° Flisni pozitivisht per vete.

Degjoni se ne cfare menyrash flasin njerezit per vete.

Shume shpesh degjoni deklarata te tilla si :

‘Nuk kam vlere aspak ‘

‘Jam i padobishem’

‘Mund te jesh i sigurt se do ta bej rremuje’

‘Une kete smund ta bej ‘

 

Nese njerezit flasin negativisht per veten dhe perhere e nencmojne ate, se shpejti do te fillojme te pajtohemi me ta. Nese deshironi tju ndihmoje dikush ne ndermarrjen tuaj a do ta kerkoni personin i cili thote gjithmone se eshte i padobishem? A mund te keni besim tek dikush i cili ju thote se i ben gjithnje punet lemsh?

 

Kur e nencmojme veten vetebesimi yne dobesohet perhere e me teper. Ne vend qe te thoni dicka negative zevendesoni :

 

‘Nuk mund ‘ me ‘ do perpiqem me me te miren time ‘

‘Perhere e bej rremuje ‘ me ‘perhere mesoj nga gabimet e mia ‘

‘Jam i padobishem ‘ me ‘ Po behem perhere e me i mire ne… ‘

 

Kur flisni pozitivisht per veten e perforconi vetebesimin tuaj e ateher edhe te tjeret ju cmojne dhe respektojne.

 

Si te forcosh vetebesimin

 

 

°Ndryshojeni pamjen e keqe per veten.

Te gjithe tashme e kemi perjetuar kete. Zgjohemi ne nje dite te keqe , shihemi ne pasqyre dhe mendojme : O si jam bere,,,,,dukem si plake e lodhur me rrudha e trashe etj etj e kjo pamje e keqe mbetet me ne tere diten dhe pamja e keqe per veten do te thote nivel i ulet i vetebesimit .

Çmund te bejme lidhur me kete ceshtje ? Filloni te cmoni dicka ne pamjen tuaj , kerkoni nje detaj qe do tju pelqente pa marre parasysh se per cfare imtesie eshte fjala . Filloni te mrekulloheni me nje pjese te pamjestuaj dhe pak nga pak do filloni te mrekulloheni me te teren .

Kur te filloni te cmoni trupin tuaj , pamja juaj per veten do te ndryshoje dhe bashke me te edhe vetebesimi. Do te ndjeheni me te sigurt dhe kjo do te reflektoje edhe ne pamjen tuaj .

 

 

° Largohuni nga njerezit e merzitshem.

A i dini disa njerez qe perhere ankohen per dicka? Per shkak te kohes , shtimit te kriminalitetit , asaj katastrofe te tmerrshme , te semundjeve te veta , politikaneve te poshter, e keshtu me rradhe . Te gjithe i njohim njerezit e tille dhe e dime se si eshte te rrish ne nje shoqeri te ketille. Ndoshta ndiheni shkelqyeshem , plot vetebesimdhe keni mendime pozitive … e ateher takoni zonjen apo zoterine e merzitshem . Biseda behet perhere e me depresive dhe me e merzitshme , e ju ndoshta do keni ndjenjen e fajit sepse ndiheni mire. Ikni! Mbrojini ndjenjat tuaja pozitive dhe vetebesimin edhe duke u larguar nga njerezit e merzitshem.

 

 

° Beju miku me i mire i vetes tende

Njerezit e kane treguar shpesh here sesa e urrejne vetveten kur u dobesohet dukshem vetebesimi . Kur na dobesohet vetebesimi merzia e ketille na e zbret ae edhe me poshte . Kur jemi vertet te thyer shpirterisht provoni kete lloj teknike :

Bejuni miku me i mire i vetvetes . Perfytyroni se keni dale nga trupi juaj dhe tashme i qendroni afer vetvetes . Bisedoni me veten sic beni me mikun ose miken tuaj me te mire.

Kjo teknike eshte aq e mire dhe efikase .. bejuni miku me i mire i vetvetes dhe vetebesimi juaj do te forcohet menjehere .

 

 

° Ndryshoje mendimin negativ per veten.

shumica e mendimeve negative qe kemi per veten n uk kane baza te verteta . Mendimet negative per veten i ndryshojme me ushtrime te mendjes qe ne vend te vetive negative te besoj ne veti pozitive . Kjo eshte me te vertete shume thjesht mjafton qe ti pohoni vetes ne vazhdimesi anet tuaja pozitive . Bejeni kete ne vazhdimesi derisa ta besoni , me koh mendimi juaj pozitiv do ta zevendesoje ate negativ .

 

 

° Shikoni per perpara jo prapa.

E njihni ndonjeren nga keto mendime :

-Sikur te mos e beja kete

-Do te doja te kisha thene dicka tjeter

-Eshte dashur te sillesha ndryshe

-Me vjen keq per ate qe bera

-Sikur te mund te filloja nga e para

 

Keto te shqetesojne shpesh ne oret e para te mengjesit kur kemi kohe te mendojme per problemet tona. Te gjithe here here kemi qendruar shtrire ne terr , jemi sfilitur dhe kemi fajesuar veten per ate qe ka ndodhur dhe na ka ardhur keq qe nuk kemi vepruar disi ndryshe . Te gjithe mund ti hedhim syte pas ne te shkuaren por nuk mund ta ndryshojme ate dhe nese vazhdojme te harxhojme kohe duke menduar se cfare duhet ose sduhet te kishim bere jeta jone do te jet e mjere dhe me vetebesim te ulet.

Pushoni se fajesuari veten dhe lirohuni nga e shkuara. Te keni parasysh se atehere keni bere gjene me te mire te mundshme dhe mund te ecni perpara drejt te ardhmes pozitive .