Njerëzit janë të programuar që të kenë frikë nga refuzimi. Refuzimi është i dhimbshëm kudo që ndodh; në një oborr shkolle, në një intervistë punë, në një miqësi potenciale, kudo. Kështu që e shmangim duke mos provuar asnjëherë.
Që të shmangim djegien nga zjarri, ne rrimë jashtë kuzhinës. Në një oborr shkolle, rrimë me gjuhë të lidhur, plot frikë që të mos i afrohemi fëmijëve “të famshëm” me këpucët e reja. Në një vend pune, nuk aplikojmë për punë të rëndësishme ku plotësojmë vetëm 6 nga kriteret e kërkuara. Mendojmë dy herë para se të flasim me një klient të madh – mendojmë që nuk do i interesonte gjithsesi. Por çfarë ndodh kur jetojmë jetën duke ecur në maje të gishtave përreth dëshirave tona më të mëdha? Çfarë ndodh kur trajtojmë synimet e mëdha si fusha me diamante plot me mina? Asnjëherë nuk arrijmë potencialin tonë të plotë. Kur ke frikë nga refuzimi, jeton gjithë jetën duke menduar për gjithçka që mund të kishte ndodhur. Asnjëherë nuk e gjen veten. Kur zgjedh rrugën e sigurtë, ia vjedh vetes kënaqësinë e vetë-zbulimit. Kur kemi frikë nga refuzimi, na mungon edhe vetëbesimi për të mbrojtur veten. Nuk duam të prezantojmë veten në mënyrë të guximshme dhe plot pasion. Na mungon kurajoja për të rrezikuar. Jetojmë vetëm gjysmën e jetës sonë.
Humbasim mundësi
Të ka ndodhur ndonjëherë të shkosh në një event duke u ndjerë i kërcënuar nga gjithë njerëzit aty, edhe pse dëshiron të komunikosh me ta dhe të ndash idetë e tua?
Kjo ndodh në mëndjen tënde:
Sigurisht – mund të shkoj dhe t’i flas këtij personit, por çfarë ndodh nëse përgjigjen me vetëm një fjalë? Çfarë nëse buzëqeshin lehtë, ngrisin supet dhe largohen? Çfarë nëse ma kthejnë shpinën? Si mund t’i përballoj këto? Veçse – ky person të cilit po heziton t’i flasësh mund të jetë klienti yt i madh. Mund të jetë influencer-i që të ndryshon jetën. Mund të jetë një derë e re plot mundësi të pafundme. Por asgjë nuk do ndodhë nëse ti rri në një skaj. Dhe çfarë ndodh nëse të rrefuzojnë? Sa e vështirë është të vazhdosh jetën pas kësaj?
Humbasim rrugën tonë të vërtetë
Njerëzit më të suksesshëm sot tregojnë histori refuzimi. Dorëshkrimi i parë i JK Rowling për Harry Potter u refuzua nga shtëpitë botuese plot 12 herë. Ëarren Buffet u refuzua nga shkolla e tij e ëndërrave, Harvardi. I palëkundur, ai shkoi tek Columbia ku mprehu shkathtësitë në investim, gjë e cila e bëri një prej njerëzve më të pasur në botë. Refuzimi të tregon rrugën. Jo të gjitha botët janë botët e tua. Kur diçka nuk të përket ty, refuzimi të drejton drejt diçkaje më të mirë. Sa prej nesh nuk kanë pasur sukses në një punë të caktuar dhe më vonë ka dalë një tjetër, më e mirë?
Sillemi në mënyrë joautentike
Ndonjëherë kemi tendencën të bëjmë gjithçka në mënyrë që të përshtatemi me të gjithë të tjerët, për shkak të frikës nga refuzimi. Në fakt, gjëja që të bën unik je ti, fakti që askush nuk mund të jetë ndonjëherë njëlloj si ti. Dhe sigurisht, ndonjëherë do rrefuzohesh për shkak të kësaj. Por, sa rëndësi ka kjo?