.Ky lloj crregullimi shoqerohet me gjendje te nje humori te keq, merzi, mungese vullneti per aktivitetet e perditshme, per ti sherbyer foshnjes, me frike, etj. Depresioni postpartum eshte nje nga llojet e depresionit qe perfshin emocionet, kognjicionin, motoriken, motivacionin dhe gjendjen vegetative, qe ndodh tek grate pas lindjes se femijes.  Lindja e femijes eshte nje kohe kur behen ndryshime te medha per nenat e tyre.Ato perjetojne ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale.Mund te ndodhe qe depresioni postpartum te shkaktohet nga perzierja e te gjitha ketyre ndryshimeve, si dhe nga ndodhi te veshtira jetesore qe klientja mund te kete kaluar me perpara.Keto ndryshime kerkojne pershtatje, njohuri, durim-ne rritjen dhe edukimin e femijes. Nqse nenat gjenden te vetmuara, te ndara nga rrethi shoqeror, ato mund te bien pre e ketij depresioni. Simptomat jane te shumta dhe ndryshojne nga nje grua tek tjetra. Ato mund te jene:ankth, tension, pagjumesi, ndjenja faji, mungese perqendrimi, mungese motivimi per ti sherbyer femijes dhe ne aktivitetet e tjera. Ky lloj depresioni mund te trajtohet nepermjet ilaceve, konsultimit, psikoterapise, por nje rol te madh luan mbeshtetja e familjes dhe e miqve. Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve.

Depresioni postpartum

  • 90% e grave vuajne nga depresioni pas lindes.
  • Shfaqet brenda 1 jave gjer 10 dite.
  • Shenjat (3 – 7 dite,zhduken brenda 10 diteve):
  • Ankth
  • Nese nuk zhduken brenda 10 diteve atehere gruaja po perjeton  nje postpartum serioz.

Meqenëse është një çrregullim i zakonshëm, vetëm gjysma e grave ndiejnë nevojën e ndihmës mjekësore. Çrregullimi shoqërohet me gjendje jo të mira humori dhe shpesh shoqërohet me lëvizje të tij (humorit). Këto ndryshime të shpeshta dhe të zgjatura të humorit, nuk duhet të ngatërrohen me eksperiencën e mrekullueshme të nxjerrjes në jetë të një foshnjeje.

Çfarë e shkakton depresionin pas lindjes?

Shkaqet e depresionit pas lindjes nuk janë fort të qarta, por duket se gratë janë më të ndjeshme psikologjikisht ndaj problemeve për gjatë javës dhe muajit të pare pas lindjes. Më fort këtë goditje psikologjike e përjetojnë më tepër gratë të cilat kanë një shtatzani të paplanifikuar, ato me mbështetje të ulët sociale, apo që vijnë nga familje me një prind, etj. Edhe vetë këta faktorë mund të shkaktojnë depresion, ndërsa shtatzania dhe lindja, veprojnë si faktorë stresues shtesë. Gratë të cilat kanë pasur probleme të mëparshme psikologjike, janë më të rrezikuara Faktore te tjere jane ndryshimet hormonale  – niveli i estrogjenit dhe progesteronit gjate shtatezanise rritet dukshem nga niveli normal. Nga ana tjeter niveli i ketyre hormoneve pas lindjes  bie ne nivelin normal.

Ndryshimet biologjike
Lindja e fëmijës sjell ndyshime të hormoneve në trupin e nenes. Depresioni post-natal mund të jetë i lidhur me këto ndryshime. Por edhe pse kjo mund të jetë shkaku dëshmitë sygjerojnë se hormonet nuk janë shkaktare të vetëm. Rrethanat  individuale dhe sociale janë po ashtu me rëndësi.Megjithatë, ilacet kundër depresionit dhe ilacet e tjera mund t’ju ndihmojnë. Per kete duhet te  bisedoni me mjekun.

Ndryshimet fizike
Lindja e fëmijes është rraskapitëse dhe ndonjëhere mund të shkaktojë probleme fizike, p.sh. nese femija eshte lindur  me operacion dhe me dhimbje pas operacionit. Shërimi pas operacionit nuk është gjithmonë i lehtë. Kujdesi për foshnjen e bënë të vështirë që nenat të pushojne dhe të flene sa duhet. Nëse ato kane fëmijë të tjerë, ata mund të reagojnë duke kërkuar  vemendje më të madhe. Kjo mund ti  bëjë më të lodhura. Ndoshta nenat nuk kane oreks të mirë dhe nuk hane sa duhet dhe kur kjo ndodh është shumë e mundshme qe ato të lodhen pa masë. Disa femra po ashtu ndjehen të pasigurta dhe jo-atraktive përshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanë kohë të kujdesen për veten. Në të njejtën kohë,disa femra të cilat vuajnë nga depresioni post-natal, kujdesen për veten dhe foshnjen e tyre posacerisht më shumë për të fshehur ndjenjat e dështimit që ndjejnë për shkak të depresionit. Kjo shkakton më shumë lodhje fizike.

Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i përjetojnë ndjenjat që i kanë paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin në duar foshnjen e tyre për të parën herë, një numër i madh i tyre nuk ndjejnë ato emocione të nxituara të ‘dashurisë së nënës’. Ato vetëm ndjehen të lodhura dhe pak të këputura. Kjo është normale. Disa nëna e duan fëmijën në shikim të parë por disa mësohen ta duan fëmijën gradualisht. Por kryesorja është që ato  të mos brengosen apo të zhgënjehen nëse lindja e fëmijes nuk është sic e kane paramenduar. Dhe është e vërtet se shumë femra thonë se pas lindjes së fëmijes ndjehen më të emocionuara. Kështu që, kur gjërat nuk shkojnë mirë atëhere ndjehen shumë më keq se zakonisht.

Ndryshimet sociale
Lindja e fëmijes mund të shkaktojë shumë ndryshime. Nevojat e foshnjes vështiresojnë qe nenat te vazhdojne nje jetë aktive shoqërore. Po ashtu mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet e prinderve, sepse është vështirë të kalojnë kohë së bashku si çift. Për shkak se shumë njerëz nuk jetojnë afër anëtarëve të familjeve të tyre, nenat  mund të ndjehen të izoluara dhe nuk kanë ndihmë nga njerëzit e tjerë. Posacërisht ato të cilat nuk i kanë nënat e tyre afër ti  ndihmojnë gjatë kësaj kohe të vështirë. Edhe ato që kanë familjet afër mund të kenë vështërsi të kërkojnë ndihmë praktike. Gazetat, revistat dhe programet televizive thonë se, të lindesh  fëmijë është përvojë e mrekullueshme por shpesh nuk përmendin pjesët e vështira. Për shkak se, çka dëgjojnë nga mediat dhe se çka njerëzit e tjerë tregojnë për lindjen e fëmijes, femrat ndonjëherë mendojne se kjo kohë duhet të jetë e përkryer. Ato mendojnë që çdokush tjetër ia del mbanë të lind fëmije në mënyrë natyrale dhe lehtë dhe menjëhere bëhet nënë e përkryer. Kjo ndikon qe ato të kene  vështirësi  të kërkojne ndihmë. Por ky mit për amësinë është larg nga e vërteta për shumë njerëz. Lindja e fëmijes  mund të jetë shumë e vështirë dhe të bëheni nënë është rol i ri që mësohet në jetë. Femrat ne ditët e sotme kanë më shumë kërkesa se nënat e të kaluarës. Ato ndoshta janë mësuar të dalin të punojnë dhe tani ndjehen të izoluara në shtëpi dhe i mungon takimi me kolegët e tyre. Por nëse vendosin të kthehen në punë, ato mund të ballafaqohen me shumë mundime. Ndodhite e veshtira jetesore  mund te jene faktor tjeter per lindjen e ketij depresioni.Gra, te cilat kane perjetuar ose perjetojne jete me ngjarje te mundueshme, mund t’ju shfaqet depresioni postpartum pas lindjes.Per shembull, abortet spontane ne te kaluaren, vdekja e nenes ose ndonje pjesetari tjeter ne te kaluaren, probleme financiare, veshtiresi me banim, etj. Ne fund eshte me rendesi te themi se njera prej shkaqeve me te zakonshme te stresit, jane ndryshimet ne jete, dhe asgje me shume se lindja e nje femije, nuk e ndryshon jeten.

Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes?

  • Merzi, Deshperim, Te qara, lodhje
  • Pagjumesi, Ankth, Atake paniku
  • Mungese interesi per foshnjen
  • Paaftesi per te perballuar aktivitetet baze kryesore
  • Humbja e oreksit
  • Nëna mund të ndihet e shqetësuar apo fajtore dhe mund të shprehë shqetësime të pazakonta për veten dhe për fëmijën.
  • Nëna mund të jetë e çorganizuar dhe ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe për fëmijën.

Cilat janë mënyrat e mundshme  të trajtimit për depresionin pas lindjes?

Shenjat e lehta mund të zhduken brenda një periudhe një javore, përmes një trajtimi mjekësor. Për shqetësime më të zgjatura kërkohet këshillim psikologjik, psikoterapi dhe mjekim. Mjekimi zakonisht jepet me tableta kundër depresionit, që nuk krijojnë varësi për një periudhë prej një jave deri në një muaj. Një numër shumë i vogël nënash, kanë nevojë për një trajtim më intensiv në spital.

Të fundit