HomeArtikujAnkthi Eliminoni nga jeta juaj
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Eliminoni nga jeta juaj

5 gjërat që duhet t’i eliminoni nga jeta të cilat parandalojnë zhvillimin tuaj.  Janë disa gjëra që gjithmonë do të ta ngadalësojnë zhvillimin dhe do të të bëjnë të mos arrish të zhvillohesh në shpejtësinë që do ti.  Ja pesë prej tyre.

  1. Miqtë negativë

Nuk mund të presësh rezultate pozitive nga një shoqëri negative dhe e gabuar.  Për shëmbull, nëse gjithë kohën tënde të lirë e kalon me një koleg pune i cili gjithçka që bën është shan kompaninë dhe kolegët e tjerë, do të të fusë edhe ty në mentalitetin e njejtë. Duhet të rrethosh veten me njerëz produktivë dhe energjikë, dhe do shohësh se si kjo do përmirësojë sjelljen që ke në punë dhe në jetë në përgjithësi. Sigurisht që është një vendim i vështirë, por është një vendim që duhet ta marrësh. Pyet veten: çfarë është më e rëndësishmë, miratimi i një personi negative, apo suksesi dhe lumturia jote?

  1. Paratë e gabuara

Në vitet ’70, Arnold Schëarzenegger po jetonte në Los Angeles. Ai kishte dominuar botën e bodybuilng, por kishte një qëllim të ri: aktrimin. Për të kjo karrierë ishte e vështirë sepse askush nuk donte ta punësonë dikë me theksin e tij. Paratë e gabuara vazhdonin të trokisnin në derën e tij. Në autobiografinë e tij, ai shkruan: “Më erdhi një ofertë për të menaxhuar një palestër me emër, një punë për të cilën do paguhesha 200,000 dollarë në vit. Bëhej fjalë për shumë para, por e refuzova sepse nuk do më çonte aty ku doja të shkoja.” Edhe prangat e arit, pranga mbeten. Paratë e gabuara do ju hedhin në një kurth, do ju mbajnë aty për një kohë të gjatë, duke jua ndaluar suksesin e vërtetë që mund ta arrini. Duhet t’i mbani larg.

  1. Besimet e vjetruara personale

Shumica e njerëzve, nëse shikojmë se si po e jetojnë jetën sot, është e bazuar në disa standarde që i kanë caktuar para 10, 20, apo 30 viteve. Gjërat rreth teje nuk ndryshojnë aq shumë sa ndryshon ti vetë.  Ka shumë mundësi që për momentin, ke shumë besime të cilat nuk të lënë të ecësh përpara.

Ndoshta mendon se nuk je i mirë sa duhet.

Ndoshta ke frikë nga dështimi dhe ke frikë se njerëzit do qeshin me ty.

Ndoshta mendon se dikush si ti asnjëherë nuk mund të ketë sukses.

Shumica e njerëzve mbajnë këto besime me vete për vite të tëra, pa i zëvendësuar asnjëherë me besime të reja. Por po nuk e bëre, do vazhdosh të mbetesh në vendin e njejtë ku je sot. Fillo dhe trajto veten si profesionist në punën që bën, merr detyrat e tua seriozisht dhe do shohësh se si edhe njerëzit përreth do fillojnë të të shohin njësoj, dhe mundësi të reja do fillojnë të shfaqen.

  1. Televizori

Nëse lexon disa autobiografi të njerëzve më të suksesshëm në botë, do kuptosh diçka: Ata kanë disa aftësi të ndryshme. Këto aftësi mësohen duke punuar fort dhe duke i kushtuar shumë kohë dhe vëmendje, diçka që nuk e bën dot nëse ia ngul sytë televizorit në kohën tënde të lirë. Duhet të mësosh, të krijosh, të eksperimentosh dhe të rritesh. Askush nuk po thotë që duhet të heqësh dorë përgjithmonë nga të parit televizor, por duhet ta menaxhosh si duhet, sidomos në periudhat ku gjëja kryesore është të mësosh aftësi të reja.

  1. Dëshira për të bërë gjithçka njëkohësisht

Shumica e njerëzve harxhojnë shumë energji duke u munduar të bëjnë gjithçka njëkohësisht. Studime të shumta kanë treguar që një gjë e tillë nuk funksionon. Energjia që harxhohet thjesht kur e ndryshon fokusin nga një detyrë tek tjetra, ta bën të pamundur të fokusohesh. Shumica e njerëzve nuk arrijnë dot të përfundojnë asgjë kur merren me shumë gjëra njëkohësisht. Akoma më keq, njerëzit nuk dinë as si të pushojnë si duhet. Studimet kanë treguar që shumica e njerëzve sabotojnë gjithë pushimin duke konsumuar shumë kafe, alkool, dhe ushqime, substance të cilat ndërprejnë ciklin e tyre të gjumit. Edhe gjatë kohës kur nuk punojnë, njerëzit nuk dinë si të rifitojnë energjinë ashtu si duhet. Në vend se gjatë ditëve të pushimit të largohen nga teknologjia, të ushtrojnë, të lexojnë, apo thjesht ta “fikin” trurin, shumica e njerëzve shpenzojnë gjithë kohën duke u zhytur akoma më thellë në teknologji dhe shpërqendrime të cilat thjesht harxhojnë më shumë energjinë.

Njerëzit më të suksesshëm në botë e bëjnë pushimin prioritet. Kanë rregulla dhe kufinj të caktuar në mënyrë që të operojnë me energjinë më të lartë të mundshme, për aq gjatë sa është e mundur.

Previous article
Next article

Të fundit